Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur urdhërarrestet e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke theksuar se zbatimi i vendimit të gjykatës do të ishte çelësi për rivendosjen e besimit në sistemin ndërkombëtar, raporton Anadolu. “Ne zbatimin e këtij vendimi të guximshëm nga të gjitha palët në marrëveshje (me gjykatën) e konsiderojmë të rëndësishëm për rivendosjen e besimit të njerëzimit në sistemin ndërkombëtar”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim në Panairin e 4-të Ndërkombëtar të organizatave joqeveritare, të mbajtur në metropolin turk Istanbul. Duke përshëndetur urdhërarrestet, të lëshuara…
Author: Jeta almakos
Pasditën e sotme ka pasur të shtëna më armë zjarri në Haraçinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Sot (21.11.2024) në 14:50 ora në SPB Shkup është lajmëruar se një objet hotelierik në Haraçinë nga vetura në ecje F.M ka gjuajtur ndaj D.R por e ka plagosur babain e tij S.A. Personit S.A i është dhënë ndihma e parë nga ana e ndihmës së shpejtë. Po ndërmerren hapat për zbardhjej e rastit”, thonë nga MPB.
Kompania “Golden Art” nga Shkupi, po vazhdon ndërtimin e banesave mbi varrezat ilire në Shkup. Nga Komuna e Karposhit thonë se leja për ndërtim është dhënë me vendim të Këshillit në vitin 2021, para se të gjendej pllaka me mbishkrimin “Dardanus”, e që më pas u kuptua se aty është vend arkeologjik. Por a ka gjasa që Qeveria të ndërhyjë për të ndërprerë punimet? Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se është ngritur si çështje dhe do e shohin se si mund ta ruajnë trashëgiminë e këtij vendi. Ndërkohë është bërë dita e katërt ku po kërkojmë përgjigje nga Ministria e Kulturës,…
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shkruar edhe sot për rëndesinë e gjuhës shqipe. Një ditë pas shënimit të Ditës së Alfabetit, Mexhiti, në rrjetet soaciale ka shkruar se, kjo ditë është një përkujtim i rrënjëve tona. “Gjuha shqipe është gjuha e shpirtit dhe e përkatësisë sonë kombëtare. Ajo mbart peshën e historisë dhe fuqinë e unitetit të shqiptarëve. Në Manastir, aty ku alfabeti ynë mori formë dhe fuqi, u dëshmua se një komb që ruan gjuhën e vet, ruan edhe të ardhmen e tij. Dita e Alfabetit është një përkujtim i rrënjëve tona, një nderim për sakrificat dhe një…
Hetime financiare kundër korrupsionit dhe konfisikim të aseteve që burojnë nga krimi dhe korrupsioni – e gjithë kjo do të zhvillohet përmes një fronti ndërinstitucional. Këtë e paralajmëroi zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe llogaridhënie Arben Fetai në emisioni “Politica” në televizionin Globi. Veçmë ka hetime të kësaj natyre tha ai, ndërsa me buxhetin e vitit të ardhshëm organeve të hetuesisës do t’u rriten financat. Fetai tha se aktualisht zhvillohen hetime për keqpërdorime nga ish zyrtarët te Lotaria dhe sektori energjetik. “Prej qershorit kur e kemi marrë pushtetin, ku kemi zbuluar afera të ndryshme korruptive. Ndër to më problematikët, ndoshta…
Deputetja Arbana Pasholli, deklaroi ka hipokrizi në qëndrimet e përfaqësuesve të VLEN-it, duke marrë parasysh të kaluarën dhe të sotmen. Ajo tha se arsyet e kësaj dyfytyrësie janë evidente, duke theksuar dëshirën e madhe për të qenë në qeveri. Ajo shtoi se edhe pse arsyet çdo ditë e më tepër janë të dukshme pasojat që ato sjellin janë katastrofale dhe afatgjata. ARBANA PASHOLLI, BDI “Po i rikujtojmë pjesëmarrësit në qeverin palegjitimitet, se jo më larg se para 6 muajve deklaronin me sa vijon, dhe po i marim me radhë: lëvizja BESA atë kohë ka akuzuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut…
Jeni Xhamia e njohur edhe si Xhamia e Kadi Mahmud Çelebiut, u ndërtua në vitin 1558 nga Mahmud Çelebiu, një kadi i njohur që shërbeu në Vilajetin e Manastirit. Si një prej monumenteve më të rëndësishme historike, xhamia përfaqëson një shembull tipik të arkitekturës osmane. Xhamia ka një kupolë të mbuluar me plumb, ndërsa struktura përbëhet nga një bazament katror me një kupolë dhe një minare të lartë prej 40 metrave. Muret janë ndërtuar me gurë, ndërsa hajati është 14,20 metra i gjatë dhe 10 metra i gjerë dhe është i mbuluar me dy rreshta me tre kupola. Përveç funksionit…
Sonte në autostradën afër vendin Pojat në Serbi ka ndodhur një aksident trafiku. Siç raporton faqja në Instagram 192.rs, autobusi me targa të RMV-së ka rrëshqitur dhe është përplasur në mbrojtëset rreth rrugës. Ende nuk dihet gjendja e pasagjerëve, ndërsa dëmi më i madh është material. Gjendja e rrugëve është kritike në gjithë Serbinë për shkak të bores, teksa drejtuesit e makinave këshillohen të kenë kujdes.
Tregoni Bujar Osmanit se ministrat e VLEN-it ishin në Manastir, duke festuar Ditën e Alfabetit krah për krah me shqiptarët – me atë popull që DUI e ka harruar që moti. Nostalgjia e Bujarit për dollitë me miqtë nga Beogradi është e kuptueshme, por ai e din mirë se Ballkani i Hapur ka përfunduar, ashtu si edhe privilegjet e klikës së tij kriminale. Koha e përgjegjësisë ka ardhur.
Rreth orës 13:20, nëpunësit policorë të Njësitit për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar 42-vjeçarin nga Shkupi, Muhamed Llamallari, në hotel në rajonin e Bit Pazarit. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për TV21, Llamallari është kërkuar me fletarrest qendror, të lëshuar me urdhër gjyqësor për mbajtjen e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale në përputhje me nenin 394 (shoqërim kriminel), nenin 353 (keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar) dhe nenin 264 (cënim të rendit dhe qetësisë publike) nga Kodi Penal. Personi është mbajtur në Stacionin policor në Bit…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha sot në hapjen e panairit të tretë ndërkombëtar të verërave në Beograd se ky manifestim është dëshmi e bashkëpunimit, vizionit dhe përkushtimit të vendeve të Ballkanit të Hapur për përmirësimin e lidhjeve ekonomike, shkëmbimet kulturore dhe promovimin e turizmit. “Vera është shumë më tepër se një produkt. Është simbol i historisë, i vendit tonë, një lidhje mes njerëzve që ndajnë mirëkuptim dhe miqësi”, tha Mickoski. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka më shumë se 28,000 hektarë vreshta dhe prodhon rreth 100 milionë litra verë në vit, nga të cilat pothuajse 70…
Dita e Alfabetit shqip, u kujtua edhe në qytetin i cili jetësoi nismën për themelin e një alfabeti të unifikuar shqip, në Manastir. Qytetarë të shumtë prisnin në radhë për të vizituar Muzeun e Alfabetit. E për vizitë ishte edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, ministra, deputetë të VLEN-it dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në vend. Por, të pranishëm nuk kishte asnjë përfaqësues nga partia bashkëqeverisëse në pushtet, VMRO -DPMNE. Ata u pritën nga drejtori i Muzeut Nuer Arsllani. Në deklaratën për media pas vizitës në Muze, zv kryeministri Mexhiti tha se ky muze meriton…

