Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri.
Dr. Art Zylbeari doktoron në fushën e mjekësisë.
Sot, në hapësirat e Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, nën mentorimin e Prof. Dr. Milka Zdravkovska, u mbajt me sukses mbrojtja publike e disertacionit të doktoraturës ku kandidati dr. Art Zylbeari u vlerësua me notën maksimale 10 duke mar thirrjen doktor I Shkencave te mjeksisë.
Tema e hulumtimit “Lidhja e hiperhomocisteinemisë me presionin e gjakut te pacientët me sëmundje kronike të veshkave” trajton një nga sfidat më aktuale në shkencat mjekësore, duke ofruar qasje të reja dhe rezultate me rëndësi të madhe praktike për zhvillimin e mjekësisë moderne.
Ky sukses përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Dr. Art Zylbearin, por edhe një burim krenarie për qytetin e Tetovës dhe për të gjithë komunitetin akademik. Kontributi i tij pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e praktikës mjekësore dhe në avancimin e shkencës në vend.
Në fund të mbrojtjes, Dr.Arti apeloi para komisionit të vlerësimit, institucioneve kompetente dhe Ministrisë së Shëndetësisë që homocisteina të njihet si biomarker zyrtar dhe të përfshihet në analizat laboratorike e në institucionet shëndetësore të vendit.
Data 20.10.2026
Aktuale
- Edi Rama fton studentët në dialog: Karriget bosh para kryeministrisë
- (VIDEO) Promovohet platforma “Ekoskopje”, qytetarët më lehtë mund t’i paraqesin problemet ekologjike
- Skandali i ndërrimit të foshnjave: Masa të reja nga Inspektorati Shëndetësor
- Mbi 200 kamera do të vendosen në pikat kritke në Shkup për përballje me vandalizmin
- Flakët përfshijnë dy vetura në Shkup, zjarrfikësit intervenojnë me urgjencë
- Në Universitetin e Tetovës u inaugurua Laboratori i Mikroskopisë
- Mickoski decid: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës mbetet në maqedonisht!
- Gjorgjievski: Mbi 20 kamera do të vendosen në pikat kritke në Shkup për përballje me vandalizmin



