Qytetarët kanë përcjellë sërish mesazhe të forta përmes pankartave që shfaqin në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila shënon ditën e 92-të të saj.
Në një pankartë, qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës, duke e cilësuar si mashtrimin dhe propagandën e radhës së kreut të qeverisë.
“Ju me mbledhje në Lundër e me luks pa mbarim, kodi i ‘Besës’ tuaj është thjesht një mashtrim”, thuhet në pankartë.
Në një tjetër theksohet se ‘Republika nuk është pronë’, referuar akuzave se kryeministri Rama po e trajton vendin si të ishte pronë e tij.
Në një tjetër theksohet: “13 vjet në tradhti, sot na flet për virgjëri. Mos na shit fjalë magjike, nuk ka k*rvë me prani besnike”.
The post FOTO/ “Republika nuk është pronë”, Dita e 92-të e protestës, qytetarët mesazhe me pankarta: Kodi i ‘besës’ suaj është thjesht mashtrim! Platforma të reja, vese të vjetra appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


