Gjeorgjievski, sot së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zëvendësministrin Gjoko Velkovski dhe deputetin Bekim Sali, bëmë inspektimin në terren dhe shpallëm projektin për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të bulevardit “Cvetan Dimov”.
Çdo ditë mbi 100.000 qytetarë e përdorin këtë rrugë që lidh Çairin, Butelin, Shuto Orizarin dhe Qendrën, por për fat të keq të gjitha premtimet e ish-kryetarëve kanë mbetur vetëm fjalë.
Pas fitores së madhe në tetor – me mbështetjen e të gjithë qytetarëve tanë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë e të tjerë – kjo do të jetë një nga detyrat tona të para!
Shkupi meriton një bulevard të sigurt dhe funksional, dhe kjo do të arrihet vetëm me punë serioze dhe përkushtim të madh.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti, ndaj jemi këtu për ta ndryshuar: për të vënë në funksion ndërmarrjet publike të lëna pas dore, për të pastruar deponinë në të cilën është shndërruar Shkupi, për të zgjidhur kaosin në komunikacion dhe për të sjellë zgjidhje të vërteta për një qytet të sigurt, të pastër dhe dinjitoz.
Shkupjanët nuk do të presin më – është koha për ndryshime që ndihen në terren. Është koha për një Shkup të ri, më të sigurt dhe më të bukur!
Data 25.06.2026
Aktuale
- Ylli Paçuku: Rrethanat e viteve të fundit më shtynë të angazhohem në politikë
- I riu në protestë: Një person vajti në burg se ndërtoi një depo uji, Belinda Balluku është jashtë për vjedhjen e 50 milionë eurove!
- Rikonstruimi i Qeverisë, flet Izet Mexhiti
- “Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme!”- Aktivistja lexon kërkesat themelore të protestës: Duam Shqipëri të re! Të ngrihet qeveri teknike
- FOTOLAJM/ “S’shkohet në Evropë me hajdutë!”- Pankartat pikante nga protesta e 26-të, qytetarët nuk kursejnë as Ballukun: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!
- Revizioni zbulon parregullsi në MEPSO! 59 linja pa fletë pronësie, kredi të pashfrytëzuara dhe parregullsi në punësime
- “Rinia ka vrarë frikën”- Kryetari i Shoqatës të Ish- të Përndjekurve: Prej 26 ditësh shqiptarët po jetojnë ndjenjën e lirisë, dorëheqja e Ramës është e pashmangshme!
- BIRN: Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri


