Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Brendshme njofto për risi, si pasojë e proceseve të digjitalizimit. Nga sot, në portalin kombëtar uslugi.gov.mk është në dispozicion në mënyrë elektronike një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët në sportelet e MPB-së: Vërtetim për venbanim në adresën aktuale të qëndrimit. Qytetarët mund ta gjejnë këtë shërbim direkt në linkun: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5737

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 12:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, shpërtheu zjarr në një automjet në pronësi të Ministrisë së Brendshme. Nga MPB thonë se derisa policia po kryenin detyrat zyrtare, automjeti u përfshi nga flakët. Ministria e Brendshme informoi se dy policët kërkuan ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” – Klinika e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit. Zjarri u shua nga policia që ndodheshin në vendngjarje.

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti, sot mora pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, e mbajtur në Romë, ku u mblodhën përfaqësues të qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit privat nga e gjithë bota. Në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut theksova qëndrimin tonë të palëkundur përkrah Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit, demokracisë dhe së drejtës ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës dhe të kontribuojë, sipas kapaciteteve tona, në procesin e rindërtimit dhe të integrimit evropian të saj.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër deklaratat fyese të bëra kundër Kryeministrit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Bullgarisë, Georg Georgiev, gjatë paraqitjes së sotme si i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit bullgar “BTV“. Në këtë drejtim, Ministria sot thirri në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zheljasko Radukov, të cilit iu përcoll protesta zyrtare dhe u theksua papërshtatshmëria e një diskursi të tillë publik nga një zyrtar i lartë i qeverisë bullgare. “Deklarata të tilla,…

Lexo më Shumë

“Në mënyrë arbitrare u hoq nga rendi i ditës interpelanca e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovskit, të inicuar nga deputetët e Frontit Evropian”. Kështu reagoi deputeti nga grupi parlamentar i Frontit Evropian Ilir Hasani, pasi një ditë më parë kjo interpelancë nuk u pranua të jetë pikë e rendit të ditës.  Sipas tij, ky veprim është pa precedent, i rrezikshëm institucional dhe godet drejtpërdrejt funksionimin demokratik të Kuvendit të RMV-së. Ndërsa, për arsyetimin e Kuvendit për të mos e vendosur në rend dite, Hasani tha se justifikimi është qesharak dhe është juridikisht i paqëndrueshëm dhe politikisht hipokrit. Ilir Hasani,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski zbuloi se një pjesë e zjarreve që prej ditësh janë aktive në mbarë vendin janë të qëllimshme. Sipas tij, një pjesë e vatrave të zjarrit janë pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënda atmosferike, megjithatë, për disa prej tyre thotë se ka dyshime të bazuara se janë shkaktuar me qëllim. “Sapo të neutralizohet dhe lokalizohet zjarri i dytë, menjëherë fillon një zjarr i tretë. Të gjitha këto janë të lidhura me infrastrukturë kyçe të shtetit dhe nga profesionistët brenda MPB-së ekzistojnë dyshime të forta – jam i informuar se dyshojnë –…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjejen gazetareske lidhur me dyshimet se zjarret janë të qëllimshme dhe akuzat nga opozita për mosreagim të duhur në menaxhimin me to, deklaroi: “Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe dëshmi. Kemi edhe persona të arrestuar që kanë qenë të përfshirë në këto veprime, veçanërisht në territorin e Shkupit, në Qytetin e Shkupit. Sepse zjarri, të themi, i fundit që ndodhi mbrëmë pranë Liqenit të Smillkovës, ndodhi pas orës nëntë të mbrëmjes, dhe ajo që gjetëm atje, por dhe tre personat që më pas u ndaluan, tregojnë se ekziston dyshim i bazuar…

Lexo më Shumë

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, në datat 9-10 korrik po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit: Presidentin Radev, Kryeministrin Jeliazkov dhe Kryetaren e Parlamentit Kiselova. Në ditën e parë të vizitës znj. Spiropali u prit nga Kryeministri Rossen Jeliazkov. Kryetarja Spiropali nënvizoi se “Me Bullgarinë kemi marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera në të gjitha nivelet, të cilat mbështeten në miqësinë tradicionale dhe në lidhjet historike, kulturore e njerëzore midis dy popujve tanë. Bullgaria është një mbështetëse e vendosur e integrimit…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka realizuar takimin e parë të punës me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në të cilin u bisedua për gjendjen aktuale ekonomike dhe monetare në vend dhe rëndësinë e bankës qendrore të qëndrueshme dhe të pavarur për zhvillimin ekonomik afatgjatë, njoftoi Kabineti i saj. Presidentja Siljanovska Davkova ishte informuar për politikën monetare, stabilitetin e kursit të këmbimit, tendencat dhe gjendjet inflacioniste në sistemin bankar. Ajo theksoi rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të politikave ekonomike me qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stimulimin e investimeve dhe rritjes. Guvernatori Sllaveski…

Lexo më Shumë

SHBA-ja ka vendosur sanksione sot ndaj Raportueses Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, duke përmendur si justifikim “përpjekjet e saj për të nxitur” veprime nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, transmeton Anadolu. “Sot po vendos sanksione ndaj Raportueses Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, për përpjekjet e saj të paligjshme dhe të turpshme për të nxitur veprime (të GJNP-së) kundër zyrtarëve, kompanive dhe drejtuesve amerikanë dhe izraelitë”, shkroi Sekretari i Shtetit Marco Rubio në X. Duke akuzuar Albanesen për zhvillimin e një “fushate lufte…

Lexo më Shumë

Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së deputetëve të BDI-së në Parlament, duke i akuzuar për hipokrizi dhe mungesë të guximit moral në çështje që prekin interesin e shqiptarëve. Në një postim në Facebook, Beqiri ka kujtuar një sërë ngjarjesh tragjike dhe të dhimbshme për shqiptarët, duke ngritur pyetjen se ku ishte zëri i BDI-së në ato momente vendimtare. “A i patë ndonjëherë këto kukulla të BDI-së të bllokojnë foltoren e Parlamentit kur rriheshin dhe zvarriteshin motrat tona për rastin Monstra? Kur digjeshin pronat e shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov? Apo kur nxënësit shqiptarë rriheshin nga…

Lexo më Shumë

Reagim edhe nga fqinjët. Ministria e Jashtme e Bullgarisë përshëndeti rezolutën e Parlamentit Evropian. Ministria thekson se çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën duhet të jenë temë e diskursit shkencor dhe akademik, e jo objekt i vlerësimeve institucionale për përparimin drejt BE-së. Nga Bullgaria thonë se e mbështesin perspektivën evropiane të rajonit, por me respekt të rreptë të kritereve dhe detyrimeve të dakorduara, duke paralajmëruar se përpjekjet për përdorimin e institucioneve evropiane për qëllime të brendshme e minojnë besimin dhe i dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Lexo më Shumë