Author: Jeta almakos

“Për herë të parë, qeveria po vepron për të financuar drejtpërdrejt zgjidhjen e problemeve të përditshme në komunat shqiptare.” Kështu ka shkruar Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti në rrjetet sociale pas vendimit të sjellur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për financimin e një sërë projektesh për komunat e vendit tonë. “Plot 20 milionë euro po ndahen për Çairin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën, Dibrën dhe të gjitha komunat që kanë qenë të neglizhuara deri më sot. Bashkë, do t’i japim fund harrimit dhe do të sjellim ndryshim të vërtetë!”, shprehet Mexhiti.

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se është habitur nga qëndrimi kundërshtues i BDI-së ndaj nismës së koalicionit VLEN për themelimin e Akademisë shqiptare të Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut. Taravari në një intervistë për gazetën LAJM, tha se kishte pritur që partia e Ali Ahmetit ta përkrahte këtë nismë, në interes të shqiptarëve. “Kjo na befason të gjithëve. Unë e kuptoj që BDI-ja nuk e ka pasur këtë ide. Kjo është ide që e ka përkrahur VLEN-i, por që BDI-ja mund të rreshtohet me LSDM-në dhe VMRO-në për të kundërshtuar këtë ide që është e mirë për…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit vendosi që komunës së Haraçinës t’i ndajë gjithsej 35 milionë denarë apo afërsisht 600 mijë euro për gjithsej 12 projekte. Këto projekte janë nga seanca e 26-të në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht. Projektet me të cilat ka aplikuar dhe janë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot gjatë vizitës në Komunën e Bërvencës, tha se qeveria dje ka miratuara disa projekte për komunat të cilat kanë plotësuar kushtet. Mickoski tha se mjetet janë ndarë për të gjithë komunat dhe se nuk janë ndarë mjete vetëm për komunat e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe partnerët e koalicionit. I pyetur se cilat komunat nuk kanë përfituar mjete, Mickoski potencoi se komuna e Strumicës nuk ka marrë mjete sepse ka aplikuar me një projekt i cili ka filluar i cili është duke u zhvilluar. “Komuna e Tearcës nuk ka fituar projekt, për shkak…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të vazhdojë me realizimin e projektin për korridorin tetë për infrastrukturën hekurudhore, derisa nuk ka një projekt konkret për ndërtimin e hekurudhës edhe në Bullgari dhe Shqipëri. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se, ëndrra e tij si kryeministër,është që Maqedonia të jetë udhëkryq hekurudhorë, rrugor dhe energjetikë dhe pa korridorin 8 nuk do të realizohet kjo. Megjithatë ai tha se, nuk do t’i harxhojnë gjysmë miliard euro derisa nga pala bullgare të mos jetë gati projekti. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Pyetja e vërtetë është, deri ku është ky projekt në Shqipëri, a ekziston…

Lexo më Shumë

Edhe pse në parim është arritur pëlqimi për vazhdimin e përfundimit të projektit dhe ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski tha se ky projekt nuk do të realizohet. Ai thekosi se projekti do të duhet të ndryshohet sepse nuk ka marrëveshje nga pala maqedonase për projektin ekzistues dhe çmimin. Aleksandar Nikolovski, ministër i Transportit dhe Lidhjes “Dialogu filloi dje në Bruksel, ndërsa takimi i rradhës do të jetë pas dy javësh më 31 tetor. Ne këmbëngulim në qëndrimet tona që duhet të ketë një projekt të përbashkët dhe se projekti është i realizueshëm,…

Lexo më Shumë

Mbi 120 000 fëmijë në vendin tonë jetojnë në varfëri, njofton UNICEF, duke ju referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Me rastin e 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare kushtuar zhdukjes së varfërisë, UNICEF kërkon nga shteti rritjen e përfshirjes së ndihmës financiare për fëmijët. UNICEF shpreh shqetësimin se shkalla e varfërisë tek fëmijët është rritur në 32.8%. UNICEF “Shkalla e varfërisë tek fëmijët është për 50% më e lartë se sa tek popullsia e rritur dhe është zmadhuar nga 28% në vitin 2015 në 32.8% në vitin 2021, duke treguar se fëmijët po lihen jashtë zhvillimit ekonomik të vendit.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, kanë dërguar një letër urimi të përzemërt drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në urimin e tyre, ata e kanë cilësuar këtë moment si një “hap historik dhe vendimtar drejt realizimit të aspiratave evropiane të popullit shqiptar” dhe kanë lavdëruar përkushtimin e Shqipërisë për reformat e nevojshme që kanë bërë të mundur këtë arritje të rëndësishme. Ndërkohë, Mexhiti dhe Fetai kanë shprehur keqardhjen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po ndahen përkohësisht në rrugëtimin e tyre të integrimit evropian, por kanë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska, vizitën e punës në Berlin e filloi me takim me Anna Lührmann, Ministre e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë. Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve si në planin politik, ekonomik dhe më gjerë shoqëror, si dhe mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme gjermane për integrimet tona evropiane. “Nga ana e presidentit Gashi posaçërisht u theksua roli proaktiv i Gjermanisë me inicimin e procesit të Berlinit…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zhelasko Radukov. Mexhiti, siç bëjnë të ditur nga ministria, ambasadorit bullgar i uroi emërimin në detyrën e re në vendin tonë dhe i dëshiroi punë të suksesshme, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat në interes të dy vendeve. “Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për dialog të hapur, shkëmbim tregtar nga dy vendet, përmes vullnetit pozitiv dhe qëllimeve të mira”, thuhet në komunikatë. Ambasadori Radukov është emëruar në këtë detyrë muajin e kaluar, ndërsa…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa pesë janë lënduar, pasi pasditen e sotme është rrokullisur një furgon në autostradën Shkup-Veles, ka bërë të ditur policia, transmeton SHENJA. “Në orën 17:45. raportohet se një furgon është rrokullisur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani është konstatuar vdekja e tre personave, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik”, tha MPB. Në vendin e aksidentit ndihmën e parë e kanë dhënë dy ekipe të ambulancës nga Shkupi dhe një nga Velesi.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, akuzoi ish ministrin Krenar Lloga se kur është larguar nga ministria ka ma marr nga zyra dokumentin me rekomandimet për Këshillin Gjyqësor të përgatitur nga Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian. Fillkov shtoi se pavarësisht që dokumenti është i klasifikuar, ai u mor nga paraardhësi i tij, dhe Ministria e Drejtësisë nuk e ka më në dispozicion. Por reagoi ish ministri Krenar Lloga i cili përmes një statusi në Facebook e publikoi letrën dhe tregoi se nga Misioni i Vlerësimit të BE-së, ajo është marrë në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë marrë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq,…

Lexo më Shumë