Author: Jeta almakos

Nga sot zyrtarisht është vënë në funksion sistemi One Stop Shop në kalimin kufitar në Tabanoc me Serbinë. . Me vendosjen e One Stop Shop, hyrja për në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet vetëm nga policia e vendit tonë ndërsa dalja nga vendi ynë për në Serbi, do të kontrollohet vetëm nga policia serbe. Sipas dy ministrave te punëve te Brendshme, Pançe Toshkovski dhe Ivica Daciq, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve të të dyja vendeve por edhe vizitorëve të huaj cilët vizitojnë dy shtetet. “Kontroll kufitar i cili duhet t’u sigurojë qarkullim më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se gjatë një viti qeverisje me VLEN janë realizuar investime të rëndësishme që po sjellin vende të reja pune dhe përmirësim të jetës për qytetarët. Sipas Kasamit, qeveria ka ndihmuar bizneset dhe ka tërhequr investime të huaja në zona industriale në mbarë vendin, ku dhjetëra kompani kanë nisur ose paralajmëruar investime që do të hapin qindra vende pune. Ai theksoi gjithashtu se qeveria VLEN ka ndarë fonde për zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha komunat, pa marrë parasysh se nga kush udhëhiqen ato. “Kjo është qasje e drejtë dhe e barabartë ndaj…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka deklaruar se 8 maji i këtij viti shënoi një pikë kthese historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke rrëzuar një regjim të stërvjetëruar dhe të korruptuar dhe duke hapur rrugën për një fillim të ri politik. “Sot bëhet një vit nga dita kur qytetarët zgjodhën ndryshimin. Në këtë kohë të shkurtër, kemi rikthyer moralin në politikë, kemi afruar më shumë se kurrë Shqipërinë me Kosovën, kemi kthyer premtimet në vepra konkrete në infrastrukturë dhe kemi ndalur rrënimin ekonomik dhe institucional që për dekada e ka mbajtur vendin peng,” u shpreh Qoku. Ai…

Lexo më Shumë

Gjatë fjalimit në shënimin e një viti të qeverisjes së re, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti theksoi se raporti me Shqipërinë duhet të mbetet mbi përkatësitë politike dhe të mbështetet në interesin kombëtar. Ai u drejtua ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke i bërë thirrje për unitet institucional dhe kombëtar. “Pozicionet tona janë të përkohshme, si ato ekzekutive, ashtu edhe ato diplomatike, por Shqipëria dhe lidhjet tona me të janë të përhershme. Raporti i shtetit amë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të jetë mbi të majtën e të djathtën, mbi subjektet, mbi partitë dhe mbi grupacionet. Duhet të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në ngjarjen “1 VIT VLEN – PUNË, DINJITET, NDRYSHIM”, tha se qeveria e VLEN po sjell ndryshim të vërtetë për qytetarët. “VLEN ndërton, ata sulmojnë. VLEN hap dyert, ata mbyllin shpresë,” tha Mexhiti. Ai përmendi disa nga arritjet gjatë këtij viti: shkolla të reja, pagë minimale më të lartë, më shumë vende pune dhe respekt për diasporën. Mexhiti shtoi se po luftohet korrupsioni dhe se shqiptarët sot përfaqësohen më mirë në institucionet shtetërore. “Ky është vetëm fillimi,” tha ai, duke premtuar edhe më shumë punë në të ardhmen.

Lexo më Shumë

“Në 7 vitet e fundit kemi 17 mijë nxënës dhe 7 mijë studentë më pak. Klasat dhe amfiteatrot po zbrazen. Nëse kjo nuk ndalohet, shteti nuk mund të shohë të ardhme me perspektivë. Për këto të dhëna diskutuam menjëherë pas marrjes së mandatit, dhe së bashku me Kryeministrin dhe ministren e financave vendosëm të sigurojmë buxhetin më të madh për arsimin deri më tani, për zhvillimin e tij dhe për ta eliminuar atë nga grupi i faktorëve që nxisin popullatën të largohet nga vendi i vet”. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e sotme…

Lexo më Shumë

Më 4 korrik 2025, u mbajt ceremonia zyrtare e nënshkrimit tëProjektit Slavkov – Shënimi i Shtigjeve të Ecjes Malore nëMaqedoninë e Veriut nga Ambasadori i Austrisë, Sh.T. Martin Pammer, Ambasadori i Çekisë, Sh.T. Jaroslav Ludva dheAmbasadori i Sllovakisë, Sh.T. Henrik Markuš. Gjatëceremonisë, Çekia ia dorëzoi Presidencën e Formatit tëBashkëpunimit Slavkov/Austerlitz Sllovakisë. Shënimi i shtigjeve malore do t’u vijë në ndihmë ecësve, alpinistëve dhe të gjithë dashamirëve të natyrës për të pasur njëpërvojë më të sigurt gjatë ecjes dhe për të eksploruar bukuritë e maleve Vodno, Baba dhe Shar. Ky projekt promovon ecjen si njëaktivitet të shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit,…

Lexo më Shumë

“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë një devijim alarmant të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe e kthen në një zgjatim institucional të “Botës serbe”;, kështu reaguan sot përmes një komunikate për media nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga BDI thonë se “ndërkohë që Parlamenti Evropian në raportin e tij më të fundit shpreh shqetësimin për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit, autoritetet në Shkup, me mbështetje të plotë shtetërore, organizojnë përkujtimin e 111-vjetorit të pushtimit serb të Maqedonisë në Shtip, duke e…

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe të Rinjve informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2025. Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe mobil që sot, 04 korrik 2025. Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela, pagesa do të kryhet në 2 grupe në të…

Lexo më Shumë

Pritshmëritë e VMRO-DPMNE-së sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski janë që ata të fitojnë në secilën komunë dhe se këto pritshmëri thotë se i kanë të bazuara në numra. Ndërsa i pyetur për informacionet që Orce Gjorgievski, kryetar aktual i komunës së Kisella Vodës të jetë kandidat i VMRO-së për Shkupin, ai thotë se kjo do të dihet të dielën. Ndërsa shtoi se cili do që të jetë kandidati ai thotë se do ta mbështes, ashtu siç do ta mbështes siç tha ai, cilindo kandidat tjetër për komunat e tjera. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale “Këtë informacion ende…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar policor nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur ar dhe para që ishin sekuestruar gjatë bastisjeve të Policisë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se e ka blerë arin. “Më 03.07.2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 353 dhe 354 – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal. Ai…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka zhvilluar aksion antidrogë. Zyrtarët policorë nën udhëheqjen e prokurorit publik kanë kryer bastisje në disa lokacione të Shkupit dhe Kumanovës, gjatë së cilës janë gjetur 5 kilogramë amfetaminë, ndërsa janë arrestuar disa persona. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se momentalisht nuk mund të japin detaje më të hollësishme për aksionin. Aksioni i djeshëm i cili kishte të bëjë me këtë, janë kapur gjatë aksionit policor të organizuar mirë në periudhë më të gjatë, 5 kilogramë amfetaminë të cilat janë të lidhura me disa…

Lexo më Shumë