Author: Jeta almakos

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot mori pjesë në konferencën me temë “Nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë, Organizata e Studentëve nga Maqedonia dhe Shoqëria e Biznesmenëve nga Sllovenia dhe Maqedonia. Siç njoftojnë nga ministria, qëllimi i kësaj konference ishte që të mblidhen studentë të rinj, përfaqësues të institucioneve dhe biznesmenë në një vend, të dëgjohen sfidat me të cilat po përballemi si vend dhe të punojmë së bashku në gjetjen e zgjidhjeve që do të përmirësojnë pasqyrën demografike të…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i RMV-së dhe deputet aktual në Kuvend, Dimitar Kovaçevski, në paraqitjen e tij të parë në media pas zgjedhjeve të majit, ka thënë se partia e tij nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi në gjithë këtë ka ndërhyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kovaçevski tha se Kurti ka qenë çelësi i formimit të koalicionit “VLEN” dhe dërgimin e BDI-së në opozitë. “Kurti është prezent në politikën në Maqedoni dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Ai ka përfaqësuesin e partisë së tij deputet në Kuvendin e RMV-së. LSDM nuk ka mundur të bëjë koalicion të madh…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu theksoi për INA se është tërhequr listat me propozimet për në komisionet sektoriale të Ministrisë së Arsimit. “Behet fjalë për nominime në komisionet sektoriale të propozuara nga MASh, por që në ndërkohë pas konsultimeve me kabinetin e minstres janë tërhequr për t’i analizuar dhe për të dhënë propozime të cilat do të jenë më gjithëpërfshirëse, duke mbajtur llogari edhe për aspektin e përgatitjes profesionale dhe përfaqësimit të drejtë”, deklaroi zëvendësministri Aliu. Ndërkohë, sot nga disa funksionarë të BDI-së është publikuar sot një dokument i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku shihen propozime nëpër…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se rritja e pagave në arsim pritet të ketë vitin e ardhshëm. “Epo do të ketë, është e paraparë në kuadër të Buxhetit, ne kemi një version pune të cilin po e finalizojmë. Këtë javë duhet ta përfundojmë në fillim të javës së ardhshme dhe pres që javën e ardhshme që në seancën e qeverisë të paraqitet draft-versioni i buxhetit për vitin e ardhshëm. Më pas, si zakonisht, sipas rendit dhe procedurave, ai do të dalë para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Kështu që rritja e pagave është e paraparë si brenda…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dalë me apel publik deri te shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Izrael, transmeton TV21. Iu bëjnë thirrje që të ndjekin portalin nacional për raste urgjente – Home Front Command www.oref.org.il i specializuar për mbrojtje civile, i cili ka dalë me rekomandime të reja deri te popullsis: të respektojnë udhëzimet tjera nga institucionet kompetente në Izrael. Ministria më tej në aple thotë se në dispozicion janë edhe dy numrat e kontaktit SOS – 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe edhe numri i kujdestarisë në Ambasadën në Tel Aviv +972-54-926-7378.

Lexo më Shumë

Burgjet vazhdojnë të jenë pjesë e buletinit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pasi dje u regjistrua një rast tragjik në Burgun e Shuto Orizares, sot bëhet e ditur se një përleshje fizike ka ndodhur mes të burgosurve në Burgun e Idrizovës, transmeton TV21. “Më datë 23.09.2024 në ora 23.27 në SPB Shkup, nga Burgu Idrizovë është denoncuar se i dënuari M.A.(31) është sulmuar fizikisht nga i dënuari 40-vjeçar, ku më pas e ka përdhënuar. Pas zbardhjes së rastit do të vijojë kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës paralajmëron për protestë dhe aktivizimin e masave më radikale sindikaliste nëse nuk ka rritje të menjëhershme të pagave të stafit arsimor. Nga Këshilli i SASHK-së theksuan se pranuan kërkesën e Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë për një periudhë shtesë për negociata prej një jave, pra deri në fund të shtatorit. Por, tutje thonë që nëse edhe pas kësaj periudhe nuk arrihet një zgjidhje pozitive për anëtarët e SASHK-së, gjegjësisht për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, atëherë këshilli do të miratojë vendim për veprimtari të mëtutjeshme sindikaliste, nga ku siç thonë ata,…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, që është njëkohësisht edhe propozuese e ligjit për “branitellat”, i është përgjigjur sot propozimit të VMRO – DPMNE, e cila dje i bëri thirrje që të nënshkruhen në letrën ku kërkohen që kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Ilire Dauti të thirr seancën për këtë ligj. Ajo tha se kjo është kthim prapa dhe kërkoi që partia maqedonase në pushtet, të kërkojë nga kryeparlamentari Afrim Gashi që të thirr këtë seancë. Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së “DPMNE në vend që të shantazhojë me letra që e kthejnë procedurën pas, le ta obligojnë kryetarin…

Lexo më Shumë

Nga qeveria njoftojnë se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut me 26 dhe 27 shtator, përcjell TV21. Gjatë vizitës së delegacionit qeveritar hungarez, është planifikuar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, ndërsa do të ketë takim kokë më kokë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij hungarez. Orban gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do ta vizitojë edhe Ohrin.

Lexo më Shumë

LSDM-ja do të dorëzojë kërkesë për mbledhjen e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit për të shqyrtuar përgjegjësinë eventuale të Gashit dhe shkeljen e Rregullores me mos-caktimin e seancës së Komisionit për politika sociale për Ligjin për branitellat. Ata thonë se nëse VMRO-DPMNE-ja nuk bën presion tek Gashi ta thirr seancën, atëherë dyshimet për një marrëveshje mes tyre dhe Gashit, janë të vërteta, thonë ata. Ligji, sipas propozueses Sllavjanka Petrovska, s’është provokim dhe as përpjekje për destabilizim. “Ajo që ne do ta bëjmë në përputhje me rregulloren, do të thërrasim mbledhje të komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit,…

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, tha se përgjigja që mori sot nga kryeministri Hristijan Mickoski, nuk nënkupton se partnerit shqiptar i tregohet dera për dalje nga Qeveria. Por, Snopçe tha se nëse vjen deri aty puna, edhe ai i uron fat Mickoskit, siç i uroi ky i fundit, paraprakisht. “Kryeministri, sigurisht, ka dhënë një deklaratë të tillë sepse ma merr mendja se edhe ai është i vetëdijshëm, se nga vijnë këto iniciativa. Më i vetëdijshëm se ne se dikush dëshiron të hedh shkëndija të krizës në qeverisje. Pra, ai ka përvojë më shumë dhe mendoj se…

Lexo më Shumë