Author: Jeta almakos

Si kandidat i pavarur në garën për kryetar të komunës sot hyri Visar Ademi. I shoqëruar nga disa miq të ngushtë i dorëzoi dokumentet e kandidaturës. “Unë nuk kam logo partie, as nuk më shoqëron ndonjë lider partie, por qytetarët janë me mua, kështu Visar Ademi paralajmëroi fushatën zgjedhore dhe konfirmoi zyrtarisht qëllimin e tij për të qenë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme. Pasi dorëzoi dokumentet, në deklaratën theksoi se nuk kandidon vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të transformuar Gostivarin. Ademi nuk do të ketë listë për këshilltarë dhe do të kandidojë vetëm për pozicionin…

Lexo më Shumë

Sulejman Lamallari, i akuzuar për dhunë fizike dhe verbale ndaj kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot para gjykatës deklaroi se në të vërtetë ai nuk është sulmues, por viktimë në të gjithë ngjarjen, shkruan Alsat. Para gjykatës, Lamallari pretendoi se ishte sulmuar ndërsa Arsovska ndodhej në terren me zyrtarë në Çair pas një kallëzimi për ndërtim të paligjshëm. “Atë ditë unë nuk sulmova askënd, unë u sulmova nga kryetarja. Ajo u afrua me telefon, unë vetëm i bëra me dorë, doja t’ia largoja telefonin për të mos regjistruar pa leje. E dëmtuara më goditi me këmbë, më shtyu…

Lexo më Shumë

Rreth një muaj pas thirrjeve raciste e antishqiptare në sallën e sportit në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes reprezentacionit të Maqedonisë dhe Rumanisë, Policia ende nuk ka dorëzuar kallëzim përkatës në Prokurori për autorët. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, për Alsat shpjegojnë se SPB Kumanovë në koordinim me Prokurorinë Themelore të Kumanovës po ndërmarrin aktivitete për zbardhjen e rastit. “Nga ana e SPB Kumanovë deri më tani janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet vijuese me qëllim të zbardhjes së rastit: Është kryer bisedë zyrtare me dy persona për të cilët ekziston dyshim se janë të përfshirë në rastin; Është…

Lexo më Shumë

Orce Gjorgjievski, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor me kryetarin afatgjatë të kryeqytetit slloven, z. Zoran Jankoviq. Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja të rëndësishme dhe u diskutua mbi vizionin e bashkëpunimit të ardhshëm mes Shkupit dhe Ljubljanës. Kryetari Jankoviq dha mbështetje të qartë dhe këshilla të vlefshme, duke theksuar se Ljubljana do të jetë qytet-partner dhe shembull i vërtetë për zhvillimin dhe modernizimin e Shkupit. Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua sfidave më të mëdha me të cilat përballet kryeqyteti ynë – transporti publik dhe pastërtia. Kryetari i Ljubljanës premtoi angazhimin e ekipeve profesionale nga qyteti i…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi thanë se koalicioni VLEN ka dështuar plotësisht në realizimin e premtimeve të saj, duke zhgënjyer qytetarët shqiptarë. Sipas ASH-së, VLEN nuk ka më siguri që të kërkojë votën e elektoratit shqiptar. Reagimi i plotë: Aleanca për Shqiptarët vlerëson se eksperienca e qytetarëve me VLEN-in në qeveri është e hidhur dhe dëshmon se ky koalicion ka humbur çdo legjitimitet për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të tetorit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, VLEN premtoi: Krijimin e ekipeve të përhershme ekspertësh për të sjellë investime ndërkombëtare në komunat shqiptare. Bashkëpunim ndërkomunal dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në një intervistë për emisionin “Maqedonia në mëngjes” në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM), tha se Maqedonia e Veriut për të është si shtëpia e saj e dytë. “Është e vështirë të thuash me pak fjalë se çfarë përfaqëson Maqedonia për mua. Ky vend është shtëpia ime tashmë për gjashtë vite – që për një diplomate amerikane është një periudhë shumë e gjatë. Maqedonia është një vend që unë e dua, e respektoj dhe i dëshiroj më të mirën. Një nga gjërat që më jep energji çdo…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja tenton rregullimin e raporteve me BDI-në. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Integristëve Bujar Osmni duke shtuar se dallojnë shumë sjelljet e VMRO-së para kamerave dhe sjelljet e VMRO-së prapa tyre. Sipas Osmanit, VMRO-DPMNE-ja përmes të “dërguarve” special ka kërkuar që BDI-ja të bëhet gati për Qeveri. Kjo sipas Osmanit, vjen pas rezultateteve në anketa që i ka parë dhe bërë vet VMRO-ja e të cilat janë janë në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim. Megjithatë, Osmani tha se BDI-ja asnjëherë nuk do të pranojë të futet në Qeveri në këtë mënyrë. BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË “Kur e dëgjoj…

Lexo më Shumë

Nga shtatori i vitit 2026 rikthehet shkolla e mesme policore në vend, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pasi ligji i propozuar me procedurë të shkurtuar tashmë është dorëzuar para deputetëve. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të funksionojë në praktikë, Toshkovski paralajmëroi punësim të garantuar për të gjithë ata që do ta përfundojnë shkollën e mesme policore. “Çdo person që do të regjistrohet në Akademinë Policore në të ardhmen, në kuadër të shkollës së mesme policore, dhe që do ta përfundojë me sukses, do të bëhet pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një komunikate porosit kandidatin e BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani që në vend të statuseve në Facebook që nxisin urrejtje dhe ndarje mes qytetarëve, të përgjigjet për padinë penale lidhur me organizimin milionësh të samitit të OSBE-së në Shkup, parregullsitë e të cilës i ka konfirmuar edhe raporti i revizionit. Reagimi i VMRO-DPMNE-së vjen një ditë pasi koalicioni VLEN dorëzoi kallëzim në Prokurori kundër Osmanit për siç theksuan, shpenzimin e 120 milionë denarëve për Samitin e OSBE-së pa dokumente dhe evidencë përkatëse. Osmani, nga ana tjetër hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si shpifje, pasi sipas…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, në një intervistë për PressOnline.al thekson se këtë herë Shkupi do të marrë atë që i takon. “Sepse Shkupi nuk është vetëm Qendra dhe Karposhi. Shkupi është edhe Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba, Kisella Voda, Shtip, Orizare, Gjorçe Petrovi, Qendra dhe Karposhi. Të gjitha këto janë pjesë e Shkupit, por le ta themi hapur: shumë lagje të këtij qyteti janë harruar me vite të tëra. Buxhetet gjithmonë më të vogla, investimet gjithmonë më pak, e problemet gjithmonë më shumë”, tha ai. Ai ka thënë se ka tri prioritete të qarta: E…

Lexo më Shumë

Në kontekst të takimit të kryeparlamentarit, Afrim Gashi, me deputetin rom nga Kroacia, Veljko Kajtazi, si dhe me përfaqësues të sektorit rom, vlen të rikujtohet një mesazh i rëndësishëm që ai e kishte dhënë edhe më herët në një takim me përfaqësues të komunitetit rom, transmeton portali RomaPress. Gashi kishte deklaruar qartë se, edhe në mungesë të një deputeti rom në Parlament, ai personalisht do të angazhohet për interesat e komunitetit rom. Ai theksoi se ndjen përgjegjësi dhe obligim, si politikan dhe si kryetar i legjislativit, të mbrojë me zë të lartë nevojat dhe të drejtat e romëve, të cilët…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot shpalli krijimin e një Task Force të posaçme të dedikuar për fondet IPA, me një synim të qartë që mjetet evropiane të vijnë drejtpërdrejt në këtë komunë. “Për tre vite kam qenë koordinator shtetëror për fondet IPA. I di si funksionojnë këto programe, ku janë mundësitë dhe kush janë njerëzit në Bruksel që vendosin për to,” theksoi Osmani. Ai shtoi se prej sot Çairi ka një ekip me një mandat të vetëm: të sjellë miliona euro nga programet evropiane drejtpërdrejt në komunë. “Kjo nënkupton rrugë më të mira, shkolla më…

Lexo më Shumë