Author: Jeta almakos

Në kohë kur shpesh tribunat e stadiumeve bëhen vendi ku derdhet urrejtje dhe tension, mbrëmja e fundit në stadiumin e Shkëndijës tregoi një pamje krejt tjetër. Ballistët, grupi i njohur i tifozëve të skuadrës tetovare, shkëlqyen jo vetëm për zërin e tyre të fuqishëm dhe përkrahjen e zjarrtë, por mbi të gjitha – për dinjitetin dhe vetëpërmbajtjen që shfaqën. Në një atmosferë emocionuese, ata përqafuan thirrjen e filantropit Lazim Destani, i cili paraprakisht kishte kërkuar nga tifozët që të përkrahin me kulturë, pa ofendime e pa përçarje. Kjo thirrje nuk mbeti në letër. U dëgjua, u pranua dhe mbi të…

Lexo më Shumë

Ja çfarë shkruan në profilin e tij ne facebook, zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti lidhur me arrestimin e tifozit përgjegjës per brohoritjet: “Pas thirrjeve fashiste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan ditë më parë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, sot vjen një zhvillim pozitiv: është arrestuar një nga tifozët përgjegjës për këto thirrje të papranueshme. Përgëzoj institucionet për reagimin e shpejtë dhe punën efektive në këtë rast. Mesazhi është i qartë: gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet. Me këtë lajm të mirë, sot i urojmë suksese Shkëndijës në ndeshjen kundër Qarabagut! E gjithë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Fejsbuk kumtoi se nuk ka trimëri në rrezikimin e jetëve për disa sekonda vëmendje në rrjetet sociale. “Ky rast le të jetë përkujtues se çdo sjellje e pamenduar do të sanksionohet”, porositi Toshkovski. Pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë parashtruar padi kundër dy personave të cilët u tërbuan me automobil nëpër rrugët e Shkupit. Menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete, ndërsa personat janë gjetur. Është kryer bisedë zyrtare dhe kundër tyre, siç ceket, do të parashtrohen padi adekuate në pajtim me…

Lexo më Shumë

Ambasada e Japonisë i dhuroi një aparat mobil rentgen Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Ambasadorja e Japonisë Secuko Kavahara sqaroi sot se bëhet fjalë për aparat të markës “shimacu” përmes Programit për projekte të vogla për siguri të njerëzve (GGP). “Qeveria jonë e nisi programin GGP në vitin 1996 dhe ai është bërë një nga shtyllat e rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh midis Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Që nga viti 1996, përmes GGP-së, Japonia ka zbatuar më shumë se 70 projekte në sektorin e shëndetësisë të këtij vendi, me vlerë gati katër milionë euro. Jemi të kënaqur…

Lexo më Shumë

Historiani Asdren Shala në emisionin Rubikon në KlanKosova foli për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se ata si model kulturor kanë imamin e njohur të ndjerë Jakup Asipi. Ai foli edhe për çështje tjera duke etiketuar shqiptarët si të dhënë tejmase pas fesë. Ndërkohë, atij i ka replikuar sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani. Ai kërkoi që të mos nënçmohet imazhi i hoxhë Jakup Asipit si një figurë e respektuar, duke u njohur edhe si njeriu që dha kontribut edhe për çështjen kombëtare duke iu bashkuar UÇK-së . “Imami Jakup Asipi…

Lexo më Shumë

Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa siç u shpreh ai, ndjesia kombëtare. Kjo sipas Shalës ndodh për shkak, siç u shpreh ai, të një investimi të jashtëm. “Janë ndoshta pjesa e shqiptarisë që më dhimbsen më së shumti, për shkak se atje prej kohësh, për shkak të një investimi të jashtëm, sentimentin nacionalist ia ka zbehur ai fetar”. “Sot shqiptarët e Maqedonisë i ke shumë më reaksionar kur ua prek fenë, sesa kur ua prek ndjekësinë kombëtare, kjo për shkak të investimeve të…

Lexo më Shumë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se e ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës. “Në këtë fazë, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat përkatëse, duke punuar në përputhje të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit”, tha FIBA për REL. Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027,…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) në “Rubikon” në Klan Kosova tha se brohoritja antishqiptare në Maqedoninë e Veriut është ngjarje e rëndë dhe reflekton aktualitetin institucional, që sipas tij, është arsyeja pse ata e lanë Qeverinë. Sipas Ramadanit, heshtja kohore e kryeministrit Hristijan Mickoski që ishte i pranishëm në këtë ndeshje, është shqetësuese. “Këto fyerje vijnë pas një qetësie multietnike në Maqedoninë e Veriut, dhe e dyta ndodhi me një moment që i paraprinë disa zhvillimeve brenda kësaj qeverie, gjë për të cilën ne alarmuam qysh dy-tre muaj para se ta lëshonim qeverinë, ndoshta kjo atmosferë është…

Lexo më Shumë

Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së Blerim Bexheti përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Zëvendëskryeminstrit Mexhiti se nëse fiton në Çair, postin e tij do ta merr deputeti nga Alternativa Bekim Sali. Bexheti thotë për Mexhitin se nuk beson në fitore dhe se më keq nuk do ta respektojë verdiktin e popullit. Postimi i plotë i Blerim Bexhetit Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe nuk respekton verdiktin e popullit! z.Izet Mexhiti ka deklaruar se vetëm nëse zgjidhet kryetar komune, do t’ia dorëzojë postin e Zëvendëskryeministrit të Parë dikujt tjetër konkretisht Bekim Salit. Kjo…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë si nëpër filma ka ndodhur në Strugë ku dy persona kanë tentuar të vrasin një person tjetër. Ngjarja është evidentuar nga policia e vendit dhe janë marrë masat e duhura. “Më 02.08.2025, në orën 22:20, përpara një objekti tregtar në rrugën “Marksi dhe Engelsi” në Strugë, D.U. ka sulmuar fizikisht A.A. (31) nga fshati Koroshishtë, ndërsa V.B. e ka goditur disa herë me thikë në pjesën e barkut, dhe A.U. (38), nga i njëjti fshat, është lënduar në dorë. Me ndërhyrjen e menjëhershme të zyrtarëve policorë, sulmuesit janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në SPB…

Lexo më Shumë

Kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në zonat ku mbahen pengje. Zyra e Kryeministrit i përcolli mesazhin Shefit të Shtabit: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen.” Njoftimi vjen pas muajsh bisedimesh në Doha midis Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje, shkruan euronews. Hamasi kërkoi që qindra kamionë me ndihma do të duhej të hynin në Rripin e Gazës që grupi terrorist të rikthehej në negociata, pavarësisht përpjekjeve të shtuara ndërkombëtare për të ofruar burime në enklavën…

Lexo më Shumë

Enver Pajaziti ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për postin e kryetarit të Komunës së Bërvenicës. “Ju informoj se nga sot, zyrtarisht shpall kandidaturën time si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Bërvenicës”, njoftoi Pajaziti. Ai theksoi se vendimi për rikandidim erdhi pas konsultimeve të gjera me qytetarë të komunës, miq, përkrahës dhe anëtarë të diasporës. Sipas tij, katërvjeçari i fundit ka qenë i mbushur me lëshime dhe keqmenaxhime nga administrata aktuale komunale, çka e ka shtyrë të ndërmarrë këtë hap në shërbim të interesit të përbashkët. “Kam ndjekur me vëmendje zhvillimet në komunë dhe…

Lexo më Shumë