Ideja për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim nuk është e re, tha ish-ministri i jashtëm dhe ish-zv/kryeministër për çështje europiane, Nikolla Dimitrov. I pyetur nëse po pajtohet me idenë e Mickoskit për këtë, tha se këto duhej të ishin linjat e kuqe që në 2021 kur ka pasur, siç tha, debate të ashpra me Zoran Zaevin dhe Bujar Osmanin. “Në 2021 unë i binda Zaevin dhe Bujarin, kur kishim koordinime, debate të ashpra, se kjo duhet të jetë pozita e qeverisë. Ndryshimet me prapaveprim ishte qëndrimi i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së në 2021. Ajo që ata në 2022 hoqën dorë…
Author: Jeta almakos
Maqedonia e Veriut duhet të ketë një kuptim më të thellë të vlerave evropiane dhe të respektojë të drejtat e njeriut dhe të drejtën e shprehjes, bëri thirrje nënpresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, e cila foli sot në një tryezë të rrumbullakët në Qustendil me temën “Bullgarët në Ballkan përtej kufirit pas vitit 1878”, transmeton Portalb.mk. Sipas zëvendëspresidentes bullgare, është e papranueshme që një vend të tolerojë mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe nëpërkëmbjen e të drejtës së shprehjes. Ajo shtoi se negociatat e anëtarësimit me BE-në nuk do të përfundojnë nëse ndonjë vend konsideron se nuk respektohen të…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot është takuar me kryetaren e Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë, Berbel Bass. Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, presidentja Bass shprehu angazhimin e saj personal, si dhe angazhimin e deputetëve në Bundestag për të investuar në përparimin e vendit RMV-së në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ajo shprehu respekt dhe lavdërim për sukseset dhe hapat e kaluar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në këtë rrugë. “Vendi juaj është shembull i një shoqërie të suksesshme multietnike në të gjithë rajonin, diçka që vlerësohet veçanërisht nga Gjermania”, theksoi Bass.…
Në mesin e komunave që nuk iu pranuan projektet nda ndihma prej 100 milionë eurove nga qeveria për pushtetin lokal janë edhe komunat e Sarajit dhe Tearcës, që drejtohen nga kuadro të BDI-së. Në intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti siguron se aspak nuk i ndajnë komunat në baza partiake. Shpreh edhe gatishmëri për t’i ndihmuar për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte. “Duke i ditur kapacitetet e komunave rurale në këtë rast Saraji dhe Tearca ne si ministri do të jemi…
Një banor 40 vjeçar i fshatit Trebosh me iniciale J.V. dje në ora 11.30 është ftuar në SPB Tetovë i dyshuar se e ka kërcënuar me mesazh në telefon kryetarin e Tetovës, Bilal Kasami. Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se për J.V. ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”. Dyshohet se e kërcënuar pardje, ndërsa është denoncuar dje rreth orës 10:30 në SPB Tetovë nga kryetari i Tetovës, Kasami dhe një orë më vonë është thirrur në polici. Po merren masa të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.
100 ditshi i Qeverisë së re vazhdon të jetë çështje e akuzave nga BDI, kësaj radhe në sferën e shëndetësisë. Armend Asllani nga BDI tha se përpara kësaj qeverie, 50 Institucione Shëndetësore udhëhiqeshin nga shqiptarët ndërsa tani zëvendësimi i tyre me maqedonas është vendim që nënçmon kapacitetin e mbi 100 Specialistëve Shqiptar të cilët nuk e ushtrojnë më detyrën e tyre. Sipas BDI-së kjo është dëshmi që po përballemi me deshqiptarizim. Armend Asllani, përfaqësues i BDI-së “Sot Fondi i Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për here të parë udhëhiqet nga dy drejtorë maqedon, duke e ditur rëndësinë…
Kryeministri Hristijan Mickoski ende nuk ka vendosur nëse do t’i dërgoj letër BE-së me propozime se si të vazhdojnë negociatat qasëse, të cilën e paralajmëroi para se të shkojë në Berli. Ai ka kërkuar për durim, duke thënë se, hapat e nxituar janë gjithmonë një lëvizje e keqe. Ai tha se ende po bëhen analiza, në mënyrë që të mund të marrin një vendim me kokë të ftohtë. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Ndoshta duhet t’i përpunojmë pak gjërat në mënyrë që të flemë me kokë të ftohtë dhe të marrim një vendim të vërtetë. Ju e dini se atje…
www.Ora24.tv ekskluzivisht mëson nga burime të saj, se janë shkarkuar dy mjekët që mendohet se janë përgjegjës për rastin ku e humbi jetën fëmija 14 vjeçare Ryja Sulisi. Siç mëson www.ora24.tv raporti i Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV për këtë rast, ka konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve. Pas këtij konstatimi u.d drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve Rexhem Memedi ka marrë vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe…
Gjatë vitit 2023 në vend janë zbuluar tetë raste të “trafikimit të fëmijëve”, tregojnë të dhënat në raportin e ministrisë së punëve të brendshme. Në raport thuhet se janë ngritur pesë kallëzime penale për tetë krime të trafikimit të fëmijëve dhe në njërën nga akuzat për 2 nga kryrësit e veprave janë ngritur kallëzime penale edhe për veprat “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve” dhe abuzim seksual të të miturit”. RAPORTI VJETOR I MPB-SË “Në lidhje me trafikimin e fëmijëve, në vitin 2023 janë zbuluar tetë raste, njejtë si në vitin 2022, për të cilat pas dokumentimit të plotë…
Thonë se ka ditë historie për Ghazi Babën dhe sot është padyshim një prej tyre! Shkolla fillore komunale Kërste Misirkov, pas 61 vjetësh, merr objektin e ri shkollor. Investimi i përgjithshëm për realizimin e këtij projekti është 170 milionë denarë. Me realizimin e këtij projekti do të ndërtohet një shkollë e re në katin përdhes dhe një kat me sipërfaqe të përgjithshme prej 3128 metrash katrorë, e cila do të ketë 30 klasa me kapacitet total për 713 nxënës. Me ndërtimin e shkollës së re ofrojmë kushte më të mira për arsimimin dhe edukimin e nxënësve, si dhe kushte më…
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, i është përgjigjur akuzave të ish ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit, i cili ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për financimin e projekteve komunale. “Sa për dijeninë tënde, në Kumanovë jetojnë shqiptarë, e ne si qeveri jemi përkujdesur që të sigurojmë buxhet maksimal për projekte dedikuar përmirësimit të standardit jetësor të vendbanimeve shqiptare si rikonstruimi i lagjes Bajram Shabani, projekt ky që kushton hiç më pak se 21 milion denarë. Po ashtu, sa për ta shuar kurreshtjen e Bekteshit, ne si qeveri në komunën e Kumanovës kemi financuar edhe projektin e zonës…
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski nga sot merr pjesë në takimin dyditësh të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të mbrojtjes, në Bruksel. Ky është takimi i parë i NATO-s në nivel të lartë pas Samitit në Uashington dhe njëherit takimi i parë që udhëheq sekretari i ri i përgjithshëm Mark Rute. Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në sesionet e veçanta, tema kryesore të diskutimit janë: kthimi dhe mbrojtja e Aleancës, mbështetja e Ukrainës dhe përforcimi i bashkëpunimit me vendet e Indo-paqësorit. Qëllimi i mbledhjes është kontrolli i implementimit të vendimeve nga Samiti në Uashington në drejtim…

