Arben Taravari, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët ka komentuar nga Pogradeci incidentin e ndodhur në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit me Rumaninë. “Ishte një ngjarje skandaloze”, tha ai, ndërsa tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët. “Ishte ngjarje skandaloze, të cilën realisht e kemi komentuar të gjithë politikanët në Maqedoninë e Veriut edhe të disa partive politike shqiptare por edhe disa maqedonase. Dua të falënderoj publikisht për solidarizimin që dha Shqipëria edhe Kosova. Ky është një trend muajt e fundit që rritet nacionalizmi maqedonas dhe…
Author: Jeta almakos
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër tre personave të dyshuar se së bashku kanë kryer vepër penale – Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së çështjeve të sigurisë. Prokuroria Themelore Publike informon se tre bashkëautorë, së bashku me një fëmijë kundër të cilit do të zhvillohet procedurë adekuate konform Ligjit për drejtësi për fëmijët, më 5 gusht në orët e mbrëmjes, në rrugën “Bosnjë e Hercegovinë” kanë sulmuar tre zyrtarë të policisë. “Policia ka vepruar menjëherë pas raportimit se në lokacionin e theksuar ka persona të armatosur me pushka automatike. Janë përpjekur t’i limitojnëtë dyshuarit,…
Nga VMRO-DPMNE kanë kërkuar sërish sot dorëheqjen e kryeprokurorit Ljupço Kocevski dhe kanë akuzuar opozitën LSDM-BDI se janë “pronarët” e Kocevskit dhe se ata e mbajnë atë në detyrë për t’i ikur përgjegjësisë për krimet që kanë bërë. Nga atje thonë se LSDM ka robëruar prokurorinë nëpërmjet kryeprokurorit Kocevski dhe se ai është një kukull në duart e LSDM-së, pasi siç thonë ata ai e zgjodhi vetë atë rol në momentin kur nuk dha dorëheqje vetë por priste që LSDM t’i jepte një litar për ta shpëtuar në Kuvend. BRANE PETRUSHEVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Kryeprokurori Kocevski mori karton të kuq…
Prokuroria e Maqedonisë së Veriut njofton se me procedurë të përshpejtuar e ka proceduar një shtetas të Gjermanisë, i cili në ndeshjen në mes Shkëndijës dhe Qarabagut e ka shfaqur flamurin e Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “Autochthonous” “Pas identifikimit dhe paraqitjes së kallëzimi penal nga ana e SPB Shkup, Prokuroria Themelore Publike Shkup, me procedurë urgjente, ndoqi penalisht një shtetas gjerman për vepër penale – nxitje e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera”. “Ai u akuzua sepse më 5 gusht, pak para ndeshjes së futbollit midis KF Shkëndija dhe KF Qarabagu, duke shfaqur…
I ndjeri Alija Izetbegoviq, presidenti i parë i Bosnjë e Hercegovinës së pavarur, u përkujtua në 100-vjetorin e lindjes së tij përmes librave që la pas, raporton Anadolu. Izetbegoviq luftoi për të mbajtur gjallë vetëdijen fetare dhe kombëtare të boshnjakëve muslimanë në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe u burgos dy herë për këtë kauzë. Ai shkroi vepra, përfshirë “Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”, “Deklarata Islame”, “Arratisja ime drejt lirisë”, etj. Në bashkëpunim me Fondacionin “Alija Izetbegoviq” me seli në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, tre shoqata nga Turqia, Gjermania dhe Bosnjë e Hercegovina u bashkuan për të përkujtuar Izetbegoviqin në…
Deri të shtunën më 9 gusht është afati i fundit kur Kuvendi duhet t’i shpallë zyrtarisht zgjedhje lokale që do të mbahen më 19 tetor. Qytetarët nëpërmjet dy rretheve zgjedhore në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit do të zgjedhin kryetarët dhe këshillat që do të udhëheqin me komunat në katër vitet e ardhshme. Për zbatimin e tërë procesit zgjedhor shteti ka ndarë rreth 10 milionë euro. Dy të treta e këtyre parave janë për reklamim politik të kandidatëve nëpër media, ndërsa një pjesë tjetër për kompensime për anëtarët e këshillave zgjedhor, por edhe transportin dhe logjistikën lidhur me materialin…
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka konstatuar një sërë parregullsish dhe dobësish në funksionimin e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup për vitin 2023, të cilat kanë rezultuar në objekte jofunksionale, pajisje të amortizuara dhe humbje të mundësive për gjenerimin e të ardhurave shtesë. Revizioni ka dhënë mendim me rezervë për pasqyrat financiare dhe mendim të pafavorshëm për përputhshmërinë me ligjet. Sipas raportit, Akva-parku, i cili është pjesë e kompleksit, është mbyllur në vitin 2024 dhe nuk sjell më të ardhura. Vendimi për mbylljen është marrë për shkak të joefikasitetit ekonomik dhe përfundimit të garancisë 10-vjeçare për pajisjet dhe instalimet.…
LSM dorëzoi kërkesë tek deputetët për miratimin urgjent të pagës minimale në shumën prej 500 eurove, përcjell TV21. Siç thonë nga atje, kërkesa e tyre është e arsyeshme, e nevojshme dhe e qëndrueshme, e bazuar edhe në krahasimet me vendet e tjera, si dhe në kushtet ekonomike dhe sociale në Maqedoni.Me këtë ata kërkuan nga deputetët dhe Kuvendi të nisin menjëherë procedurën ligjore dhe ta pranojnë propozimin e punëtorëve, me ç’rast do të mundësohet që duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, paga minimale të rritet në 500 euro./tv21.tv
Në seancën e sotme për rastin “Shtekli”, lidhur me shitjen e organizuar të drogës në lagjen Aerodrom të Shkupit, katër të akuzuar – Danço Masev, Dimitar Trajkov, Vladimir Veselinovski dhe Branislav Zajkov – paraqitën propozim për pranim të fajësisë, pas së cilës gjykata mori vendim për ndarjen e procedurës penale. Lidhur me të akuzuarin Rade Trajkovski Shtekli, gjykata paralajmëroi se në seancën e ardhshme do të përballen ekspertizat psikiatrike nga mbrojtja dhe Prokuroria. Siç informoi gjykatësi Ilija Tërpkov në seancën e sotme, lidhur me gjendjen psikike të Trajkovskit, mbrojtja paraqiti një ekspertize ku theksohet se Trajkovski vuan nga një çrregullim…
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit në zgjedhjet lokale, njëherësh drejtor i NOMAGAS-it, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me strukturat e VLEN-it, ku ka diskutuar për hapat dhe idetë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë takim morën pjesë edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të VLEN-it, deputeti Adnan Azizi, deputetja Feride Haxhiu si dhe funksionarë të komunës së Sarajit. “Me strukturat e VLEN-it, dhe praninë e çmuar të shefit të shtabit të përgjithshëm, deputetit Adnan Azizi, deputetes Feride Haxhiu si dhe funksionarëve të komunës së Sarajit, duke diskutuar idetë dhe hapat për fitoren që na…
Gjatë një takimi me banorët e Lagjes Shkumbini, kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, theksoi nevojën urgjente për ndryshim në menaxhimin komunal. Ai dëgjoi nga afër shqetësimet kryesore të banorëve, që përfshijnë mungesën e infrastrukturës, problemet me kanalizimet dhe uzurpimin e pronës publike. “Janë po ato të njëjtat që na shqetësojnë të gjithëve: uzurpimi dhe tjetërsimi i pronës publike, mungesa e infrastrukturës, kanalizimit, dhe shumë probleme të tjera që përsëriten dhe i dëgjojmë në çdo lagje të Tetovës” – u shpreh Rexhepi. Sipas tij, #PërTetovënERe nuk është vetëm një slogan, por një plan konkret, një mënyrë ndryshe…
Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se janë realizuar 79 punësime të reja, e gjithë kjo, sipas tyre, si rezultat i angazhimit për përfaqësim sa më të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore. 35 punësime të përhershme në Postën e Maqedonisë së Veriut. 17 punësime në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 27 punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor Këto punësime nuk janë vetëm statistika, janë mundësi të reja për dhjetëra familje, janë siguri ekonomike dhe shpresë për qytetarët tanë që për vite me radhë ishin lënë jashtë institucioneve nga politika e përjashtimit të qeverive të mëparshme.…

