Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, priti në kabinetin e tij delegacionin e Republikës së Kosovës, përfaqësues të Komisionit që po punon në përgatitjen e protokollit të ri për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për kontrollin kufitar dhe doganor. Protokolli, i cili pritet të lehtësojë procedurat standarde të kontrollit në pikat e përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Globoçicë-Jazhincë, është cilësuar si një hap me rëndësi të veçantë për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre. Ky protokoll do të përshpejtojë dhe thjeshtëzojë kalimin përmes këtyre pikave, të cilat janë ndër më të frekuentuarat.…
Author: Jeta almakos
Ministri i Punëve të Brnedshme, Pançe Toshkovski në suaza të vizitës në Budapest i vizitoi departamentet e specializuara TEK (Qendra për luftë kundër terrorizmit) dhe Keszenleti Rendőrség (Departamenti për përgjigje të shpejtë dhe shërbime speciale policore) të policisë hungareze. Siç informojnë nga Ministria, Toshkovski e kryesoi delegacionin e MPB-së në Konferencën e shtatë ministrore të Procesit të Budapestit. “Në kuadër të dy vizitave realizova takime me drejtorë, të cilëve iu prezantua struktura organizative dhe kapacitetet e këtyre departamenteve, si dhe qasja e tyre në përballje me sfidat bashkëkohore të sigurisë. Biseduam për mundësitë për bashkëpunim në pjesën e trajnimeve për…
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit. Takimi në Zyrën Ovale është paraparë të zhvillohet në orën 11:00, sipas kohës lokale. Para takimit me Bidenin, Trump është planifikuar që të takohet me udhëheqësit republikanë në Kongresin amerikan. Partia Republikane do të ketë kontrollin e Senatit dhe ka mundësi që të marrë edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Biden, 81-vjeçar, e ka thirrur Trumpin, 78-vjeçar, pas zgjedhjeve për ta uruar atë për fitoren dhe e ka ftuar në takim në Shtëpinë e Bardhë.…
Në kuadër të Samitit për ndryshimet klimatike në Baku, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka zhvilluar një takim me homologun e saj Bullgar, Rumen Radev. Nga presidenca infotrmuan se në takimin që ka zgjat një orë është diskutuar nevoja për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-bullgare, për tejkalimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha me interes të ndërsjellë. Siljanovska dhe Radev kanë prezantuan qëndrimet e tyre për zgjidhjet e mundshme për sfidat e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. PRESIDENCA “Presidentja nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka alarmuar sot se Maqedonia i nënshtrohet rreziqeve për t’u shuar si shtet. Në ditën e Çlirimit të Shkupit nga Fashistët, Mickoski tha se, nëse i përsërisim gabimet e së kaluarës, mund të mos ketë më shtet të pavarur dhe sovran maqedonas. Këtë rrezik e bazon në tri baza. Faktori i parë sipas tij që e ka vënë shtetin nën këtë rrezik, janë të gjitha disfatat dhe kapitullimet në tavolinë që siç theksoi ai, kanë ndodhur në shtatë vitet e kaluara kanë ndodhur. Ai tha se duhet të gjejmë mënyrë që t’i balancojmë dhe t’i korrigjojmë këto…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka realizuar vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me homologen Elisa Spiropali. Spiropali nënvizoi se, vizita në Tiranë e Gashit, e cila zhvillohet pak kohë pas vizitës në Shkup të Kryetares Spiropali, dëshmon bashkëpunimin e ngushtë dhe intensiv mes dy Kuvendeve. “Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të sigurt në rajon”, theksoi Spiropali. Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi deklaroi gjatë takimit me Sppiropalin dhe kryetarin e Shqiprisë Bajram Begaj ndër të tjera ka deklaruar…
Profesori universitar Milazim Krasniqi në emisionin ”Bota në fokus” në TV SHENJA thotë se ideja e formimit të shtetit bektashian mund t’i hapë dy çështje problematike, e para është çështja e Epirit Verior dhe e dyta ideja që kanë serbët për krijimin e një shteti fetar. MILAZIM KRASNIQI, PROFESOR UNIVERSITAR “Me idenë për formimin e këtij shteti kush garanton se nuk hapen dy çështje problematike, e para është çështja e Vorio Epirit, pra Epirit Verior, sepse ata do të thonë, ata grekët mund të kenë pretendimet e tyre qysh kanë edhe në Himarë për formimin e një etniteti grek dhe…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot në një takim pune priti një delegacion nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh, UNOPS, të udhëhequr nga drejtori rajonal për Evropë dhe Azinë Qendrore, Tim Lardner. Siç njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke i uruar mirëseardhje Lardnerit në vendin tonë, Mexhiti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UNOPS-i i jep vazhdimisht Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Jam i kënaqur që së bashku po zbatojmë projekte të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe bashkëpunimi ynë me…
Ish-drejtori i Qendrës Turistike Kodra e Diellit, Adem Avziu nga radhët e BDI-së, nëpërmjet rrjetit social facebook i ka dërguar porosi kreut të integristëve Ali Ahmetit, përcjell TV21. Avziu në porosinë e tij thekson se në takimet me popullin duhet të freskohen rreshtat e parë. Avziu tutje potnecon se këtë nuk e thotë ai, por bashkëpartiakët. Postimi i plotë i Adem Avziut
Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 19-të, në të cilën janë vozuar disa ligje. Në fillim të seancës është verifikuar mandati i deputetes së re Katrina Dimiriovska nga VMNRO-DPMNE, e cila vjen në vendin e Marija Miteva, pasi që hoqi dorë nga mandati i deputetes pas emërimit të saj zëdhënëse të Qeverisë. Vazhdimin e seancës së 19-të të Kuvendit, Afrim Gashi e paralajmëroi për nesër në ora 12:00. Anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë zgjedhur Angellço Ristov, jurist i diplomuar me proovim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike nga…
Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, sot po merr pjesë në Konferencën e shtatë ministrore në Budapest, ku u miratua Plani për aksion i Procesit të Budapestit 2025-2030. Plani përfshin gjashtë qëllime prioritare, mes të cilave parandalimin e emigracionit të parregullt dhe luftën kundër konttrabandimit të emigrantëve dhe tregtinë me njerëz. Siç theksojnë nga MPB, në fjalimin e tij, minsitri Toshkovski theksoi se vendet duhet të jenë të qarta në politikën e vet të emigracionit dhe se emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane. “Pakti për azil dhe emigracion është rruga përpara edhe për vendet anëtare të Unionit, por…
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski në lidhje me tërheqjen e ambasadorëve u shpreh se shtatë ambasadorëve u përfundon mandate dhe kjo është procedure e rregullt gjatë përfundimit të mandatit të ambasadorit. “Në lidhje me emërimin e ambasadorëve të rinj dhe konsujve kryesor, për momentin ka konsultime mes presidentes, kryeministrit dhe meje dhe pres që së shpejti të emërojmë ambasadorë të rinj duke marrë parasysh cilësinë e personave që i emërojmë”, u shpreh Mucunski. Në lidhje me ambasadorin Zhernovski dhe ambasadorin Memedi, Mucunski tha se për momentin në kuadër të MPJ-së ka procedure dhe se opinion do të njoftohet…

