Qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut sot festojnë 22 nëntorin, që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Me rastin e kësaj ditë kanë uruar të gjithë krerët e shtetit, e poashtu në gjuhën shqipe kanë uruar dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. “Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju urojmë të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, gëzuar Ditën e Alfabetit”, thuhet në urimin e Ambasadës. Kujtojmë se sot me rastin e 22 Nëntorit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut organizoi dhe Akademi Solemne.
Author: Jeta almakos
Lidhur me kthimin e Jeni Xhamisë në muze kanë reaguar edhe organizatat joqeveritare. Nga organizata “Kopru” thonë se vendimi për kthimin e “Jeni” xhamisë në muze është një akt i papranueshëm për jetesën shoqërore dhe kulturore në vend. Nga atje thonë se e dënojnë ashpër këtë vendim të qeverisë dhe ministrisë përkatëse. TABELË: ORGANIZATA JOQEVERITARE “KOPRU” “Ky vendim, që shpall këtë xhami të çmuar të trashëgimisë sonë kombëtare, si muze kristiane dhe islame në mënyrë të paligjshme dhe pa transparencë ndaj publikut, është absolutisht i papranueshëm. E dënojmë ashpër këtë vendim të qeverisë dhe ministrisë përkatëse, akt ky që e…
Sonte, në një atmosferë miqësore, së bashku me drejtorin e Kadastrës së Shkupit, Dejan Mitrovski, zhvilluam një takim me banorët e Lubotenit për të diskutuar projekte të rëndësishme që pritet të sjellin përmirësime të dukshme në pjesë të komunës. Sipas Kostovskit në fokus të diskutimit ishte mega-projekti për ndërtimin e ujësjellësit që do të lidhë Lubotenin dhe Lubancën, një investim i shumëpritur që së shpejti do të bëhet realitet. Ky projekt do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për banorët e këtyre zonave, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës. Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar për investime të reja…
Bashkësia Fetare Islame e ka kundërshtuar iniciativën për shndërrimin e Xhamisë Jeni në “Muze” dhe ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha aktiviteteve që lidhen me këtë proces. Ata thonë se e konsiderojnë të papranueshme që të mos konsultohet Bashkësia Fetare Islame për një projekt të tillë, e as të kërkohet pëlqimi i tyre për realizimin e tij. Ata theksojnë se BFI ka kërkuar vazhdimisht dhe në mënyrë të pandërprerë rikthimin e Xhamisë Jeni dhe përdorimin e saj nga besimtarët myslimanë të Manastirit si një vend adhurimi. BASHKËSIA FETARE ISLAME “Shteti, konkretisht Ministria e Kulturës dhe institucionet…
Krerët shtetëror dhe partiak kanë uruar 22 nëntorin-ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku në vitin 1908, Kongresi i Manastirit standardizoi alfabetin e gjuhës shqipe, ndërsa në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, 22 nëntorin e ka cilësuar si datë të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut. GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA,PRESIDENTE E MAQEDONISË SË VERIUT “Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë për mirëkuptim, bashkëpunim…
Në lidhje ngjarjen e fundit ku xhamia “Jeni” në Manastir, po tentohet të shëndërrohet në muze ortodoks dhe islam, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili këtë akt qyqar e ka cilësuar si trashje të zullumit. Reagimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi: KUR TRASHET ZULLUMI… Kur themi që agjenda e kësaj qeverie është deshqiptarizimi i shtetit, po rezulton që përsëri kemi thënë pak, ngase tash i erdhi radha edhe deislamizimit të pjesës lindore të RMV-së. Paturpësisht, xhamia 5 shekullore në Manastir (“Jeni Xhamia”) shëndrohet në muze krishtero-ortodoks. Një fjalë e urtë profetike…
Përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Salih Murat ka reaguar ndaj vendimit për shndërrimin e Xhamisë së re në Manastir ‘Muzeun e Trashëgimisë Kulturore Kristiane dhe Islame’. Sipas Murat ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm është në kundërshtim me vlerat themelore të vendit tonë, kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Më poshtë e keni reagimi e plotë të Salih Murat: Dënojmë fuqishëm vendimin për shndërrimin e Xhamisë së Re në Manastir në ‘Muzeun e Trashëgimisë Kulturore Kristiane dhe Islame’. Ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm është qartësisht në kundërshtim me vlerat themelore të vendit tonë,…
Sonte në Manastir “Jeni Xhamia” është shndërruar në muze i krishterizmit dhe islamit, përcjell Shenja. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut. Ja reagimi i plotë i BFI-së: BASHKËSIA FETARE ISLAME E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT RIJASETI Nr: 03-696 Data: 21.11.2024 Për: Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Kristijan Mickoski, Zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Lutkov Entin dhe Muzeun Kombëtar të Manastirit Përfaqësitë diplomatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut…
Një grua ka humbur jetën në Çair si pasojë e goditjes nga një makinë ma targa të Shkupit, shkruan SHENJA. Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:43 në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh. Në vendngjarje janë policia dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë. Së shpejti pritet të ketë edhe detaje zyrtare nga policia për aksidentin tragjik.
Universiteti i Evropës Juglindore, sot shënoi 23 vjetorin e themelimit të tij. Ceremonia e përvjetorit u organizua në mënyrë solemne në prani të korit diplomatik në vend dhe përfaqësuesve politik. Rektori këtij universiteti Abdylmenaf Bexheti adresoi një sërë falënderimesh ndaj kuadrove të këtij universiteti të cilët për gjithë këto vite, UEJL-në, e kanë ngritur në piedestalin shkencor, hulumtues por edhe rritjen dhe zhvillimin e universitetit në të gjitha aspektet. Në fjalimin e tij Bexheti përmendi të arriturat e universitetit. “Numri 23 njihet si numër engjëllor. Kuptimi numerologjik i tij i përbërë nga numri dy dhe tre, rezulton simbol të fuqishëm…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit tha se është i madh numri i aplikantëve me prejardhje turke, të cilëve nuk u është përgjigjur nga viti 2022 deri tani për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes pas ndryshimeve të Ligjit për shtetësi, të miratuar në vitin 2021. “Numra të saktë për fat të keq nuk mund t’ju jap në këtë moment. Bëhet fjalë për një numër më të madh të aplikantëve, të cilët nuk kanë marrë përgjigje që nga viti 2022 e deri tani. Një numër i madh aplikimesh nuk janë zgjidhur në të kaluarën,…
Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”, kushtuar projekteve për përmirësimin e integrimit të romëve në shoqëri, me theks në strehim, kulturë dhe arsim. “Është një nder i veçantë për mua që sot të marr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, qëllimi i të cilit është të mbështesë përfshirjen më të madhe të romëve në shoqërinë tonë. Si shoqëri demokratike multietnike, Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për promovimin e përfshirjes dhe barazisë, me theks në mbrojtjen e të drejtave të njeriut…

