Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtoreshës organizative të Institucionit Shëndetësor Publik – Klinika Universitare për Toksikologji Besia Iljazi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ajo, sipas njoftimit të Prokurorisë, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona, duke dëmtuar buxhetin e shtetit pothuajse 11 mijë euro.
Prokuroria Themelore Publike
“Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për punësimin e tyre në Klinikë, pas së cilës ka nxjerrë në mënyrë retroaktive urdhërpagesat me të cilat ajo u ka paguar atyre kompensim mujor për punësimin e tyre të mëparshëm të supozuar”.
Më tej, siç qëndron në komunikatën dërguar mediave, ish drejtoresha ka shtuar në listë persona me të cilët nuk është lidhur fare kontratë pune dhe të cilëve u është paguar edhe kompensimi për gjoja punët e kryera.
Ndërkohë, Komisioni Shtetëror për Pranadalimin e Korrupsionit kujtoi se ka qenë iniciativa e tyre që është dërguar në Prokurori për rastin e ish drejtoreshës së Toksikologjisë.
Komisioni Shtetëror për Pranadalimin e Korrupsionit
“Ky hap është një konfirmim i angazhimeve të Komisionit Antikorrupsion për luftën kundër korrupsionit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e të gjithë personave që janë të përfshirë në shkeljen e ligjeve. Komisionit Antikorrupsion do të vazhdoj të ndjekë këtë rast dhe opinioni do të jetë i informuar për të gjitha informacionet e rëndësishme”.
Komisioni Shtetëror për Pranadalimin e Korrupsionit u bën apel të gjithë institucioneve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë në zbulimin dhe parandalimin e korrupsioni, që së bashku të krijohet e ardhme të drejtë.
Emine Ismaili /SHENJA/