Sot e lansuam sallën e re sportive shkollore për nxënësit e shkollës fillore komunale Naum Ohridski në Bulaçan.
Më në fund pas 61 vitesh kjo shkollë ka një sallë sportive ku nxënësit do të kenë kushte më të mira për orët e edukimit fizik dhe shëndetësor.
Salla e shkollës është ndërtuar sipas standardeve më moderne në një sipërfaqe prej 470 metrash katrorë dhe mund të përdoret për lloje të ndryshme sportesh si basketboll, hendboll dhe volejboll. Gjithashtu u ndërtuan dy dhoma zhveshjeje me pajisje të kompletuara, një kabinet për stafin mësimdhënës dhe një dhomë për ruajtjen e pajisjeve sportive.
Investimi i përgjithshëm për realizimin e këtij projekti është 29.680.000 denarë, mjete të cilat janë siguruar nga buxheti i komunës së Gazi Babës.
Sot u realizua edhe një premtim nga programi zgjedhor me të cilin fitova besimin e qytetarëve.
Kur punoni me përgjegjësi, përkushtim dhe ndershmëri, atëherë rezultatet janë të pritshme.
Investimet në arsim ishin dhe mbeten në krye të prioriteteve të mandatit tim dhe për këtë flasin më së miri projektet e realizuara në këtë fushë.
Suksese në vënien në punë të sallës së re sportive të shkollës.