Author: Jeta almakos

Nga ambasada e Kosovës kanë reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, në mes Maqedonisë dhe Rumanisë. Ata kanë dënuar në mënyrë të fuqishme këto thirrje. “Ambasada ka përcjellur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë. Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ne dënojmë në termat më të fuqishëm këto thirrje. Vlerësojmë reagimin e kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar së kanë nisur punimet për rikonstruksionin e Sallës Partizan. “Sot isha aty, bashkë me Bekimin, për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen me intensitet. Ky investim prej 1.5 milionë eurosh do ta transformojë plotësisht këtë hapësirë sportive, duke e kthyer në një qendër moderne dhe funksionale, të denjë për sportistët tanë dhe për gjeneratat e reja. Salla Partizan, dikur simbol i sportit në Çair, po merr frymë sërish. Do të ketë çdo kusht që i duhet një hapësire sportive të kohës: për stërvitje, për gara, për rritjen e talenteve të rinj. Për vetëm…

Lexo më Shumë

Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa ka thënë se, edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që…

Lexo më Shumë

Beti Zylali, e lindur dhe e rritur në Strugë, është një këngëtare me pasion të thellë për muzikën, e cila aktualisht kontribuon në qytetin e Gostivarit . Dashurinë për këndimin e ka zbuluar që në moshë të vogël dhe prej atëherë ka ndërtuar një rrugëtim artistik me disa projekte të suksesshme. Pas një pauze të shkurtër, Beti rikthehet fuqishëm me këngën e re “Jam e lumtur”, një realizim i frytshëm në bashkëpunim me profesionistët e njohur Avni Qahili dhe Ebrar Mazhar. Kënga sjell një atmosferë pozitive dhe reflektim mbi ndjenjat e gëzimit, të shprehura me një stil bashkëkohor që ruan…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër lidhur me brohoritjet nacionaliste dhe shpërthimet ksenofobe të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedonia e Veriut – Rumani, duke theksuar se tashmë nuk do të tolerohet më asnjë shkelës i ligjit, pavarësisht përkatësisë. Ja reagimi i tij i plotë: “Tanimë të gjithë, duke filluar nga Kryeministri, zyrtarët e lartë të koalicionit VLEN, Komuna e Kumanovës dhe FBMV, dënuan qartë dhe zëshëm brohoritjet nacionaliste dhe shpërthimet ksenofobe gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedonia e Veriut – Rumani. Këtu duhet theksuar se nga viti 2004, Maqedonia e Veriut ka një Ligj për parandalimin e dhunës dhe sjelljes…

Lexo më Shumë

Lutfi Dervishi Kur thirrjet për “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi”” bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një Kryeministri që rri ulur si spektator, nuk kemi të bëjmë me një incident, por me një alarm. Mickoski dhe qeveria e tij nuk treguan as minimalin e përgjegjësisë morale apo politike. Përballë urrejtjes zgjodhen të kyçin gojën. Por historia jo fort e largët e këtij shekulli, ka treguar se kur institucionet heshtin përballë diskriminimit dhe urrejtjes, pasoja nuk janë retorike, janë reale. UÇK nuk lindi nga vullneti shqiptarëve  për konflikt, por nga një shtet që për vite injoroi…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme njoftoi se ka filluar masat operative për identifikimin e personave që dyshohet se kanë bërë thirrje raciste anti-shqiptare nga tribunat e sallës sportive në Kumanovë, gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Siç bëhet e ditur disa persona pritet që në orët në vijim të merren në bisedë informative, ndërsa më pas në hetim do të përfshihet edhe Prokuroria Publike. Ndërkohë ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni. “Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos…

Lexo më Shumë

Zyra e Medias Qeveritare në Gaza ka thënë se Izraeli po bllokon qëllimisht më shumë se 22,000 kamionë me ndihma humanitare që të hyjnë në territor, duke e quajtur këtë pjesë të një fushate sistematike “urie, rrethimi dhe kaosi”. Në një deklaratë, zyra tha: “Ne konfirmojmë se ka më shumë se 22,000 kamionë me ndihma humanitare të parkuar aktualisht në portat e kalimit të Rripit të Gazës, shumica e të cilëve i përkasin OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe subjekteve të ndryshme.” “Pushtimi izraelit po e pengon qëllimisht hyrjen e tyre si pjesë e një politike sistematike të inxhinierisë së…

Lexo më Shumë

Pas një aksidenti me motoçikletë, ka ndërruar jetë biznesmeni nga Maqedonia e Veriut, Dushko Çifliganec, përcjell TV21. Aksidenti ndodhi sot në pistën e njohur të garave me motoçikleta në Brno. Sipas informatave të para, Çifliganec humbi kontrollin mbi motoçikletën në një kthesë me shpejtësi të madhe, doli jashtë piste dhe pësoi lëndime të rënda, veçanërisht në zonën e kokës. Dushko Çifliganec ishte zv/president i “Adora Business Group” dhe drejtor i Adora Living Solutions. Ai ishte djali i sipërmarrës të njohur dhe profesorit universitar Vanço Çifliganec, themelues i kompanisë ndërtimore “Adora Engineering”. Familja Çifliganec biznesin familjar, të themeluar në vitin 1992,…

Lexo më Shumë

Ajo që ndodhi në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit ishte një shfaqje e urrejtjes etnike. Kështu në rrjetin social X ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndaj thirrjeve në kor të hulivanëve maqedonas kundër shqiptarëve, në prani të kryeministrit Mickoski, dy ministrave Stoilkoviq dhe Toshkovski, si dhe të lryetarit të Kumanovës si nikoqir i ndeshjes, Maksim Dimitrievski. Reagimi i plotë i ish-ministrit Bushati: Ajo që ndodhi në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit ishte një shfaqje e urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë thjesht ofenduese. Ato…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka reaguar me tone të forta ndaj paraqitjeve të fundit të BDI-së në Kumanovë, të cilat ajo i cilësoi si “hipokrizi paraelektorale” dhe përpjekje të vonuara për të rikuperuar besimin e humbur. “Kumanova nuk ka nevojë për hipokrizinë paraelektorale të BDI-së. Mbi 20 vjet përbuzje, goditje dhe vuajtje nuk fshihen me disa fjalë të zbrazëta para zgjedhjeve”, ka shkruar Azizi në një reagim publik. Duke përmendur situatën e rëndë me të cilën është përballur Kumanova ndër vite, ajo theksoi se rinia është larguar, intelektualët janë shtypur dhe qyteti është rrënuar nën politikat e dështuara të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin në Kumanovë, ku ndeshja e basketbollit u dominua nga kore raciste. “Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri, thotë ai në deklaratën publike për ngjarjen, teksa kërkon reagimin e autoriteteve. “Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me…

Lexo më Shumë