Transportuesit privat të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, përsëri kthehen në protestë, duke reduktuar orarin e transportit dhe atë vetëm nga ora 17:00 e mbrëmjes.
Ky vendim i transportuesve privat vjen pasi këshilli i qytet të Shkupit nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin për rritje të pagesës për kilometër për transportuesit privat.
“Për momentin e ndërpremë punën se u revoltuam, pritem që sot të rregullohet çështja por nuk u rregullua. Do të shohim se çfarë vendimesh do të marrim me kolegët pasi të konsultohemi, do të shohim se a do të vozisim me orare të reduktuar a jo. Sot e kemi ndërpre tërësisht vozitjen pasi morëm lajmin që nuk ka hyrë në rend të ditës fare çështja e pagesës dhe shkaku i saj jemi të revoltuar. Pritem me vite që të rregullohet por as sot nuk u rregullua. Çfarë do të behet me qytetarët që presin transport publik? Unë kërkoj falje qytetarëve sepse nuk varet nga ne autobusët privat sepse aq është mundësia jonë pasi punojmë me humbje që 7-8 vite dhe s’mund të investoj asgjë”, tha Masar Alia – transportues privat.