Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë vizitës së punës në SHBA, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me diplomatin amerikan, Riçard Grenell ishte mysafir në televizionin amerikan “Newsmax”.
Siç kumtojnë nga Ministria, në fokus të bisedimeve ishte vendosur konteksti aktual gjeopolitik dhe perspektiva e Maqedonisë së Veriut drejt ngjarjeve botërore.
Në atë drejtim, ministri Mucunski e potencoi rëndësinë për investim të së paku 2% nga BPV-ja në mbrojtje, parim të cilin e respekton vendi ynë, sepse kjo nuk është metodë proaktive, por mjete të dedikuara për mbrojtje, që është aspekt kyç në politikën e NATO-s.
Duke folur pë marrëdhëniet mes vendit tonë dhe SHBA-së, Mucunski në intervistë theksoi se të dyja palët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme të cialt bazohen në partneritet strategjik.
Theksoi se janë të domosdoshme përpjekje më të mëdha dhe më intensive diplomatike në mënyrë që të sigurohet paqja në korniza botërore, në pajtim me parimet e Së drejtës ndërkombëtare publike, e njëherit të garantohen integriteti territorial dhe sovraniteti i të gjitha kombeve.
“Jam i lumtur që jo të gjitha, por gjithnjë e më shumë kombe kanë filluar të flasin për apqen. Marrëveshja kyçe këtu është të gjendet zgjidhje diploamtike, jo me çdo çmim. Pohoj, duke ardhur nga një rajon i cili duhet t’i respektojë parimet e së drejtës publike ndërkombëtare, se na nevojitet paqe, na nevojitet zgjidhje diplomatike, por një zgjidhje e tillë që nuk e lejon një komb t’i shkatërrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e një kombi tjetër”, konkludoi Mucunski.