Author: Jeta almakos

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot se nevojitet qasje e një burrështetasi për zhbllokimin e integrimeve evropiane, duke e kritikuar kryeministrin i cili sipas tij njëherë kërkon konstruktivitet, ndërsa pastaj refuzon çdo propozim. “Më vjen shumë keq që kryeministri njëherë kërkon konstruktivitet, e herë të tjera refuzon çdo propozim. Nëse kjo është pjesë e folklorit parazgjedhor apo duke mos marrë parasysh fushatën që zhvilluan vitin e kaluar, nuk mund ta them tani, por fakti është se asgjë nuk po ndodh në fushën e integrimit evropian, dhe rajoni po ecën përpara. Shqipëria po ecën përpara, Mali i Zi po ecën…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth klubit FC Shkupi, duke theksuar se ky klub është simbol i përbashkët i të gjithëve dhe nuk duhet të përdoret për ndarje apo përfitime politike. “Kjo temë, dmth FC Shkupi, duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë. Ashtu siç e kemi kthyer nga liga e katërt në kampion, po ashtu do t’i qëndrojmë afër edhe tash, por pas zgjedhjeve lokale. FC Shkupi është simbol i unitetit dhe i dashurisë sonë për futbollin, ndaj duhet të na…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka reaguar pas sulmit në Manastir ndaj një qytetari suedez, i cili u dhunua vetëm pse u ngatërrua për shqiptar. Ja reagimi i plotë i tij: “Sulmi në Manastir ndaj një qytetari suedez, vetëm pse u ngatërrua për shqiptar, është akt i papranueshëm dhe i turpshëm! Dhuna mbi baza etnike është plagë e së kaluarës, e cila nuk mund të tolerohet në një shoqëri që synon standarde evropiane. Drejtësia duhet të veprojë shpejt dhe qartë, për të treguar se askush nuk ndëshkohet për identitetin e…

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në rrugën “Rruga e Gjerë” në Manastir nga disa të rinj rreth 20 vjeç. Sipas raportimit të tij në polici, të panjohurit i janë afruar dhe kanë tentuar t’ia heqin me forcë bluzën, në të cilën kishte simbole të një shteti tjetër – që dyshohet të ketë qenë Shqipëria. Pasi pa se nuk mund të mbrohej, viktima ua dorëzoi vetë bluzën sulmuesve, të cilët më pas u larguan në drejtim të panjohur. Policia e Manastirit ka hapur hetim dhe po punon për identifikimin…

Lexo më Shumë

ZORAN BOJAROVSKI Maqedonia e Veriut mbetet zonë interesi për ndikimet e huaja. Edhe pse kjo dihet prej kohësh, kjo temë u bë përsëri aktuale me Raportin e Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut të përgatitur nga eurodeputeti Thomas Weitz[i]. Ajo që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen, jo aq të opinionit të gjerë sa të atij të ekspertëve, i cili ka zhvilluar shqisat për njohjen e ndikimeve malinje të vendeve të treta në rajon e veçanërisht në Maqedoni, është “lojtari i ri” i ndikimit – Serbia, përveç Rusisë dhe Kinës “tradicionalisht” të njohura. Edhe pse për këtë vend fqinj në veri të…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët thotë se barazia reale dhe përfaqësimi i drejtë e adekuat në të gjitha nivelet e shtetit janë shtylla mbi të cilat duhet të ndërtohet një pakt i ri politik mes shqiptarëve dhe maqedonasve. “Platforma kombëtare e propozuar nga Aleanca parashikon që shqiptarët të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si maqedonasit në çdo sferë të jetës: arsim, ekonomi, kulturë, administratë dhe siguri publike. Kjo do të thotë se institucionet shtetërore – nga administrata deri te policia dhe gjyqësori – duhet të pasqyrojnë përbërjen multietnike të vendit, duke garantuar që shqiptarët të mos mbeten të nën-përfaqësuar. Një…

Lexo më Shumë

BDI përmes një komunikate thekson se Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. LEXO më poshtë komunikatën e plotë: Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e…

Lexo më Shumë

Stuhia e shoqëruar me erëra të forta ka bërë që një traget i vogël i linjës Ohër-Shën Naum të humbasë kontrollin dhe të dalë në ujërat shqiptare. Për gati 2 orë me radhë trageti është shtyrë nga era deri pranë fshatit Piskupat. Ai ishte nisur nga Shën Naumi drejt Ohrit, por stuhia e fortë në liqen e zhvendosën atë në ujërat shqiptare. Mësohet se me qetësimin e stuhisë trageti është nisur drejt Ohrit sërish dhe po futet në ujërat maqedonase, ka pasur pasagjerë në bord, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është dëmtuar, përveç panikut të madh që kanë pësuar.

Lexo më Shumë

Dr. Arben Ramkaj Diplomacia shqiptare ka bërë një rrugëtim të gjatë. Nga izolimi i epokës komuniste, deri tek integrimi euroatlantik i ditëve tona, Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, kandidate për Bashkimin Evropian dhe gjithnjë e më e pranishme në debatet ndërkombëtare. Por mbetet një pyetje thelbësore: çfarë roli unik mund të luajë Shqipëria në skenën botërore? Përgjigjja gjendet tek ndërmjetësimi. Në një botë ku besimi është i pakët, vendet e vogla shpesh mund të shërbejnë si ura të besueshme. Ndryshe nga fuqitë e mëdha, ato nuk mbarten me trashëgimi koloniale dhe nuk perceptohen si vende me interesa të fshehta.…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN hapi zyrtarisht shtabin e tij zgjedhor në komunën e Sarajit. Aktivistë dhe mbështetës të VLEN-it u mblodhën për të degjuar premtimet të kandidatit për kryetar komune, Muhamed Elmazi – një emër që, sipas koalicionit, përfaqëson profesionalizëm, integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. “Muhamed Elmazi është gati të punojë për fuqizimin e vendimmarrjes lokale dhe për të sjellë rezultate konkrete për çdo qytetar të Sarajit,” deklaruan përfaqësues të VLEN-it gjatë eventit, duke theksuar se kandidatura e tij është pjesë e një strategjie të gjerë për të forcuar komunat me udhëheqës të përgatitur dhe të…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të sportit si pjesë kyçe e identitetit dhe e ardhmes së komunës. Në një takim me sportistë dhe përfaqësues të klubeve lokale, Mexhiti prezantoi një sërë projektesh konkrete për përmirësimin e infrastrukturës sportive. Sipas tij, Çairi ka një traditë të pasur sportive dhe ka prodhuar sportistë të suksesshëm në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. “Potenciali ekziston, por mbetet detyrë e komunës të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e sportit dhe të rinjve tanë,” deklaroi ai. Projektet kryesore të prezantuara përfshijnë: Ndërtimin e sallës multifunksionale…

Lexo më Shumë

Është kthyer edhe një pacient i lënduar në tragjedinë në Koçan, i cili mjekohej në Stamboll. Ndërkaq në mjekim spitalor mbeten një pacient tjetër në Stamboll dhe dy pacientë në spitalin “Axhibadem Sistina”, të ciilët janë të lënduar rëndë, por nuk janë në gjendje kritike. Gjithashtu dy pacientë kanë nevojë për nevojë për intervenime të përkohshme sepse kanë kanë plaga të hapura dhe do të trajtohen në spitalin e Koçanit. Ndërsa Fondi i Sigurimit Shëndetësor siç bëri me dije drejtori Sasho Klekovski, do të mbuloj shpenzimet e kontrolleve për 6 pacientë që mjekohen në Bullgari. Sasho Klekovski, drejtor i Fondit…

Lexo më Shumë