Author: Jeta almakos

Zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, gjatë prezantimit të punës së 100 ditëve të para të Qeverisë, tha se kanë trashëguar një situatë jo fort të volitshme duke përfshirë mbi 200 milionë euro shpenzime të paplanifikuara në buxhetin e shtetit, varfëri ekstreme, borxhe të trashëguara në resorë të ndryshëm. Fetai  theksoi se kanë vendosur që ta vënë në funksion Këshillin për bashkëpunimin e Qeverisë me Shoqërinë civile.  ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTI PËR POLITIKA TË QEVERISJES SË MIRË “Në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe sektorin civil, në përgaditje e sipër është edhe përpilimi i Strategjisë së…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka qëndrim konkret për propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski që propozim-ligji për Përfaqësim të Drejtë, para se të miratohet, të dërgohet në Komisionin e Venecias. Siç thotë Diana Toska nga BDI, fillimisht duhet të shihet propozimi se çfarë përmban. “Ligj për Përfaqësim të Drejtë nuk e di si do ta bëjnë, nuk e di se çfarë do të ketë në atë ligj. Atë është dashur ta bëjnë para se të sillet vendimi për heqjen e balancuesit. Pra, të bëhet një debat publik, më parë të tregohet, të jepet si propozim-ligj dhe pastaj ta shohim se…

Lexo më Shumë

Lideri socialdemokrat, Venko Filipçe, nga Prilepi ka deklaruar se LSDM-ja nuk do të lejojë që të shfrytëzohet si “paravan” për politikat e pasuksesshme të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të tyre, Hristijan Mickoski. Ai potencoi se LSDM-ja nuk është VMRO-DPMNE dhe nuk do ta bllokojë të ardhmen e vendit për shkak të përfitimeve partiake. Filipçe komentoi thirrjet për konstruktivitet të opozitës, duke potencuar se mbështetja e LSDM-së do të jetë e kapshme vetëm për zgjidhjet reale dhe të realizueshme. “Nëse presin se LSDM-ja me naivitet do të pranojë ide që çojnë drejt bllokimeve tjera, gënjehen. Ne nuk jemi këtu të jemi mburojë…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “Balancuesit”, shteti nuk ka mekanizëm për rregullimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, shkruan TV21. I pyetur për këtë, zëvendëskryeminsitri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai tha se edhe pse nuk ka balancues kjo nuk i ndalon punësimet, transmeton TV21. Fetai sqaroi se punësime do të ketë sipas parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. “Paraimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është pjesë e Kushtetutës, është pjesë e Amandamentit 6 të Kushtetutës, që erdhi si pasoj e miratimit të Marrëveshjes së Ohrit. Balancuesi ishte një vegël dixhitale e cila mundësonte…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë në Ohër mori pjesë në përkujtimin dhe shprehu ngushëllime me rastin e vdekjes së Aleks Salmond, ish ministri i parë i Skocisë, informojnë nga Kabineti i presidentes. Ngushëllime të sinqerta me rastin e vdekjes së ish ministrit të parë të Skocisë, Aleks Salmond, i cili vdiq dje në Ohër gjatë Forumit të Dytë për Diplomaci Kulturore, i cili u mbajt në bashkorganizim të Kabinetit të ish presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, së bashku me Institutin për Diplomaci Kulturore nga Berlini, Qyteti i Shkupit dhe Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve”. “Mendimet e mija janë me familjen…

Lexo më Shumë

“Për të ecur përpara duhet ta dimë gjendjen aktuale, çfarë ka mbetur nga më parë”, thonë nga VMRO-DPMNE dhe shtojnë se përgjigja janë institucionet e rrënuara, korrupsioni dhe krimi, gjëja e preferuar e pushtetit të kaluar ishte manipulimi i tenderëve. “Në serinë e tenderëve skandaloz janë edhe ata në REC Manastir. Sipas Kontrollit të Shtetit, kontestohen edhe tenderët në REC Manastir të fituar nga kompania Markovski me pronarin Borçe Markovski, konsull nderi i Bjellorusisë në vend. Nga auditimi konstatohet se në REC Manastir janë kryer procedura me pazare private pa kritere të përcaktuara qartë, trajtim të pabarabartë të kompanive dhe…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në orën 04:48 një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar në rajonin e Vranjës, 10 kilometra në verilindje. Intensiteti në epiqendër vlerësohet në shkallët V-VI të shkallës MercallI dhe u publikua në faqen e internetit të Institutit Sizmologjik Republikan bazuar në ngjarjet sizmologjike të lokalizuara automatikisht. Tërmeti në Vranjë me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

BDI pret që tensionet të rriten pasi të hiqet balancuesi i punësimit etnik. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ende po vazhdojnë bisedimet se kur do të nisin protestat e paralajmëruara prej kohësh. Ata do të mbështesin Ligjin e Përfaqësimit të Drejtë vetëm nëse garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Bekteshi komentoi dhe daljen e Menduh Thaçit nga Fronti Europian, duke shtuar se ai do të veprojë si opozitë dhe do të jetë në kontakt me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ata do të koordinojnë të gjitha aktivitetet me të…

Lexo më Shumë

Për vetëm dy ditë në Shkup janë djegur 7 vetura. Katër vetura janë djegur dje në Çair në një mbrëmje dhe dy vetura në Aerodrom një ditë më parë. “Paaftësia e Toshkovskit është një kërcënim për sigurinë e qytetarëve që është përkeqësuar në mënyrë alarmante. Në dy muajt e fundit ka pasur një duzinë raste të djegies së makinave të inspektorëve, shefave, policëve. Ka qenë vetura e djegur e shefit të policisë në Strugë, e një inspektori në Vinicë. Nuk dihen ende autorët, nuk ka asnjë përgjegjësi. Shumë shpesh ka të shtëna dhe konfrontime kriminale, deri më tani ka pasur…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa nga partneri i koalicionit në qeveri “VLEN” se ligji i ri tashmë është duke u përgatitur dhe debat publik që do të organizohet nga java e ardhshme. Kryeministri Hristijan Mickoski dje, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me shpalljet e Ligjit të ri për përfaqësim të drejtë pas shfuqizimit të “balancuesit”, tha se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Lidhur me BDI-në,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi se do të forcohet video vëzhgimi dhe prania e policisë nëpër shkolla. Kjo masë vjen pas incidentit në të cilin dy nxënës të klasës së parë nga shkolla “Dimitar Georgiev Berovski” në Gjorçe Petrov tentuan ta dhunojnë shokun e tyre të klasës. Toshkovski theksoi se është e nevojshme të ndërmerren hapa për mbrojtjen e nxënësve dhe rritjen e sigurisë në shkolla. Toshkovski thotë se rritja e video vëzhgimit dhe prania e policëve nuk do të zgjidhë fenomene të tilla devijuese, por do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve. “Më vjen…

Lexo më Shumë

Jemi të vetëdijshëm për propozimin e Qeverisë për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese, por procesi i zgjerimit është i bazuar në unanimitet, që do të thotë se ka qëndrim të BE-së nga të gjitha 27 vendet-anëtare në këtë pikëpamje. Konsideroj se vështirë se do të pranohet, sepse siç shpjegova ka qëndrim të BE-së nga 27 anëtaret për këtë çështje”, tha ambasadori i ri evropian Mihalis Rokas, në një intervistë për Agejncionin Informativ të Maqedonisë, e cila është intervista e tij e parë pasi mori detyrën e tij të re në vend muajin e kaluar. “Më lejoni të them se,…

Lexo më Shumë