Gjatë një tribune të organizuar nga Platforma e Organizatave Joqeveritare në Mbështetje të Palestinës, gazetari Yusuf Alhelou një reporter shumëvjeçar nga Gaza, i cili ka raportuar për BBC, TRT, Al Jazeera dhe media të tjera botërore, ka folur në lidhje me “Sfidat e raportimit gazetaresk nga Gaza”. Ai shpjegoi vështirësinë e të raportuarit për situata të tilla se sa rëndë është të raportosh nën trysni dhe kërcënime në mes të luftës, ku edhe bombat janë aktive ngado. Theksoi dhe ngarkesën emocionale tëcilën duhet ta kontrollojnë për të qenë objektiv dhe profesional në punë.
Yusuf Alhelou
“Ndonjëherë nuk mund të gjeni fjalë të përshkruani ndjenjat e juaja, pra të shikosh trupa të vdekur dhe fëmijë. Shpërqëndrimi masiv i pabesueshëm, por gazetarët gjithmonë i kujtonin vetes të respektojnë trupat e palestinezëve, të respektojnë familjarët e tyre dhe po ashtu të mos e egzagjërojnë dhe të tregojnë të vërtetën ashtu siç është, sepse e vërteta është forma rastësore dhe duhet të jemi objektiv dhe të besueshëm, sepse ne duam të fitojmë besimin e botës”.
Ai tha se njerëzit janë në përkrahje të palestinës por theksoi se mungon përkrahja nga qeveritarët e shteteve duke thënë se me këtë bëjnë politik dhe lënë anash humanizmin. Sidomos vuri theksin në dëshpërimin nga shtetet arabe, për faktin që nuk marin mbështetje, gjë që siç theksoi ai, u duhet më së shumti në këtë gjenocid të shkaktuar nga Izraeli. Gazetari shpjegoi masakrën që po I bëhet palestinezëve, torturat e shumta. Ai theksoi se tashmë 1 vit palestinezët nuk mund të shfrytëzojnë të drejtat e tyre si njërëzit e tjerë. Ai tha se mediat kanë luajtur një rol të madh pasi ato kanë mundur ti tregojnë botës të vërtëtën.
Yusuf Alhelou
“Ne kemi pasur shumë koleg në prapavijë duke pasur vështirësi për të raportuar vazhdimisht, pasiqë nuk kishte akses në internet, nuk kishte rrymë, ishte e vështirë të mbushni telefonat dhe të gjeni akses në internet për të ngarkuar vidiot, nuk është e lehtë të raportosh ishte e rezikshme dhe shumica e tyre humbën shpresën, pasiqë thonin bota nuk po intervenon pra pse duhet të shqetësohemi, pse duhet të raportojmë, por prap thonin: ne ende kemi shpresa të mëdha pasiqë kjo është ajo që Izraeli do, nuk duan që gazetarët palestinezë ose mediat digjitale të raportojnë dhe të dokumentojnë këto krime”.
Gazetari Yusuf Alhelou tha se Palestina gjithmonë ka kërkuar dhe kërkon paqe. Ndërkaq i dëshpëruar tha se edhe nëse kjo luftë mbaron, Palestinës do t’i duhen vite e vite për tu regulluar si dhe njerëzit për ti harruar traumat e shkaktuara. I pyetur se çfarë ndihme pret nga Maqedonia e Veriut, ai tha se janë të hapur për çdo lloj ndihme e mbështetje që mund t’u ofrohet.
Anida Murati /SHENJA/