Me rastin e 30 vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës, OKH MERHAMET, ka njoftuar se do të organizojë një tribunë shkencore me mysafir dhe personalitete nga Bosnja dhe Hercegovina. “Prof. Dr. Muamer DŽANANOVIĆ dhe Dr. Jasmin MEDIĆ, autorë të shumë teksteve mbi Gjenocidit e Srebrenicës si dhe mbi krimet serbe që janë bë ndaj popullit të Bosnjës gjatë luftës në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Tematika do të jetë e përbashkët për ti dhënë një koncept dhe parafytyrim edhe dëgjuesit shqiptarë se si ka ndodhur masakra e Srebrenicës, në baza të një kronologjie historike si dhe aspekti…
Author: Jeta almakos
Është hapur sot zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe zyrtarë të tjerë nga të dy vendet. Sipas një njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani ka deklaruar se konsullata do të ndihmojë gjithashtu në forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe komuniteteve në të dy vendet, duke krijuar sipas tij hapësira për bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe arsimor. “Sot,…
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu njoftoi se sot është realizuar inspektimi përfundimtar në objektin e ri të çerdhes “Bambi”, pjesë e kompleksit të kopshtit të fëmijëve “Fidani”. Sipas Ganiut, kjo çerdhe ka kapacitetin më të madh në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel paraqiti vizionin e tij për revitalizimin e kryeqytetit. “Shkupi do të ndryshojë në mënyrë të barabartë – për të gjitha vendbanimet, për të gjitha komunat, pa përjashtim. Tek unë nuk ka ndarje, nuk ka qytetarë të rendit të parë dhe të dytë. Do t’u përkushtohem njëlloj të gjithë qytetarëve të Shkupit, pa dallim politik, etnik apo të çfarëdo lloj tjetër përkatësie. Të gjitha masat dhe projektet e mia do të jenë për të mirën e…
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani thotë se duke ecur nëpër Çarshinë e Shkupit dhe duke u takuar me Ali Ahmetin, kryeministri i Shqipërisë po e bën të qartë se vullneti i shqiptarëve si bashkësia e dytë më e madhe etnike duhet të respektohet në Maqedoni, sepse partia dhe koalicioni fitues në zgjedhjet e fundit midis shqiptarëve është “Fronti Europian”. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shkup javën e kaluar, gjatë samitit të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga Bujar Osmani, përfaqësues të tjerë të BDI-së…
Në 12 muajt e fundit, janë përgatitur dhe paraqitur në qeveri 22 ligje sistemike, 13 prej të cilave parashikohen drejtpërdrejt nga axhenda e reformës. Ministri Filkov pohon se nga tetë ligjet në axhendën e reformës me afat deri në qershor 2025, shtatë janë dërguar tashmë në procedurën qeveritare. Kryesor midis tyre është projektligji i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili përfaqëson një ndryshim themelor në mënyrën se si zgjidhen dhe shkarkohen gjyqtarët, si dhe në përgjegjësinë e vetë anëtarëve të këshillit. “Kemi anuluar vendimin e qeverisë së mëparshme që rriti dhjetëfish tarifën e noterëve, kemi aktivizuar oda e ekspertëve, kemi…
Gjashtë invitro falas, stimulim për fëmijën e parë dhe të dytë si dhe lehtësime tatimore për nënat. Kjo është një masë që po mendon ta vendos në funksion Qeveria, duke pasur parasysh siç thonë rënien serioze të fertilitetit. Deputetja e VMRO-DPMNE-së Beti Stamenkoska Trajkoska paralajmëron masa për uljen e natalitetit në vend. Beti Stamenkoska Trajkoska, deputete e VMRO-DPMNE-së “Qeveria paralajmëron një set masash, siç janë, 6 procedura invitro falas, stimulim për fëmijën e parë dhe të dytë që do të lindë, duke e liruar nënën nga tatimi personal i të ardhurave për një vit për fëmijën e parë të lindur,…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi në lidhje me ndryshimet kushtetuese se kjo Qeveri nuk do të hyjë në asnjë proces pa një strategji të qartë paraprake dhe një marrëveshje të qartë. Ai në një konferencë për shtyp, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse Sofja do të dalë me kërkesa të reja pasi u publikua një e dhënë se mbi 216.000 shtetas maqedonas u janë lëshuar pasaporta bullgare, tha se qëllimi i Sofjes është t’i referohet këtij numri duke përfshirë disa qindra persona nga komuniteti bullgar në Kushtetutë. “Qëllimi i Sofjes zyrtare është që me futjen e disa qindra qytetarëve…
Sipas njoftimit të Lidhjes Automote të Maqedonisë, kjo mbyllje vlen për të gjitha automjetet dhe individët. “Vendkalimi kufitar Bllacë e Poshtme është mbyllur tërësisht për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut (për të gjitha automjetet dhe individët)”, thuhet në njoftim. Arsyeja e mbylljes janë zjarret që janë shpërndarë në fshatin Bllacë.
H&M Hennes & Mauritz AB (H&M), brendindërkombëtar i modës i njohur për ofrimin e modës dhe cilësisë me çmimin më të mirë në një mënyrë të qëndrueshme, njofton për hapjen e dyqanit të saj të katërt në Maqedoninë e Veriut, më 17 korrik, në orën 10:00, në qendrën tregtare Palma Mall në Tetovë. Shitorja, e cila do të shtrihet në një hapësirë prej 1,817 metrash katrorë në dy kate, përfaqëson ambicien e H&M për të krijuar një ambient frymëzues ku secili mund të shprehet përmes modës, ndërkohë që shijon një përvojë të lehtë dhe të këndshme blerjeje. Klientët do të…
Edhe pse ka vetëm një muaj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri Azir Aliu foli për përvjetorin e punës së këtij dikasteri. Aliu tha se ky muaj ka qenë i mjaftueshëm për vendosjen e bazave drejt një qasjeje sistematike të bazuar në të dhëna. Ai njoftoi se ka vënë në funksion një mjet elektronik për raportimin e parregullsive, përmes të cilit deri më tani kanë reaguar 39 qytetarë. Të dhënat fillestare, siç tha ai, tregojnë se rastet më të shpeshta të raportuara lidhen me: sjellje joprofesionale, neglizhencë ndaj pacientit, trajtim të papërshtatshëm, refuzim të shërbimit shëndetësor, vonesa në ofrimin…
Më 06.07.2025 në orën 18.00 në SPB Shkup është denoncuar se pranë urës mbi lumin Lepenc, në afërsi të Stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur dhe ka përfshirë disa hapësira ndihmëse dhe stalla në të cilat ka pasur kafshë shtëpiake. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa në njërën nga hapësirat ndihmëse është gjetur një trup i djegur njeriu, si dhe trupa të djegur bagëtish. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

