Reparti i policisë kriminalistike-Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion në koordinim me Repartin për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz, deri te Prokuroria publike Shkup, dorëzoi kallëzim penal kundër kryetarit të Karposhit Stevço Jakimovski dhe pesë personave të punësuar në sektorin për urbanizëm në këtë komunë dhe një personi juridik nga Shkupi. Ka bazë për dyshim për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Arsyeja është legalizim të fushave tenisi afër hotelit Aleksandar Palas. Nga komuna Karposh reaguan duke hedhur poshtë akuzat dhe duke thënë se në komunë punojnë zyrtarë profesionistë, që punën e tyre e kryejnë me përgjegjësi./TV21/
Data 31.08.2026
Aktuale
- Gjest shembullor! Remzie Osmani gjen një zinxhir dhe nis kërkimin për pronarin e tij
- “Bashkëshorti i iku në SHBA 3 ditë më parë”/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra apel mes lotësh: Dua drejtësi! Në Pogradec na vonuan mbi 3 orë
- (VIDEO) Nesër nis viti shkollor, 148 shkolla nën dry
- Shasivari-Tiganj: Kroacia mbështetje e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian
- I akuzuari për 4 vrasje mund të jetë duke simuluar çrregullim mendor
- (VIDEO) Buteli mbylli paralelen shqip, këshilltarët shqiptarë lëshojnë seancën
- Pentagoni do të trefishojë kapacitetin e prodhimit të sistemeve Patriot dhe THAAD, mes raporteve për mungesë
- (VIDEO) Kamionët para zyrave të BE-së, transportuesit kërkojnë zgjidhje



