Author: Jeta almakos

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka folur sot në lidhje me ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë, i cili ditëve në vijim pritet të propozohet nga koalicioni VLEN. Mickoski thotë Zgjidhja ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ai thekson se është e nevojshme që në momentin e kristalizimit të zgjidhjes, e cila do të bazohet në një propozim, t’i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim dhe më pas të miratohet. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Nuk do të jem i dyti, por ajo që di është se zgjidhja…

Lexo më Shumë

Një nga katër të akuzuarit për vrasje dhe rrëmbimin e të miturës Vanja Gjorcevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, Bore Videvski, është kthyer nga spitali në burgun e Shkupit në Shutkë, dhe pritet që gjyqi të vazhdojë të hënën. Videvski kishte probleme shëndetësore në veshkë dhe për këtë është trajtuar për disa ditë në Klinikën e Nefrologjisë, ndaj dhe seanca e dytë gjuqësore që ishe paraparë të mbahen më 7 tetor u anulua. Sipas autoriteteve të burgut, i akuzuari Videvski tani është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes…

Lexo më Shumë

Krerët e koalicionit VLEN, vazhdojnë të pohojnë se së shpejti do të sjellin ligjin për përfaqësim të drejtë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pas shfuqizimit të balansuesit, njoftoi se “Vlen” po e përgadit ligjin, për të cilin, siç ka paralajmëruar, javën e ardhshme do të mbahet debat publik. Me këtë Ligj Taravarit tha se do të përfaqësohen të gjitha kategoritë etnike që janë të margjinalizuar në shoqëri. “Ne kemi nevojë për debat publik dhe sinkronizim sepse përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese dhe sa herë që diçka është kategori kushtetuese duhet të ketë ligj”, shtoi Taravari. ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Fatmir Etemi u prononcua rreth kallëzimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për përdorimin e informacioneve të ndjeshme për blerje të letrave me vlerë. Etemi thotë se gjendja faktike është konstatuar në mënyrë të gabuar, gjë që ka shkaktuar huti te institucionet dhe qytetarët, ndërsa ai dëmtuar dhe i është njollosur reputacioni. “Formalisht dhe juridikisht nuk ka shkelje të Kodit Penal, Ligjit për Letrat me Vlerë dhe rregulloreve dhe akteve të miratuara nga Komisioni për letra me vlerë dhe Bursa e Maqedonisë”, thekson Etemi dhe shton se aksionet i ka blerë pasi shuma e dividendës është shpallur publikisht kurse…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, sot nga Kumanova tha se të gjithë duhet të përpiqen për cilësi në punësim, për t’i dhënë mundësi punësimi më të mirëve, pavarësisht se cilës bashkësi etnike i takojnë Dimitrievski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas manifestimit qendror të Kushtit përkujtimor, theksoi se nuk mund të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Sa për “balancuesin” nuk kam çfarë të komentoj këtu. Qëndrimi i subjektit tim politik që e di, i përfaqësuesve në pushtetin ekzekutiv që përfaqësojnë politikat tona është i qartë. Të gjithë qytetarët duhet të kenë të…

Lexo më Shumë

“Në periudhën e kaluar, ministrja e Energjetikës në Maqedoninë e Veriut, Sanja Bozinovska, ishte ekspozuar ndaj një linçimi publik për shkak se është bullgare”, ështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili ka kërkuar mbrojtjen e saj, por edhe të qytetarëve të tjerë në Maqedoni që kanë pasaporta bullgare. “Bozhinovska dhe familja e saj, së bashku me 150 mijë qytetarë të tjerë të RMV-së, kanë marrë nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së dëshmuar etnike bullgare dhe kanë deklaruar se ndjehen si bullgarë. Përveç saj, ka dhjetëra ish-kryeministra, ministra dhe deputetë aktualë të…

Lexo më Shumë

Ish- ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka publikuar në faqen e tij në Facebook një dokument që sipas sqarimeve të tij është dokumenti i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, që ështe propozuar nga Lloga në vitin 2023. Lloga shkruan se në përpilimin e këtij ligji është konsultuar me ekspertë të fushës, Bashkimin Evropian dhe Brukselin. Reagimi i plotë: Detyrimi i sjelljes së Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është propozuar nga ana ime gjatë mandatit si Ministër i Drejtësisë. I njëjti është konsultuar me ekspertët e fushës, Zyrën e BE-së, Brukselin dhe ka marrë miratimin e Qeverisë…

Lexo më Shumë

Fejzi Hajdari Me paraqitjen e sistemit shumëpartiak (demokracisë) edhe në këto hapësirëa të ish-Jugosllavisë, Maqedoninë Veriore, u shtua shpresa tek shqiptarët se më në fund do të zgjidhen problemet e mëdha sidomos ato me karakter kombëtarë të shqiptarëve. Partitë e fillimviteve të nëntëdhejta (‘1990) në fillmet e tyre, i kishim mbushur Programet partiake përplotë me kërkesat kombëtare, të cilat, sipas zotimeve, “do t’i realizonin” sapo të vinin në pushtet. Pa hyrë shumë në hollësi e detaje, fokusin dua ta përqëndrojë tek “mosrealizimi” i kërkesave të këtilla, për shkak të dështimit spektakolar të politikave të partive politike, ciladoqoftë ajo. Këto janë…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së ASH-së, Rijad Shaqiri përmes një porosie në rrjetet sociale i është përgjigjur zëdhënësit dhe anëtarit të kryesisë së BDI-së, Bujar Osmani i cili theksoi se me shfuqizimin e “balancerit” po vritet Marrëveshja e Ohrit. “Sipas kalendarit të Bujar Osmanit edhe disa eksponentëve të Frontit Europjan sot mundë edhe të jet dita e dytë e sulmit më të madh ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe harmonisë ndëretnike në vend. Por dua të ju rikujtoj se sulmet ndaj marrveshjes së Ohrit kan filluar që nga viti 2004, 2006, 2008 2010 dhe kulmi arriti me projektin Shkupi…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me gazetarët që realizoi sot, tha se shfuqizimi i “Balansuesit” nga Gjykata Kushtetuese, nuk rrezikon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institutucionet shtetërore. “Rastësisht apo jo, dje ministria e Financave miratoi 38 punësime për shqiptarë në Ansamblin e Valleve Shqipe. Njësoj do të vazhdojë dhe me Ansamblin Muzikor. Këtu duhet ta kemi parasysh edhe një analizë nga ish ministri i Administratës, Admirim Aliti, i cili ka nxjerr në pah që shqiptarët më mirë janë përfaqësuar me marrëveshje politike, kur janë hapur konkurset nga 500, 700 punësime se sa kur është vendosur mekanizmi…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër S.H. (55) nga Kosova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfeti”. “Më datë 04.10.2024, ka qenë duke vozitur një minibus në linjën Kosovë-Greqi dhe kur i është afruar kontrollit të pasaportave në pikën kufitare Bllacë, për shkak se nuk ka pasur certifikatë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor”, thuhet në njoftim. Gjykatësi i procedurës paraprake të akuzuarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lexo më Shumë

Pasioni nuk njeh gjini, këtë gjë më së miri na tregon Ajshe Avdiji. Gruaja nga Shkupi është një shembull i qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund të çojnë në arritje të jashtëzakonshme. Me një njohuri të thellë mbi mekanikën dhe një shpirt garues, ajo nuk është vetëm një entuziaste e makinave, por gjithashtu edhe një inspirim për gratë që kanë një pasion të tillë. Për më shumë detaje rreth pasionit të saj ndiqni videon në vazhdim:

Lexo më Shumë