Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë në Ohër mori pjesë në përkujtimin dhe shprehu ngushëllime me rastin e vdekjes së Aleks Salmond, ish ministri i parë i Skocisë, informojnë nga Kabineti i presidentes. Ngushëllime të sinqerta me rastin e vdekjes së ish ministrit të parë të Skocisë, Aleks Salmond, i cili vdiq dje në Ohër gjatë Forumit të Dytë për Diplomaci Kulturore, i cili u mbajt në bashkorganizim të Kabinetit të ish presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, së bashku me Institutin për Diplomaci Kulturore nga Berlini, Qyteti i Shkupit dhe Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve”. “Mendimet e mija janë me familjen…
Author: Jeta almakos
“Për të ecur përpara duhet ta dimë gjendjen aktuale, çfarë ka mbetur nga më parë”, thonë nga VMRO-DPMNE dhe shtojnë se përgjigja janë institucionet e rrënuara, korrupsioni dhe krimi, gjëja e preferuar e pushtetit të kaluar ishte manipulimi i tenderëve. “Në serinë e tenderëve skandaloz janë edhe ata në REC Manastir. Sipas Kontrollit të Shtetit, kontestohen edhe tenderët në REC Manastir të fituar nga kompania Markovski me pronarin Borçe Markovski, konsull nderi i Bjellorusisë në vend. Nga auditimi konstatohet se në REC Manastir janë kryer procedura me pazare private pa kritere të përcaktuara qartë, trajtim të pabarabartë të kompanive dhe…
Mëngjesin e sotëm në orën 04:48 një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar në rajonin e Vranjës, 10 kilometra në verilindje. Intensiteti në epiqendër vlerësohet në shkallët V-VI të shkallës MercallI dhe u publikua në faqen e internetit të Institutit Sizmologjik Republikan bazuar në ngjarjet sizmologjike të lokalizuara automatikisht. Tërmeti në Vranjë me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut.
BDI pret që tensionet të rriten pasi të hiqet balancuesi i punësimit etnik. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ende po vazhdojnë bisedimet se kur do të nisin protestat e paralajmëruara prej kohësh. Ata do të mbështesin Ligjin e Përfaqësimit të Drejtë vetëm nëse garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Bekteshi komentoi dhe daljen e Menduh Thaçit nga Fronti Europian, duke shtuar se ai do të veprojë si opozitë dhe do të jetë në kontakt me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ata do të koordinojnë të gjitha aktivitetet me të…
Për vetëm dy ditë në Shkup janë djegur 7 vetura. Katër vetura janë djegur dje në Çair në një mbrëmje dhe dy vetura në Aerodrom një ditë më parë. “Paaftësia e Toshkovskit është një kërcënim për sigurinë e qytetarëve që është përkeqësuar në mënyrë alarmante. Në dy muajt e fundit ka pasur një duzinë raste të djegies së makinave të inspektorëve, shefave, policëve. Ka qenë vetura e djegur e shefit të policisë në Strugë, e një inspektori në Vinicë. Nuk dihen ende autorët, nuk ka asnjë përgjegjësi. Shumë shpesh ka të shtëna dhe konfrontime kriminale, deri më tani ka pasur…
Zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa nga partneri i koalicionit në qeveri “VLEN” se ligji i ri tashmë është duke u përgatitur dhe debat publik që do të organizohet nga java e ardhshme. Kryeministri Hristijan Mickoski dje, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me shpalljet e Ligjit të ri për përfaqësim të drejtë pas shfuqizimit të “balancuesit”, tha se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Lidhur me BDI-në,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi se do të forcohet video vëzhgimi dhe prania e policisë nëpër shkolla. Kjo masë vjen pas incidentit në të cilin dy nxënës të klasës së parë nga shkolla “Dimitar Georgiev Berovski” në Gjorçe Petrov tentuan ta dhunojnë shokun e tyre të klasës. Toshkovski theksoi se është e nevojshme të ndërmerren hapa për mbrojtjen e nxënësve dhe rritjen e sigurisë në shkolla. Toshkovski thotë se rritja e video vëzhgimit dhe prania e policëve nuk do të zgjidhë fenomene të tilla devijuese, por do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve. “Më vjen…
Jemi të vetëdijshëm për propozimin e Qeverisë për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese, por procesi i zgjerimit është i bazuar në unanimitet, që do të thotë se ka qëndrim të BE-së nga të gjitha 27 vendet-anëtare në këtë pikëpamje. Konsideroj se vështirë se do të pranohet, sepse siç shpjegova ka qëndrim të BE-së nga 27 anëtaret për këtë çështje”, tha ambasadori i ri evropian Mihalis Rokas, në një intervistë për Agejncionin Informativ të Maqedonisë, e cila është intervista e tij e parë pasi mori detyrën e tij të re në vend muajin e kaluar. “Më lejoni të them se,…
Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, priti Ambasadorin e ri të Bulgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov. Ahmeti uroi Ambasadorin Radukov për rikthimin e tij në Maqedoninë e Veriut dhe e siguroi që bashkëpunimi i ngushtë në funksion të së ardhmës europiane dhe fqinjësisë së mirë do të vijojë edhe më tej. Ahmeti dhe Radukov bashkëbiseduan për kornizën negociuese të Bashkimit Europian dhe integrimin e vendit në BE si dhe situatën aktuale politike në vend e rajon. Korniza negociuese e miratuar nga Bashkimi Europian është e qartë dhe duhet të zbatohet për ta vijuar rrugëtimin…
MPB ka njoftuar se më 11.10.2024, Departamenti për Policinë Kriminale – Sektori për Tregtinë e Paligjshme me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme – Njësia për Tregtinë e Paligjshme me Armë, Materie të Rrezikshme dhe Material Radioaktive, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar me Njësinë Speciale Antiterroriste “Tigrat” dhe Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, kanë arrestuar N.A. (34) dhe A.M. (37), të dy nga fshati Nikushtak, komuna Likovë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre dhe në ambiente të tjera, të realizuara me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta ” Zastava” me 28 fishekë kalibri…
Njoftimi i qeverisë së Mickoskit për rritje minimale të pagave të mësimdhënësve prej vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme dhe paraqet përpjekje për të zbutur pakënaqësinë që ekziston, thonë nga partia opozitare LSDM. “Qeveria e Hristijan Mickoskit i nënvlerëson mësuesit dhe punën e tyre. Mësuesit dhe pedagogët nuk kanë nevojë për çmime ngushëllimi, por rritje reale të pagave. Mësuesit meritojnë më shumë respekt dhe mbështetje për punën dhe përpjekjen e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm, jo minimale, rritje kozmetike pagash që nuk korrespondojnë me nevojat reale. Mickoski dhe kolegët e tij në fushatën…
Katër automjete mbrëmë janë djegur në Çair, kurse tre të tjera dje në mëngjes në Aerodrom të Shkupit. Nuk ka të lënduar, kurse zjarret janë shuar nga zjarrfikësit e Shkupit. “Më 12.10.2024, në ora 02.42 në SPB Shkup është denoncuar se në Rr.”Cvetan Dimov” në Shkup është djegur automjeti “Opel Meriva” me targa të Shkupit, pronë e N.N nga Shkupi. Zjarri ka kapluar edhe automjetin “Opel” me targa të Shkupit, pronë e E.R nga Shkupi dhe automjetin “Toyota” pronë e një firme private të Shkupit” – thuhet në komunikatën e policisë. Dje në mëngjes, tre automjete u dogjën në rrgën “Benjamin…

