Nga MPB në një njoftim për media kanë deklaruar se për shkak të zjarrit që është hapur është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit të automjeteve nga pika kufitare Bllacë në drejtim të Shkupit, raporton SHENJA. “Automjetet e pasagjerëve tani kalojnë përmes fshatit Bllacë e Epërme, nëpër rrugën e vjetër drejt fshatrave Banjan, Glluvo dhe pastaj Shkup. Gjithashtu, është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit edhe në drejtimin nga Shkupi drejt pikës kufitare Bllacë. Qarkullimi në këtë drejtim është devijuar në rrugën rajonale R-2239 përmes fshatit Brazdë, Glluvo dhe Bllacë e Epërme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Author: Jeta almakos
Një helikopter i Ministrisë së Brendshme po ndërhyn për të shuar zjarrin që shpërtheu sot pasdite në rrugën për në pikën kufitare të Bllacës, dhe trafiku në rrugën për në pikën kufitare po devijohet, njoftuan Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe LAMM. Helikopteri aktualisht është aktiv në terren dhe merr pjesë aktive në shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu mbi autostradën kufitare Shkup – Bllacë. Drejtori i Qendrës Qendrore për Menaxhim me Emergjenca, Muhamed Ali, po koordinon operacionin e shuarjes së zjarreve nga terreni. Pas raportimit të një zjarri në terren të paarritshëm përpara tunelit, në anën e djathtë…
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se sot pasdite ka shpërthyer zjarr në lagjen GeGe, i cili është përhapur drejt lagjes Bardovci ku ka kapluar edhe një pjesë të oborrit të Spitalit Psikiatrik, transmeton TV21. Nga QMK-ja bëjnë të ditur se pacientët dhe stafi janë evakuuar të cilët janë larguar në mënyrë të sigurt jashtë territorit të Spitalit. “Sot pasdite shpërtheu zjarr në lagjen GeGe, i cili u përhap drejt lagjes Bardovci dhe kaploi pjesë të oborrit të Spitalit Psikiatrik Bardovci, i mbuluar me bar të thatë dhe pemë të larta. Zjarri paraqiste rrezik që të përhapej…
Sipas të dhënave të fundit statistikore për vitin 2023, 36.23% e lindjeve të foshnjave të gjalla në Maqedoninë e Veriut i përkasin komunitetit shqiptar. Ky tregues demografik konfirmon një trend të vazhdueshëm prej më shumë se 30 vitesh, ku lindshmëria në mesin e shqiptarëve mbetet mbi një të tretën e totalit të përgjithshëm të lindjeve në vend. Shifrat i referohen vetëm foshnjave të lindura në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke reflektuar strukturën aktuale etnike të natalitetit në vend. Ky fakt paraqet një indikator të rëndësishëm socio-demografik, që ka ndikim në projeksionet afatgjata të përbërjes etnike dhe në debatet rreth…
Eksporti i Maqedonisë në maj të vitit 2025 shënoi rritje prej 23,44 për qind, ndërsa për pesë muajt e parë të vitit rritja ishte 3,15 për qind. Në të njëjtën periudhë, importi është rritur për vetëm 1 për qind, që tregon për një bilanc tregtar stabil dhe një bilanc pozitiv, publikoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. “Të dhënat tregojnë për eksport dukshëm më të lartë se import – që do të thotë më shumë kapital të freskët në vend, një pozicion të forcuar valutor dhe një nxitje shtesë për rritje ekonomike. Rritja e eksportit…
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka dërguar kërkesë për mbështetje ajrore tek Ministria e Punëve të Brendshme, pas marrjes së një raportimi në numrin e thirrjeve emergjente 112. “Kryetari i Komunës Çuçer-Sandevë raportoi zjarr në numrin emergjent 112 mbi rrugën magjistrale Shkup – Bllacë, para tunelit në anën e djathtë. Zjarri ndodhet në terren të paarritshëm, për shkak të të cilit ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri nuk kanë mundësi të ndërhyjnë nga toka. Zjarri ka intensitet të lartë, ndërsa era e fortë e përhap dhe e shtyn drejt kodrës, ndërsa krahu tjetër i zjarrit po lëviz drejt…
Në stinën e verës shtohet numri i zvarranikëve, ndërsa si më të rrezikshmit janë gjarpërinjtë. Por sa qytetarët janë të informuar se si duhet vepruar në rast kafshimi ose pickimi nga gjarpërinjtë dhe llojet e tjera të zvarranikëve? Drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, thotë se nëse dikush kafshohet nga gjarpërinjtë gjëja e parë që duhet bëjë është që të mos kaplohen nga paniku dhe të shkoj në klinikën më të afërt shëndetësore. Deri më tani këtë vit janë paraqitur dy raste të kafshimit nga gjarpërinjtë. “Ajo që duhet bërë më parë është që personi të qetësohet pasi që paniku…
Autoritetet paralajmërojnë kontrolle të përforcuara nëpër ahengjet dhe dasmat e këtij sezoni. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike nënvizon se do të jenë të pamëshirshëm, ndaj secilit që do të posedojë apo gjuaj me armë zjarri nëpër ahengje. “Edhe unë nëse do të kisha leje për armë, nuk kam, por nëse do të kisha leje, si person privat, është qartë e thënë se atë armë mund ta posedoj dhe jo ta mbaj me vete vazhdimisht. Çdo mbajtje dhe përdorim tjetër i armës është në kundërshtim me ligjin. Do të jemi të pamëshirshëm ndaj secilit, pasi një plumb i humbur mund…
“Gostivari po përjeton transformim të përditshëm falë investimeve të reja infrastrukturore. Një nga projektet më të rëndësishme që po realizohet me ritëm të shpejtë është ndërtimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”, i cili po financohet me 64 milionë denarë të ndara nga Qeveria, përmes përkushtimit dhe angazhimit të koalicionit VLEN”, thotë deputetja nga Gostivari, nga radhët e koalicionit VLEN. Deputetja Saranda Imeri Stafai, ka theksuar se ky investim nuk është luks, por një nevojë jetike për qytetarët e Gostivarit. Sipas saj, bulevardi do të sjellë infrastrukturë moderne, qasje urbane të avancuar dhe mbi të gjitha, do të përmirësojë sigurinë për të…
Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski do të jetë kandidati i VMRO – DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit Vendimi është marrë në bazë të anketave të bëra ku, Gjorgjievski ka qenë favorit “Vendimi për të është rezultat për atë se ai si kryetar i Kisella Vodës, me përkushtimin e tij maksimal, zellin dhe praninë e vazhdueshme në terren tregoi dhe dëshmoi se edhe di edhe dëshiron të punojë për qytetarët dhe nga ajo që unë mund të them për Orcen e di se është jashtëzakonisht i motivuar që fillimisht të fitojë dhe më pas edhe…
Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski do të jetë kandidati i VMRO – DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit Vendimi është marrë në bazë të anketave të bëra ku, Gjorgjievski ka qenë favorit “Vendimi për të është rezultat për atë se ai si kryetar i Kisella Vodës, me përkushtimin e tij maksimal, zellin dhe praninë e vazhdueshme në terren tregoi dhe dëshmoi se edhe di edhe dëshiron të punojë për qytetarët dhe nga ajo që unë mund të them për Orcen e di se është jashtëzakonisht i motivuar që fillimisht të fitojë dhe më pas edhe…
Miliarderi Elon Musk ka shpallur krijimin e një partie të re politike në SHBA, të quajtur `America Party`, duke e cilësuar atë si një alternativë ndaj sistemit aktual politik, që sipas tij është i kapur nga korrupsioni. Njoftimi u bë përmes një postimi në rrjetin social “X“, në pronësi të vetë Musk. “Donit një parti të re politike, do ta keni! Nëse vendi po shkon drejt falimentimit përmes korrupsionit dhe shpërdorimit, jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Sot, lindi America Party, për t’ju kthyer lirinë”, ka shkruar Musk. Kjo lëvizje vjen në një moment tensionesh të hapura mes…

