Author: Jeta almakos

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot u shpreh se LSDM është korrektor i politikave të gabuara të pushtetit aktual, ndërsa nga Brenda e përfundon fazën e pare nga procesi i konsolidimit me zgjedhjen e delegatëve të rinj, kryetarëve të degëve si dhe përgatitjet për Kongres. “Jam i kënaqur me zgjedhjen e udhëheqësive të reja dhe kryetarët e degëve. Ata janë njerëz që kanë besim në bashkësitë e tyre dhe kanë kapacitet ta bashkojnë anëtarësinë LSDM-së në çdo komunë”, tha ai. Ai shtoi se me politika të reja socialdemokrate mund të kthehet besimi dhe se më 24 nëntor, krahas udhëheqësisë së…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Seka, ka takuar Ambasadorin Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Enrica Vida, u.d. udhëheqëse e departamentit për çështje politike dhe komunikim të OSBE-së. Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend, si dhe zhvillimet e fundit politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe pas formimit të Qeverisë së re. Kryetari Sela njoftoi shefin e Misionit të OSBE-së se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në vazhdimin e rrugës euro-atlantike të vendit, ruajtjen e stabilitetit si dhe procesin e reformave të nevojshme sistemore dhe institucionale. Në takim janë theksuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska sot kanë pasur takim me Robert Skot Hejzllet, drejtor i lartë rezident i Institutit Nacional Demokratik (NDI) në vend dhe me përfaqësuesit e kësaj organizate Slagjana Panovska dhe Edip Bilal. Në këtë takim u diskutua për rëndësinë dhe vijimin e projekteve dhe programeve aktuale.

Lexo më Shumë

Dogana e Kosovës njofton se ka parandaluar dy tentime të kontrabandës në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara. Sipas Doganës vlera e mallrave është afër 20 mijë euro. Në njoftimin e Doganës thuhet se ‘Rasti 1: mbrëmë në ora 20:50, oficerët doganorë ndaluan një automjet me targa kosovare. Derisa pala kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, u përgjigj “Jo.” Gjatë një kontrolli të bagazhit dhe ndarjes së gomës rezervë, oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13,699.70 euro. Pas…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj prokurorit publik për të cilin ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme  “Ngacmimi në kryerjen e shërbimit nga neni 143, si dhe për Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal”. Kallëzimi penal kundër prokurorit publik për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës së një grupi punonjësish të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, i është dorëzuar Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës i është përcjellë veprimit kompetent të Prokurorisë Themelore Publike Shtip. Gjatë veprimeve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar sot luftë të ashpër të pavarësimit të prokurorisë dhe gjyqësorit nga ndikime politike. Ai tha se, ka pak njerëz brenda institucioneve të drejtësisë që janë ende nën ndikim dhe presion të qeverisë së kaluar, megjithatë kryeministri pretendon se ato, po përpiqen të pengojnë ndërmarrjen e masave vendimtare ndaj kriminelëve që ishin simbol i qeverisë së kaluar. Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së “Nuk besoj se kjo luftë do të jetë e shkurtër. Kjo luftë do të jetë e gjatë, rraskapitëse, sepse ata janë elastik. Ato instalime janë të vështira, janë të pakta, të merremi vesh, nuk…

Lexo më Shumë

Shkupi u zgjua të hënën si një ndër qytetet më të ndotura në botë. Sipas përqendrimit të grimcave PM2.5 dhe PM10 në ajër, kryeqyteti mëngjesin e së hënës u pozicionua në pozitën e katërt në listën e qyteteve më të ndotura. Përpara nesh janë Lahore e Pakistanit, Delhi i Indisë dhe Hanoi i Vietnamit, sipas të dhënave të platformës IQ-air. Në këtë platformë të hënën në mëngjes ajri në Shkup është shënuar në kategorinë “i pashëndetshëm”. Përqendrimi i grimcave PM2.5 ishte 74.2 miligramë për metër kub ajër, kurse përqendrimi i grimcave PM10 ishte 85.5. Kjo tregon një përqendrim të grimcave…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka zhvilluar bisedë telefonike me Donald Trumpin, i cili u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-së dhe se ai nuk kishte asnjë plan për këtë çështje, transmeton Anadolu. Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov ka mohuar lajmin e “Washington Post” se “Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Trump ka zhvilluar bisedë telefonike me Putinin dhe se ka bërë thirrje për uljen e tensioneve në luftën Rusi-Ukrainë”. “Nuk ka patur një bisedë të tillë. Ky informacion nuk bazohet në fakte, është trillim. Ky është një informacion i rremë”,…

Lexo më Shumë

“Aheng privat”! Në këtë mënyrë e ka vlerësuar krahu I Ziadin Selës, Kongresin e së dielës së ASH-së së Taravarit në Tetovë. Mbështetësit e Selës kërkuan që gjykata të vendosë në favor të tyre, duke pohuar se Ziadin Sela është kryetari legjitim i partisë. Krahu I Selës Kongresin e quan edhe si tentativë të radhës për manipulim në emër të ASH-së, kurse Arben Taravarin si ekzekutor të urdhëresës, sic thonë, të Hristijan Mickoskit “Dje nuk kishte delegatë ahengu por kishte njerez, edhe nga partitë tjera një pjesë e madhe e të cilëve e kanë luftuar në frymë e në gërmë…

Lexo më Shumë

Në Kisella Vodë fillon kolonia e parë artistike, e cila do të mbahet këtë fundjavë – 11, 12 dhe 13 tetor në Shtëpinë e Kulturës në Draçevë. – Me këtë manifestim që mbahet për herë të parë synojmë të pasurojmë kapacitetin dhe potencialin kulturor të komunës dhe do të pasurohet me vepra të autorëve të njohur nga Maqedonia dhe rajoni, të cilat do të ekspozohen nëpër shtëpitë kulturore. në Kisella Vodë, tha kryetari Orce Gjordjievski

Lexo më Shumë

Kisela Voda edhe këtë vit subvencionon blerjen e peletit dhe druve të zjarrit për amvisëritë. në faqen e komunës është publikuar një thirrje publike për dy llojet e mbështetjes që duhet t’i ndihmojnë financiarisht banorët e kësaj pjese të qytetit në shlyerjen e faturave të ngrohjes. Sipas kritereve të përcaktuara, subvencioni për bashkëfinancim për blerjen e peletit për amvisëritë në territorin e Komunës së Kisella Vodës do të jetë në vlerë prej 50% të vlerës, por jo më shumë se 10.000,00 denarë me tatimin mbi të ardhurat personale. Të interesuarit mund të marrin informacion më të detajuar për subvencionet për…

Lexo më Shumë