Author: Jeta almakos

Ramiz Merko do të ketë verë të qetë, pasi në vjeshtë do ta dëgjojë vendimin për emërimin e paligjshëm të drejtorit në shkollën fillore në fshatin Veleshtë. Seanca e sotme u prolongua për të pestën herë, edhe një herë, me kërkesë të mbrojtjes. Ndërkohë, fillojnë pushimet verore të organeve gjyqësore. Gjykatësi Jordan Jovanov nuk deshi të komentonte nëse ky ishte veprim mirë i menduar nga mbrojtja e kryetarit të komunës së Strugës. “Së pari, u pranua kërkesë nga dëshmitari për shtyrje. I vetmi dëshmitar që na kishte mbetur për ta dëgjuar ishte me arsyetimin se për arsye shëndetësore duhej të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – pika kufitare Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë. “U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt PK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka opinioni do të informohet në kohë”, shtojnë nga MPB. Edhe nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftuan për vendimin: “Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur fillimin e ndërtimit të interkonektorit me Greqinë, një projekt strategjik që synon të forcojë sigurinë energjetike të vendit dhe të sjellë zhvillim të qëndrueshëm. Sipas tij, ky është një hap thelbësor drejt integrimit në rrjetin rajonal të energjisë dhe garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me gaz natyror. Mexhiti thekson se përmes këtij projekti do të zëvendësohen burimet ndotëse të energjisë si druri, mazuti dhe qymyri me gaz natyror, një alternativë më e pastër dhe më e sigurt për mjedisin dhe shëndetin publik. “Përfitimet janë të qarta dhe…

Lexo më Shumë

Maqedonia, e cila i mbijetoi luftërave ballkanike të viteve 90-të të shekullit të kaluar pa dhunë masive dhe në të cilën jetojnë njerëz të ndryshëm dhe grupe të ndryshme etnike dhe fetare që arritën të ndërtojnë një shoqëri paqësore, dikur ishte lidere në rajon kur, 20 vjet më parë, e filloi procesin e anëtarësimit në BE së bashku me Slloveninë, tha eurodeputeti austriak Tomas Vajc në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian gjatë një debati mbi raportin e tij për vendin për vitin 2023 dhe 2024 sonte. “Ku ndodhet Sllovenia sot dhe çfarë i ndodhi Maqedonisë së Veriut? Pati disa…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka përshëndetur hapjen zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, duke e cilësuar si një zhvillim domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar dhe praninë e shtetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Qoku rikujtoi se pas hapjes së Konsullatës së Kosovës pesë vite më parë në këtë qytet, tani edhe Shqipëria zyrtarizon praninë e saj në Strugë përmes një përfaqësie konsullore. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërshqiptar dhe koordinimit mbarëkombëtar,” theksoi deputeti i VLEN në një reagim publik. Sipas tij, sa më shumë të ketë veprime…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave në RMV njoftoi sonte se deri në orën 19:00, janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit, nga të cilat 11 janë aktive dhe një është nën kontroll. “Zjarret aktive ka pranë Samokovit dhe midis fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Slatina në komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Bllace dhe Çuçer Sandevë dhe afër Kuçevishka Bara në komunën e Çuçer Sandevës, pranë fshatit Ljubanci në komunën e Butelit, nën Solunska Glava midis burimeve të Babunës dhe Banina Dupka, pranë fshatit Beshishte në rajonin e Prilepit dhe nga fshati Volino deri në…

Lexo më Shumë

Koalicioni qeveritar në Maqedoninë e Veriut përmes një propozimi planifikon shpallje publike për Avokat të ri të Popullit, pak ditë para pensionimit të Naser Ziberit, transmeton Telma. Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, deri te kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kanë dorëzuar kërkesë për shpalljen e konkursit, pasi më 12 korrik, Ziberi do të mbush 64 vjeç, duke i plotësuar kushtet për pension, ndërsa në përputhje me Ligjin për Avokatin e Popullit, mandati i Avokatit të Popullit do të mbarojë në momentin kur mbushen kushtet për pension. Në seancën e nesërme të Kuvendit, pritet që të…

Lexo më Shumë

Përderisa në Parlamentin Evropian dabatohej mbi Draft-Raportin nga eurodeputeti austriak Thomas Waitz për Maqedoninë e Veriut, ku pikë e rendit të ditës ishte fshirja e gjuhës dhe idenitetit maqedonas nga raporti, u drejtuan kritika edhe nga vendi. Presidentja Gordana Silanovska Davkova ka thënë se nuk është e tronditur, por thellësisht e zhgënjyer për qëndrimin e deputetëve bullgarë të cilët dorëzuan amendamente për të fshirë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Ajo vlerëson se Parlamenti Evropian po tregon se ka një mungesë të madhe demokracie. Gordana Siljanovska Davkova, president “Nuk jam e befasuar sepse në Parlamentin Evropian ulen përfaqësues të partive që janë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se janë paraqitur një numër i madh i deputetëve të cilët nuk do ta mbështesin fshirjen e terminëve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase” në draft-raportin e Parlamentit Evropian. Eurodeputetët sot debatojnë për propozim-raportin e Thomas Waitz, ndërsa votimi pritet të mbahet nesër. “Atje ka numër të madh të deputetëve të cilët janë pjesë e Parlamentit Evropian dhe të cilët lajmërohen dhe tregojnë se nuk do të votojnë për atë amendament të cilin do ta dorëzojë dikush dhe me të cilin ka për qëllim që në mënyrë talebane nga raporti, i cili është në tavolinë për herë…

Lexo më Shumë

Qeveria ka vendosur që të shpallë gjendje krize 30-ditore në të gjithë territorin e vendit për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve. Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, njoftoi në një konferencë për shtyp këtë pasdite se vendimi është marrë në bazë të seancës së sotme të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit të krizave. “Kjo në terren do të thotë se mundësohet një qasje e integruar dhe veprim i koordinuar i të gjitha institucioneve kompetente – Armatës, policisë, të gjitha njësive të zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe qeverive…

Lexo më Shumë

Ka indikacione se zjarri që shpërtheu të dielën rreth pasdites në rrugën magjistrale nga Shkupi drejt vendkalimit kufitar Bllacë të jetë i qëllimshëm, thotë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov. Ai thekson se sot në mëngjes zjarrfikësit gjetën paleta druri në vendin e zjarrit, të cilat duhet të përcaktohen nëse janë spërkatur me benzinë ​​dhe janë hedhur në dellinjë. Ai shtoi se në vendin e shpërthimit të zjarrit ishte i pranishëm 15, 20 minuta pas shpërthimit të tij dhe mund të shihte që vija e zjarrit ishte shumë e gjerë si për zjarr që do të…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka parashtruar aktakuzë kundër tetë personave të punësuar në INP Burgu Shkup, respektivisht në burgun e Shutkës. Në mesin e personave të dyshuar është edhe ish-drejtori i burgut, Filip Andonov. “Në bazë të dëshmive të grumbulluara i akuzuari i parë si drejtor i institucionit dhe dy nëpunës të policisë si bashkëveprues kryen vepër të vazhdueshme penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit’ prej tyre një nëpunës i policisë ka kryer edhe vepër penale ‘Punë e pakujdesshme në shërbim’, për të cilën vepër akuzohen edhe pesë nëpunësit e tjerë të policisë”, njoftoi sot Prokuroria. Të dyshuarit, siç bëhet e ditur…

Lexo më Shumë