Zjarri afër fshatit Nikoliq në komunën e Dojranit, aktiv tashmë ditën e tretë, e kaloi kufirin dhe u zgjerua edhe në anën greke, ndërsa po intervenojnë forca zjarrfikëse tokësore dhe ajrore të Greqisë. Siç informojnë nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë, zjarri është në rajonin e Liqenit të Dojranit afër Kilkis (Kukush), ndërsa po shuhet me 60 zjarrfikës me tre ekipe këmbësorike, 17 automjete, dy aeroplanë dhe një helikopter, ndërkaq po ndihmojnë edhe cisterna dhe automjete të komunës. Për zjarrin afër Dojranit, Greqia dërgoi dy aeroplanë zjarrfikës të llojit kanader CL-415 dhe dy automjete zjarrfikëse me tetë zjarrfikës, pas kërkesës bilaterale…
Author: Jeta almakos
BDI e zgjodhi Elizabeta Dukovskën gjykatëse kushtetuese. Ajo më pas kërkoi që të kufizohet përdorimi i shqipes në institucione. BDI arriti të shfuqizojë Balancuesin përmes Gjykatës Kushtetuese, duke hapur rrugë për diskriminim në punësime. BDI e kundërshtoi shkarkimin e Dukovskës, edhe pasi ajo doli haptazi kundër dygjuhësisë. BDI votoi në Kuvend edhe për zgjedhjen e Darko Kostadinovskit, një tjetër figurë që nuk përfaqëson asnjë vlerë shqiptare. Tani, arkitektët e sulmit institucional ndaj gjuhës shqipe dalin me lot krokodili, duke aktruar si “mbrojtës”. Jo, nuk jeni mbrojtës, jeni tradhtarë me firmë dhe vulë. Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin: BDI është…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 8 korrik 2025 paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Ndaj pesë të dyshuarve, Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit. Sipas Dosjes së Prokurorisë që “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar nga burime brenda Prokurorisë, thuhet se më 7 korrik 2025, rreth orës 00:10 në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan, të pandehurit duke vepruar nga…
Në Rripin e Gazës, situata humanitare po përkeqësohet në mënyrë dramatike, ndërsa mjekët në spitale janë të detyruar të vendosin disa foshnje në një inkubator për shkak të mungesës së energjisë dhe karburantit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mbi 130 foshnje të parakohshme janë në rrezik serioz për jetën, pasi spitalet kanë rezerva karburanti vetëm për disa orë të mbetura. Sipas raportimeve nga terreni, mungesa e karburantit po ndikon direkt në funksionimin e pajisjeve jetike, përfshirë inkubatorët, aparaturat për oksigjen dhe sistemet e ventilimit. Në një rast të dokumentuar, ndalimi i furnizimit me energji çoi në vdekjen…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për angazhimin e Ushtrisë në përballjen me zjarret. “Presidentja në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza, ka nënshkruar vendimin për përfshirjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve. Angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë vjen pas shpalljes së gjendjes së krizës nga ana e Qeverisë”, njofton presidenca. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të përcaktojë mënyrën e këtij angazhimi. Presidentja po ndjek nga afër situatën me zjarret dhe shpreh shqetësim e solidaritet me qytetarët e prekur, njoftojnë nga kabineti i saj.
Është shënuar viktima e dytë nga zjarret. Një person ka humbur jetën pranë një vatre zjarri afër fshatit Lozanovë, në komunën e Kriva Pallankës. Trupi i pajetë u gjet sot nga zyrtarë policorë të SPB Kriva Pallankë, ndërsa në vendngjarje po kryhet hetim nga prokurori publik për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.
“Komuniteti Shqiptar-Australian shpreh shqetesimin te plotë dhe jemi të tronditur dhe thellësisht të shqetësuar me situaten te krijuar ne Republiken e Maqedonise se Veriut nga autoritetet te kesaj qeverie. Diskriminim i plotë dhe tronditës nga autoritetet qeveritare maqedonase, ku nuk ka asnjë shqiptar të punësuar në të gjitha departamentet dhe ministritë e mëposhtme qeveritare në Maqedoninë e Veriut, gjë që është krejtësisht e paligjshme dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit e cila i dha fund konfliktit etnik në këtë republikë në vitet 2000/2001 duke garantuar të drejta të barabarta për popullsinë etnike shqiptare që jetonte në këtë vend për…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku. Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe reflektuese, ku u kujtuan momente kyçe të bashkëpunimit institucional dhe diplomatik mes Tiranës dhe Shkupit. “Sfidat kanë qenë të mëdha, por përkushtimi për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ka qenë po aq i fuqishëm,” theksoi Ahmeti, duke përmendur rolin që ka luajtur diplomacia shqiptare dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë në përparimin e të drejtave kolektive dhe ndërtimin e barazisë në Maqedoninë e Veriut. Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet…
Është hapur kufiri i Bllacës, transmeton TV21. Kufiri është hapur që nga ora 17:20, ndërkaq për automjetet e rënda ende vlen ndalesa. Nga ora 17:20, qarkullimi është ndërprerë nga kyçja e Radishanit drejt Tetovës dhe në drejtimin e kundërt, nga kyçja në Orman deri në Mirkovcë.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sulmin fizik i cili ka ndodhur sot, ndaj ekipit gazetaresk të televizionit ALSAT-M, i cili po raportonte për zjarrin e madh në deponinë ilegale në Vizbeg. Sipas informacioneve nga kolegët, gazetari Avni Tahiri dhe kameramani Shenoll Hajredini janë sulmuar fizikisht nga një person, pronar i mbeturinave për të cilat dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin. Sulmuesi ia ka marrë me forcë telefonin gazetarit Tahiri dhe e ka hedhur në zjarr, ndërsa kameramani Shenoll Hajredini gjithashtu është sulmuar dhe kamera e tij është dëmtuar. Personi në fjalë është arrestuar nga Ministria e Punëve të Brendshme…
Organizata Kulturore Humanitare MERHAMET organizoi tribunën shkencore me rastin e 30-vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës. Duke e potencuar faktin se kjo ka qenë një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, panelistët thanë se ky gjenocid mbetet plagë e gjithë Ballkanit. Profesor doktor Muamer Xhananoviç theksoi se mohimi i gjenocidit është dhunë e vazhdueshme ndaj viktimave. Muamer Xhananoviç, profesor “Gjatë ekzekutimit të krimeve masive, menjëherë është filluar edhe me fshehjen e gjurmëve. Nuk e di nëse e dini se në territorin e Bosnje Hercegovinës, një numër i konsiderueshëm të varrezave masive është gjetur…
Ne mbetemi krenarë, me kokën lart. Sot Bullgaria punoi kundër nesh. Sot bota pa se me çfarë sfidash dhe padrejtësish përballemi si shtet dhe popull në shekullin e 21-të. Sot, rehatshëm dhe në sy të të gjithëve, mund t’i themi Evropës se e vërteta ka dalë në dritë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp sot. Siç tha Mickoski nga selia e partisë, ne jemi në anën e duhur të historisë, “dhe kemi parë se edhe Bullgaria di si ta shkatërrojë anën e duhur”. “Maqedonia është bllokuar në rrugën evropiane nga Bullgaria, por jo që tani,…

