Qeveria u përfshi në zgjidhjen e problemit me mungesën e naftës për autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik- Shkup. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme është vendosur që qyteti i Shkupit të marrë hua një pjesë të rezervave shtetërore të naftës. Byroja e Furnizimeve Publike sot ndër të tjera ka marrë vendim me të cilin plotësohen kushtet për zhvillimin e procedurës negociuese pa shpallje të tenderit me qëllim të shkurtimit të afatit për blerjen e derivative të nevojshme për Qytetin e Shkupit. Me këtë veprim siç theksohet, Qeveria e mbyll çështjen me vështirësinë që ka lindur në funksionimin e Ndërmarrjes së Transportit Publik të qytetit. Në seancën e jashtëzakonshme ku u diskutua për mungesën e energetikëve për transport publik në territorin e Qytetit të Shkupit, u konstatua gjendja e keqe dhe mungesa e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik, dhe në zgjidhjen e këtij problemi u angazhua edhe Qeveria. Qyteti i Shkupit e përshëndeti vendimin e qeverisë me të cilin siç thonë ata, përfundimisht u tregua se politika duhet të bëhet me arsye, jo me inate, dhe se nëse interesi publik është i pari, mund të veprohet në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve. Qyteti I Shkupit ia rikujton qeverisë se ka një borxh prej 500 milionë denarëve ndaj NTP Shkup për biletat standarde studentore dhe transportin falas të studentëve, që do ta stabilizonte plotësisht gjendjen në kompani. Po ashtu ata ftojnë grupin e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së që të ndjekë shembullin pozitiv të Qeverisë dhe me kujdes, me prioritet për interesat e qytetarëve, të marrë vendimet e nevojshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit për përmirësimin e kushteve në transportin publik. Ka dy ditë që në rrugët e kryeqytetit qarkullojnë vetëm 25 autobuzë, nga 150 sa nevojiten gjithsej. /SHENJA/
Data 17.01.2026
Aktuale
- Ministria e Mbrojtjes i publikoi shumat – Sa janë pagat e ushtarëve?!
- Siljanovska Davkova: Qeveria teknike nuk ka bazë kushtetuese, tani nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme
- Rama hodhi idenë e parlamentit me 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas këtyre skandaleve! Maskarallëku u bë me ndryshimet në 2008-ën
- Bashkëpunimi me Universitetin Luarasi, James Abdey: Sjellim për herë të parë programet e LSE në Shqipëri! Këshilla ime për pedagogët e studentët
- Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
- “Po implementojmë modelin e LSE-së”- Drejtori Akademik në “Luarasi”: Qasje e re dhe për studentët shqiptarë! Ja standardi për të qenë konkurrentë në tregun global
- Mickoski: Presim lajme të mira nga SHBA
- MPB: Nga 20 deri 31 janar 2026 testim i kamerave për mbikëqyrjen e qarkullimit në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”


