Dje në ora 16:15 në SPB Kumanovë është raportuar se në kryqëzimin nga rr. “315” dhe rruga “312” në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.J (28) nga fshati Kojnare e Poshtme, Kumanovë, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një i mitur nga fshati Lopatë, komuna e Likovës. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i SPB Kumanovë.
Author: Jeta almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë. “Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik. Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës…
Koalicioni VLEN sot në një konferencë për mediat shpalos 100 ditëshin e parë të Qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut. Krerët e VLEN do të prezantojnë vendimet e para qeveritare dhe të rezultatet si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe ZNAM, përcjell INA. Ditë më parë përfaqësuesit e këtyre partive folën se çfarë është bërë gjatë qeverisjes së ditëve të para duke nënvizuar katër prioritete kryesore që janë: Lufta kundër korrupcionit, integrimi, ekonomia dhe decentralizimi. Janë përmendur 30 milionë euro për komunat shqiptare, 34.5 milionë euro për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, mbyllja e kompanive të lojrave të…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikoloski, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video nga rindërtimi i autostradës Shkup-Tetovë. Investimi kap vlerën e 9.1 milionë eurove. Vazhdojmë me ritëm të shtuar të punës. Video nga rindërtimi i autostradës Tetovë – Shkup në pjesën para Shkupit, projekt i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Do ta bëjmë Maqedoninë vend më të bukur për të jetuar”, paralajmëroi ministri Nikoloski.
VMRO-DPMNE akuzoi sërish partinë opozitare LSDM si fajtore për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. “LSDM-ja e ka fajin për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, e zhytën vendin në krim për 7 vjet. LSDM gëzohet që Maqedonia ka ngecur. LSDM-ja punoi shumë që fillimisht të futej në të njëjtin kosh me Shqipërinë, e më pas të na kalojë Shqipëria. LSDM me vetëdije po punon që Maqedonia të mbetet e mbërthyer, duke filluar nga marrëveshjet e nënshkruara nga Zaev, duke përfunduar me krimin dhe korrupsionin që mbretëroi 7 vite me LSDM. Besimi 2% në…
Faqja zyrtare e Bashkimit Demokratik për Integrim nëpërmjet një fotografie në Fejsbuk ku shihen ish funksionerët e kësaj partie ka lajmëruar se ato janë gati, por duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë. “Atmosferë pune në selinë tonë në Tetovë edhe gjatë ditës së sotme. Ne jemi këtu dhe gati!”, është shkruar shkrimi në foton e postuar.
Në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Bogorodica, dje në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Shkupit kanë gjetur 11 migrantë. Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se dje në ora 03:50, policia në automjetin “Audi” me targa të Shkupit ka gjetur 11 persona migrantë, prej të cilëve pesë nga Siria dhe gjashtë nga Republika e Turqisë. Pasi i ka vërejtur oficerët e policisë, shoferi i automjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes. Migrantët janë vendosur në qendrën pranuese – tranzitore në Gjevgjeli. Po ndërmerren masa…
Gjatë një tribune të organizuar nga Platforma e Organizatave Joqeveritare në Mbështetje të Palestinës, gazetari Yusuf Alhelou një reporter shumëvjeçar nga Gaza, i cili ka raportuar për BBC, TRT, Al Jazeera dhe media të tjera botërore, ka folur në lidhje me “Sfidat e raportimit gazetaresk nga Gaza”. Ai shpjegoi vështirësinë e të raportuarit për situata të tilla se sa rëndë është të raportosh nën trysni dhe kërcënime në mes të luftës, ku edhe bombat janë aktive ngado. Theksoi dhe ngarkesën emocionale tëcilën duhet ta kontrollojnë për të qenë objektiv dhe profesional në punë. Yusuf Alhelou “Ndonjëherë nuk mund të gjeni…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alan Berse. Siç kumtuan nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, në takim u shkëmbyen mendime për qëllimet dhe prioritetet që kanë për qëllim demokratizimin e shoqërisë së Maqedonisë së Veriut, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës. Duke riafirmuar përkushtimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm konstruktiv me Këshillin e Evropës, Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë nga mbështetja e vazhdueshme për harmonizimin tonë të plotë me standardet dhe vlerat evropiane. “Presidentja Siljanovska…
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini është sulmuar nga persona të panjohur pasditën e kësaj të premte. Gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal. “Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin ballkanika dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”,…
Marrëveshja evropiane me Republikën e Maqedonisë është e qartë. Bullgaria nuk ka nevojë për ndërmjetës në këtë proces. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Teknike të Bullgarisë, Ivan Kondov për BGNES, duke komentuar ndërmjetësimin e ofruar nga kryeministri hungarez Viktor Orban për tejkalimin e problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Orban sot pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski në Ohër, deklaroi se Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë presidencën me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë. Nëse palët janë të gatshme të pranojnë Hungarinë si ndërmjetëse, do ta shohim. Është punë e tyre, por…
Zëvendës Kryeministri për Qeverisje të mirë dhe sundim të mirë, Arben Fetai në lidhjen direkte për “Intervista” në MCN TV të Repubulikës së Shqipërisë në pyetjen se cila është arsyeja e bllokimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropjan nga ana e Bullgarisë? Pasi BE –ja ka vendosur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë rrugën e ndarë nga njëra tjetra. Fetai tha se teksa flasim ne si Qeveri e Maqedonisë së Veriut nuk kemi ende konfirmim vendimi zyrtarë nga ana e Bashkimit Evropian andej dhe nuk mund të jap qëndrim të prerë në këtë drejtim. Neve…

