Një nga katër të akuzuarit për vrasje dhe rrëmbimin e të miturës Vanja Gjorcevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, Bore Videvski, është kthyer nga spitali në burgun e Shkupit në Shutkë, dhe pritet që gjyqi të vazhdojë të hënën. Videvski kishte probleme shëndetësore në veshkë dhe për këtë është trajtuar për disa ditë në Klinikën e Nefrologjisë, ndaj dhe seanca e dytë gjuqësore që ishe paraparë të mbahen më 7 tetor u anulua. Sipas autoriteteve të burgut, i akuzuari Videvski tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkaq, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes është Ljupço Palevski-Palço, ndërsa të akuzuarit e tjerë janë Velibor Manev dhe Vlatko Kesishov si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorcevski I cili akuzohet se ndihmoi në rrëmbimin e 14 vjeçares.
Në seancën e parë të mbajtur më 20 shtator, të gjithë të akuzuarit deklaruan se ishin të pafajshëm, nga ku i akuzuari i parë Palevski tha se po ngrihet akuzë politikisht kundër tij, dhe se ai nuk e njeh babanë e Vanjës.
Nëna e Vanjës, Zorica Gjorcevska, si dhe Ana Kirkova dhe Todor Kirkov, duhet të dëshmojnë të hënën.
Përkundër kësaj, në seancën e parë, nëna e Vanjës, Gjorcevska, përmes përfaqësuesit të saj, kërkoi që seanca të jetë e mbyllur me qëllim që të mbrojë jetën e saj private dhe jetën e vajzës së re, si dhe të mbrohej nga traumat nga raportimi i fortë i mediave. Megjithatë, gjykata nuk e pranoi propozimin e prokurorisë.
Sipas prokuroris, të akuzuarit së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares në mënyrë që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblesë. E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.
Anida Murati /SHENJA/