Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot mori pjesë në prezantimin e softuerit më të ri për menaxhimin e operacioneve të aviacionit, i dizajnuar posaçërisht për nevojat e njësive të helikopterëve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Toshkovski theksoi se operacionet me helikopterë janë të një rëndësie kyçe për MPB-në, qoftë për shpëtim, transport, zjarrfikje, operacione policore apo civile dhe për këtë arsye nevojitet një shkallë e lartë e organizimit, koordinimit dhe besueshmërisë në kryerjen e misioneve. “Kompleksiteti i operacioneve në njësitë e helikopterëve kërkon përshtatje të vazhdueshme dhe reagim të shpejtë në çdo moment. Ne…

Lexo më Shumë

Transportuesit privat të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, përsëri kthehen në protestë, duke reduktuar orarin e transportit dhe atë vetëm nga ora 17:00 e mbrëmjes. Ky vendim i transportuesve privat vjen pasi këshilli i qytet të Shkupit nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin për rritje të pagesës për kilometër për transportuesit privat. “Për momentin e ndërpremë punën se u revoltuam, pritem që sot të rregullohet çështja por nuk u rregullua. Do të shohim se çfarë vendimesh do të marrim me kolegët pasi të konsultohemi, do të shohim se a do të vozisim me orare të reduktuar a jo.…

Lexo më Shumë

Kryeministri hungarez Viktor Orban sot pasdite ka mbërritur në Ohër, ku nesër do të ketë takim tet-a-tet me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski. Orban, siç informojnë burime qeveritare, ka mbërritur me një delegacion të madh në të cilën përbërje janë edhe 10-të ministra. Sipas agjendës, nesër pas takimit të të dy kryeministrave, do të mbahet seancë ndërqeveritare pas të cilës Mickoski dhe Orban do të mbajnë konferencë për shtyp. Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore, është parashikuar edhe shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, Teatrin antik dhe kompleksin e manastirit Shën Naum, ndërsa…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka në fjalën e saj në OKB, tha se RMV-ja i ka përmbushur detyrimet ndërkombëtare, por shtoi se anëtarësimi në BE nuk u materializua. Tutje presidentja theksoi se Maqedonia e Veriut pret mirëkuptim nga fqinjët pa kërcënimin e vetos, pasi që siç shtoi, “ku ka veto nuk ka drejtësi”. “Emri i ri është formalisht një realitet juridik dhe vendi im, Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e OKB-së dhe NATO-s, i përmbush detyrimet e veta ndërkombëtare, por anëtarësimi në BE nuk është materializuar dhe qytetarët maqedonas i nënshtrohen një tjetër ndryshimi kushtetues,…

Lexo më Shumë

Ndarja  Shqipëri nga Maqedonia e Veriut në rrugët drejtë integrim në BE, është humbje e madhe për vendin është katastrof për quyeyatrët. Kështu vlerëson partia më e madhe opozitare në vend LSDM. Kreu I saj  Venko Filipçe tha se kryeministri dhe VMRO-ja humbën edhe një mundësi të madhe që në këtë vend të jetohet më mirë. Ai ka akuzuar Qeverinë se në vend së të përmirësoj raportet me fqinjët ajo po krijon atmosfer tensionuese . VENKO FILIPCE “Me këtë vendim qartësohet se Shqipëria do të marrë dritë jeshile për vazhdim të fazës së dytë të bisedimeve me Bashkimin Europian dhe hapjen e klasterit të parë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është humbje e madhe e…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Europian, Sali Murat ka komentuar sot ështjen e ndryshimeve ligjore për çështjen e balancuesit. Ai ka thënë se ndryshimet nuk janë në suaza të ligjeve të vendit. Ai theksoi se të gjithë duhet të pajtohen me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse është obligim. Ndërsa thekson se vendimet e Kushtetues mund të komnetohen pasi të merren. Sali Murat, Deputet i Frontit Europian “Unë si ish gjykatës dhe si kryetar i Gjykatës Kushtetuese mendoj se nuk është në suazat e Kushtetutës së Maqedonisë. Në një nen të Kushtetutës shumë qartë shkruan pozicioni, avancimi të drejtave për bashkitë që e…

Lexo më Shumë

Ish kryeministrat e Bullgarisë, Bojko Borisov dhe Kiril Petkov kanë paralajmëruar sot edhe njëherë Maqedoninë e Veriut se, nuk ka zhbllokim të procesit të anëtarësimit në BE pa përmbushur kriteret e dakorduara. Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve në vend që të vendosin nëse do t’i përfshijnë bullgarët në Kushtetutë, apo rruga e tyre drejt BE-së do të mbetet e mbyllur. Borisov tha se, Bulgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar Marrëveshje për fqinjësi të mirë, i cili është i përfshirë në planin për zgjerim dhe askush nuk mund të devijojë nga ajo. Bojko Borisov, ish-kryeministër i Bullgarisë “Çdokush që…

Lexo më Shumë

Në pyetje e TV21 nëse qeveria planifikon të ndajë mjete për furnizim me vetura elektrike, kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo pritet të realizohet me buxhetin e ri. Siç thotë, të gjitha institucionet janë të obliguara të bëjnë regjistrim të veturave. “Duam të bëjmë që të kemi qasje ndryshe përmes leasing-ut operativ, që të ulim shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre dhe në këtë mënyrë të ofrojmë një flotë të re automjetesh, mes të cilave sigurisht do të ketë edhe automjete të tilla elektrike, hibride etj. Automjete me të cilat sigurisht nuk do të ketë emetim të grimcave të këqija, siç…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE si një nga partitë më të mëdha në pushtet këmbëngul se koalicioni qeveritar është stabil. Këtë e theksoi zëdhënësja e kësaj partie, Marija Miteva, përcjell INA. “Që koalicioni qeveritar është stabil tregon edhe fakti që në Kuvend kemi pothuajse shumicë prej 2/3. Qeveria është fokusuar në projekte dhe masa që nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët. Raportet janë në drejtim të një dialogu stabil politik për zhvillim dhe transformim ekonomik”, nënvizoi Miteva. Debatet e nxehta midis partnerëve të koalicionit u nxitën nga një deklaratë e deputetit të VLEN, Halil Snopçe, i cili theksoi se nëse në Kuvend kalon…

Lexo më Shumë

Rritja e vazhdueshme e shportës minimale dhe në anën tjetër ulja e pagës mesatare janë shqetusese për qytetarët, pasi kjo nënkupton se punëtori varfërohet dhe fuqia blerëse ulet. Kështu ka deklaruar për Televizionin Shenja, profesori universitar, Nasir Selimi, i cili thekson se në këtë mënyrë standardi jetësor rritet mjaftueshëm. Sipas tij, mos-harmonizimin mes pagës mesatare dhe shportës minale, më së shumti e pësojnë qytetarët. NASIR SELIMI, PROFESOR UNIVERSITAR “Absulutishtë qytetarët në këtë rastë e pësojnë më së shumti, për shkak të se siç thash edhe pak më parë, këto kanë fuqi blerëse më të vogël, që nënkupton edhe varfërimin e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtoreshës organizative të Institucionit Shëndetësor Publik – Klinika Universitare për Toksikologji Besia Iljazi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ajo, sipas njoftimit të Prokurorisë, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona, duke dëmtuar buxhetin e shtetit pothuajse 11 mijë euro. Prokuroria Themelore Publike “Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për punësimin e tyre në…

Lexo më Shumë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, të enjten dhe të premten do të jetë mysafir i kryeministrit Hristijan Mickoski në Ohër. Kredia nga Hungaria, bashkëpunimi dypalësh, operatori mobil hungarez 4iG (ForAiGji), si dhe mbështetja hungareze për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut pritet të jenë në fokus të bisedimeve mes kryeministrave të të dyja vendeve. Delegacioni nga Qeveria hungareze do të udhëhiqet nga kryeministri i Hungarisë, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime të ministrave të Maqedonisë së Veriut me kolegët nga delegacioni hungarez. Siç është paralajmëruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, takimi zyrtar kokë më kokë është paraparë të premten.…

Lexo më Shumë