“Alkaloid” këtë vit filloi dekadën e tretë si pjesëmarrëse tradicionale e eventit më të njohur botëror në fushën e farmacisë – CPhl (Convention of Pharmaceutical Ingredients). Nën moton “Në zemër të industrisë farmaceutike”, edicioni i sivjetmë jubilar i 35-të zhvillohet nga data 8 deri më 10 tetor në Itali dhe ekipi i “Alkaloid” këtë vit shënon një pjesëmarrje të spikatur me stendën e tij si një rrugë drejt rrjetit farmaceutik global, nga ku zgjeron listën e bashkëpunëtorëve të shquar nga liderët farmaceutikë të botës, njoftojnë nga Alkaloid.
Drejtori i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov tha se ky event është një një mjet i rëndësishëm për të qenë në hap me të gjitha risitë në industrinë tonë.
ZHIVKO MUKAETOV, DREJTOR I “ALKALOID”
“CPhI për ‘Alkaloid’ është një mjet i rëndësishëm për të ruajtur trendin e ekspanzionit dhe për të qenë në hap me të gjitha risitë në industrinë tonë dinamike. CPhI është e vendi I vetëm global për industrinë e përgjithshme farmaceutike që ofron mundësi për t’u takuar me furnizuesit ekzistues dhe të rinj, të lëndëve të para si dhe me partnerë dhe konsulentë të licencuar për aktivitetet rregullatore, kërkimin dhe zhvillimin. Ka shumë mundësi për të mësuar më shumë rreth tendencave më të fundit të industrisë, teknologjive të gjelbra,molekula dhe formulime të reja, si dhe përfitimet e inteligjencës artificiale për farmacinë”.
CPhI si një ngjarje globale për elitën farmaceutike botërore, mblodhi këtë vit në Milano më shumë se 2,400 ekspozues dhe 62,000 vizitorë nga 166 vende të botës. Kjo është ngjarja më e rëndësishme e vitit në fushën e industrisë farmaceutike, e cila gjatë ekzistencës së saj 3.5 dekadash është rritur në një komunitet që bashkon zinxhirin global të furnizimit në industrinë farmaceutike, krijon lidhje dhe frymëzon partneritete.