Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut dhe fillimi i negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së nxiti reagime dhe përplasje mes pushtetit dhe opozitës. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov akuzon LSDM-në dhe BDI-në si fajtore kryesore siç thotë ai se pse vendi sot është aq larg dyerve të Bashkimit Europian. MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Prej që e bënë selfie-n e famshme në aeroplan nga Brukseli, Maqedonia gjithnjë e më shumë po largohet nga Bashkimi Europian dhe na ka larguar edhe më shumë nga dyert e saj për shkak të politikave të këqija të LSDM-së -BDI-së. Koalicioni kriminal LSDM-BDI në vend…
Author: Jeta almakos
Qeveria dyshon në qëllimet e ish shefit të diplomacisë Bujar Osmanit, për propozimin që ai dha për ndryshimet kushtetuese. Pasi Osmani propozoi që të shtohet në klauzolë në ndryshimet kushtetuese, zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, u shpreh se duke qenë se ai ishte në atë detyrë prej shumë vitesh, ka më së paku kredibilitet për të folur për këtë çështje. Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë “Dëgjuam deklaratën e ish-shefit të diplomacisë, i cili ka qenë në atë detyrë prej vitesh, dhe vlerësojmë se ai ka më pak kredibilitet për të folur për këtë temë për shkak se dyshojmë në sinqeritetin…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas nisjes së bisedimeve për aderim në BE të Shqipërisë, tha se ndjehet keq për pozitën në të cilën është Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Rama tha se qëndron prapa gjithçka që ka deklaruar për Bullgarinë, respektivisht që pikë pamjet historike nuk mund të pengojnë anëtarësimin e një vendi në BE. “Më duhet të them se ndjehemi të mërzitur, e them sinqerisht, për faktin që Maqedonia e Veriut e jonë vëllazërore, nuk mundet ende të futet në këtë fazë të procesit, deri sa ata janë ndër të parët, ndoshta të parët që nisin procesin. Kur…
Në periudhën janar-gusht të vitit 2024, numri i turistëve është rritur për 8.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS). Te turistët vendas ka rënie prej 0.9 për qind, ndërsa te turistët e huaj rritje për 14.4 për qind. Numri i bujtjeve është rritur për 5,3 për qind, te turistët vendas për 2,6 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 9,3 për qind. Numri i turistëve në gusht të këtij viti është 232.576. Prej tyre 48,6 për qind kanë qenë vendas, ndërsa 51,4 për qind turistë të huaj.…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka uruar Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE njëherit kanë shprehur keqardhje për situatën në të cilën ndodhet vendi duke shprehur gatishmeri për zhbllokim të procesit. “Si qeveri mund të shprehim kënaqësi dhe të urojmë për fillimin e Shqipërisë por edhe keqardhje se në çfarë gjendje ndodhet vendi jonë. Kyetari i qeverisë dje kishtee sqarim të hollësishëm për çështjet të cilët janë diskutuar në kuadër të Procesit të Berlinit tha se nga Gjermania kemi mbështetje të fuqishme për procesin eurointegrues. I prezantuam qendrimet tona lidhur me bllokadën të cilën ballafaqohemi dhe presim si qeveri…
SPB Shkup e zbardhi rastin e të shtënave gjatë ditës së djeshme në Çair. SPB Shkup e zbardhi rastin penalo-juridik i cili ka ndodhur dje (14.10.2024) rreth orës 18:00 në Shkup në rr. “Hristijan Todorovski-Karposh”, në afërsi të komunës sëÇairit, ku nga arma e zjarrit në këmbën e majtë është lënduar E.A. (35) nga Shkupi. Menjëherë pas marrjes së denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të gjera nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm, në koordinimme “Qytet i sigurt” Shkup, si dhe PTHP Shkup, gjatë të cilave janë vërtetuar të gjithë pjesëmarrësit në…
Kryeministri Hristijan Mickoski u takua me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. “Folëm për ekonominë, zhvillimet politike, për nevojën për të vlerësuar përpjekjet tona drejt rrugës së BE-së ku presim shumë për hyrjen, për nevojën për të sjellë energji dhe për të dinamizuar proceset”, theksoi Mickoski përmes një porosie në rrjetet sociale. Ai shtoi se Gjermania mbetet partnere dhe mbështetësve aktive e RMV-së.
Sipas një raporti të parë të Ministrisë së Brendshme lidhur me incidentin në Çair të Shkupit thuhet se i plagosuri është një 35 vjeçar. “Sot (14.10.2024) rreth orës 18.10 nga Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar në SPB të Shkupit se në spitalin e tyre është sjellë me plagë, shtetasi me inicialet E.A. (35) nga Shkupi, që kishte një plagë me armë zjarri në këmbë. Të plagosurin e ka sjellë vëllai i tij, i cili ka sqaruar se ndërsa E.A. ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh” në Shkup, një person i është afruar dhe e ka qëlluar…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pranishëm në forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, tha se në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike. Duke u ndalur te Shqipëria, Meta foli për arrestimin e Fredi Belerit dhe mbajtën në arrest shtëpie të Sali Berishës, duke thënë se “mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta”. Sipas tij, “autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen…
Shfuqizimi i Balansuesit nga Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë tema më e përfolur në opinion. Koalicioni VLEN, të cilët janë në pushtet kanë paralajmëruar se balansuesin do ta zëvendësojnë me ligjin siç thonë, për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Njëri ndër krerët e VLEN-it, Arben Taravari, tha se gëzohet që në opinion është kuptuar që ka ligj të gatshëm, që pritet ta zëvendësojë mekanizmin e Balancuesit. Ai komentoi edhe kërkesën e kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili tha se ligji fillimisht duhet të dërgohet në Komision e Venecias, ndërsa për këtë, Taravari theksoi se nuk ka asgjë të keqe që ligji…
Për të katërtin vit radhazi filluan punimet e Javës së Veçantë Studimore me temë: “Diversiteti natyror – biodiversiteti dhe diversiteti kulturor – interkulturaliteti”. Kjo javë e veçantë studimore organizohet nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën “Arsimi” nga Zvicra. Në hapjen zyrtare të punimeve të kësaj jave Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli theksoi se nëpërmjet aktiviteteve të cilat do të realizohen, në kuadër të Javës së Veçantë Studimore do të ofrohet një mundësi unike për të shqyrtuar këto dy forma të diversitetit krah për krah, duke kuptuar se si ato kryqëzohen dhe ndikojnë njëra-tjetrën.…
Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë. Nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, samiti u mbajt të hënën në Berlin. Të pranishëm ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësues të vendeve partnere. Scholz tha se marrëveshjet e reja “do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë”. “Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për…

