Naser Pajaziti Grupi i tifozëve “Çkembari” nuk u mjaftua me aktin e turpshëm të dhunës ndaj një qytetari të pafajshëm shqiptar me shtetësi suedeze, të cilit ia hoqën bluzën vetëm pse mbante shqiponjën shqiptare, por tani ka dalë edhe me deklarata skandaloze duke fyer hapur flamurin tonë kombëtar dhe duke nxitur urrejtje ndëretnike. Ky nuk është sport, nuk është tifozllëk – është huliganizëm i pastër dhe provokim i rrezikshëm që cenon bashkëjetesën dhe paqen në vend. Flamuri shqiptar nuk është provokim, por simbol i një kombi të tërë, dhe askush nuk ka të drejtë ta përdhosë apo ta përdorë për…
Author: Jeta almakos
VLEN ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së në lidhje me “botën serbe”. Prej atje thonë se “BDI ishte partia që e mbajti Nikolla Gruevskin në pushtet plot 10 vite, duke i siguruar kuorum dhe mbështetje politike në momentet më kritike për regjimin e tij. “Bujar Osmani personalisht ka zhvilluar 11 takime me udhëheqësinë shtetërore të Serbisë, ndërsa asnjëherë me Kosovën. Nëse dikush hapi dyert për “Botën Serbe”, ajo është BDI. BDI është partia që votoi Ligjin për Amnisti për Sasho Mijallkov dhe strukturën e tij, duke i shpëtuar nga përgjegjësia ligjore. BDI edhe sot e kësaj dite mban kontakte me…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) me shqetësim serioz i ndjekin informacionet e lidhura me raste të mundshme të ndjekjes së paligjshme të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në periudhën 2019–2024, për çka opinioni u informua së fundmi përmes një brifingu për gazetarë nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK). Në mënyrë shtesë, kryeministri si dhe drejtori i ASK-së të hënën publikisht i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të reagojë dhe ta sqarojë rastin për këto pretendime. Ne konsiderojmë se çdo ndjekje e paligjshme e komunikimeve mund të paraqesë kërcënim serioz për…
Grupi i tifozëve të futbollit nga Manastiri, “Çkembari”, ka lëshuar një reagim skandaloz pas incidentit të fundit në qytet, duke mohuar prapavijën ndëretnike dhe duke përdorur gjuhë nxitëse ndaj komuniteteve të tjera. „Mos krijoni tensione ndëretnike aty ku nuk ka, mos krijoni tensione ndëretnike që nuk do të mund t’i kontrolloni. Në Manastir ‘bien’ bluzat e të gjithë atyre që i irritojnë manastirasit, dhe do të ‘bien’ edhe më tej!“ thuhet në reagimin e tyre. Ata shtojnë se situata nuk ka karakter etnik, duke sulmuar edhe kategori të ndryshme tifozësh. „Komitë e ballistë, sherfercerë e vojvodë, debraçanë, kosovarë e grekë…
Në edicionin e 20-të të FORUMIT STRATEGJIK TË BLEDIT në Slloveni në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë edicionit me moderatorin Stjepan Oresković, sipërmarrës dhe President i IEDC Bled, Future 500 (International Executive Development Center), moderatori tha se Marta Kos komisionere e BE për Zgjerimin tha mbrëmë që Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare në BE. Ndërkohë qeveria shqiptare po plotëson me shpejtësi kriteret që kërkon BE.
Në orët e para të së hënës, kamerat e sigurisë kanë filmuar tre persona të maskuar afër një marketi te tri kullat në Lagjen Veri të kryeqytetit. Sipas pamjeve që siguroi TV21, njëri prej tyre ka thyer xhamin e shitores, ndërsa tjetri i ka ndihmuar për t’i ndezur dy shishe me gaz, duke i hedhur brenda objektit. Personi i tretë ka bërë roje dhe pas kryerjes së aktit vandal, që të tre kanë ikur në të njëjtin drejtim. Kjo sipas policisë, cilësohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme dhe e organizuar me koktej molotovi. Nga MPB thonë se janë duke hetuar…
Policia kufitare bullgare ka ndaluar një shtetase të Maqedonisë pasi tek ajo janë gjetur të fshehura 89.000 euro, njoftuan autoritetet policore atje. Ngjarja është raportuar më 29 gusht, kur një grua 40-vjeçare, duke udhëtuar me veturë, ka mbërritur në vendkalimin kufitar “Gjueshevo” për dalje nga Bullgaria. Policia kufitare kërkoi kontroll të përbashkët me doganierët dhe gjatë kontrollit tek udhëtarja u gjetën 89.000 euro të ngjitura dhe të fshehura nën rrobat e saj. Sipas mediave bullgare, është hapur një hetim i shpejtë dhe gruaja është ndaluar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.
Duke filluar nga gjysmëvjetori i dytë, mësuesit në çdo lëndë do të aplikojnë dhe do t’u mësojnë nxënësve inteligjencën artificiale (IA), njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me zbatimin e IA-së që nga fillimi i vitit shkollor. Ajo tha se përdorimi i inteligjencës artificiale do të futet në të gjitha lëndët, dhe kjo do të varet nga mësuesit se sa dhe çfarë mjetesh do të përdorin, transmeton Portalb.mk. Por, paraprakisht do të edukohen nxënësit për avantazhet dhe disavantazhet e inteligjencës artificiale. Pra, pasi të zbatohet informacioni bazë dhe nxënësit të fitojnë…
Tridhjetë e dy kandidatë të pavarur, synojnë postin e kryetarit të komunës. Ndërsa ky numër mund të ndryshoj deri në mesnatë, kur përfundon afati ligjor për paraqitje të kandidatëve të pavarur. Siç bënë me dije KSHZ kandidatët e pavarur janë paraqitur në 19 komuna. Komisioni Shtetëror Zgjedhor “Deri në këtë moment për kryetarë komunash nënëshkrime kanë mbledhur 32 kandidatë në 19 komuna: në Makedonska Kamenicë 2 kandidatë, në Kumanovë, Ohër, Debacë, Strugë, Dibër, Qendër, Demir Kapi, Makedonski Brod, Koçan , Mogillë, Gostivar nga 1 kandidat, Manastir 2, Novaci 2, Demir Hisar 5, Prilep 6, Dollnen, Shuto Orizarë dhe Qyteti Shkupit…
Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri. Dr. Art Zylbeari doktoron në fushën e mjekësisë. Sot, në hapësirat e Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, nën mentorimin e Prof. Dr. Milka Zdravkovska, u mbajt me sukses mbrojtja publike e disertacionit të doktoraturës ku kandidati dr. Art Zylbeari u vlerësua me notën maksimale 10 duke mar thirrjen doktor I Shkencave te mjeksisë. Tema e hulumtimit “Lidhja e hiperhomocisteinemisë me presionin e gjakut te pacientët me sëmundje kronike të veshkave” trajton një nga sfidat më aktuale në shkencat mjekësore, duke ofruar qasje të reja dhe rezultate me rëndësi të madhe praktike për zhvillimin…
Bie zilja e parë në ditën e parë të vitit shkollor për fëmijët e fshatit Banjicë të komunës së Çashkës. Banorët fituan atë që kërkonin, mësim në gjuhën amtare, në gjuhën shqipe. Në klasë të parë u regjistruan 12 nxënës. Tre janë në klasë të dytë dhe shtatë në klasë të tretë. A jeni të lumtur për fillimin e vitit shkollor? Poo! Shkolla nuk është ndërtim i fortë, por është modular. Për t’u ndërtuar, autoriteteve ju deshën më tepër se një vit. Gjatë kësaj periudhe, pra gjatë tërë vitit të kaluar shkollor, këta nxënës ndoqën mësimin në mektebin e xhamisë…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas incidentit të rëndë në qytetin e Manastirit, ku një qytetar shqiptar me shtetësi suedeze u sulmua fizikisht vetëm pse mbante veshur një bluzë me simbolin e shqiponjës. Në deklaratën e saj zyrtare, BDI e cilëson ngjarjen si një akt të turpshëm dhe të rrezikshëm, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një incident të izoluar, por për një klimë të qëllimshme urrejtjeje dhe diskriminimi etnik që po nxitët sistematikisht nga partitë në pushtet dhe kreu shtetëror. “Kur në tribuna, në prani të krerëve të shtetit, dëgjohen thirrje urrejtjeje dhe askush nuk…

