Një 74-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici vjedhjen e një pistolete të markës “Glock”, e cila, sipas tij, është marrë nga automjeti i tij transportues në territorin e komunës së Çairit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), vjedhja dyshohet të ketë ndodhur më 25 tetor, rreth orës 03:30 të mëngjesit. Megjithatë, rasti është denoncuar pesë ditë më vonë, më 30 tetor, në orën 20:30, në SPB Shkup.
Një detaj që bie në sy në këtë rast është fakti se, sipas deklarimit të pronarit, automjeti transportues nga i cili është marrë arma nuk kishte qenë i kyçur.
“Më 30.10.2026, në SPB Shkup, N.H.I. (74) nga Shkupi ka denoncuar se më 25.10.2026, rreth orës 03:30, në zonën e komunës së Çairit, nga automjeti i tij transportues, i cili sipas denoncimit nuk ishte i kyçur, i është marrë një pistoletë ‘Glock’”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e personit përgjegjës dhe gjetjen e armës së vjedhur.
MARKETING
<!–


