Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, u mburr me potencialin e Inteligjencës Artificiale dhe qasjen e kompanisë për ta zhvilluar atë në një takim të rrallë, i cili u raportua nga Bloomberg. Apple ka qenë e ngadaltë në lasiimin e disa prej veçorive të saj me Al dhe ka ngecur me një përmirësim të planifikuar të mundësuar nga Al në Siri, të cilin e shtyu më parë këtë vit, shkruajnë mediat e huaja. Sipas Bloomberg, ekzekutivi mblodhi stafin në auditorin e kampusit të Apple në Cupertino, Kaliforni, duke u thënë atyre se revolucioni i Al është “aq i madh ose…
Author: Jeta almakos
Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, garat për zgjedhjet lokale kanë hyrë pothuajse në një fazë vendimtare. Partitë politike kanë zbuluar shumicën e kandidatëve për komunat me shumicë shqiptare, duke ngritur temperaturat elektorale dhe pritshmëritë në terren. Emra të njohur, por edhe figura të reja, tashmë po kandidojnë për të fituar besimin e qytetarëve, nga ku kandidat i VLEN-it në Tetovë do të jetë kryetari i deritanishëm, Bilall Kasami. Në Çair do të kandidojë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti. Në Strugë VLEN-i e mbështet kandidatin e pavarur Mendi Qyra. Në Kërçovë VLEN-i do ta ketë…
Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë se mund të lidhet me tërmetin masiv të javës së kaluar. Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka hodhi një re hiri deri në gjashtë kilometra të lartë gjatë natës. “Nuk ka kërcënime për zonat e populluara”, tha ministria e emergjencave e Rusisë, shkruan BBC. Orë më vonë, një tjetër tërmet i madh në Rusi çoi në paralajmërime për cunami në tre zona të gadishullit. Të dyja ngjarjet mund të lidhen me një tërmet masiv me magnitudë 8.8 ballë…
Të paktën gjashtë palestinezë të tjerë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, tha ost Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, ministria konfirmoi se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur nga uria tani është rritur në 175, përfshirë 93 fëmijë. Qasja në ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore mbetet shumë e kufizuar në enklavë për shkak të një bllokade të vazhdueshme izraelite dhe shpërndarjes së dobët të ndihmës nga Fondacioni kontrovers Humanitar i Gazës. Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka kryer një ofensivë…
Koalicioni VLEN ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “Ajo që pamë dhe dëgjuam në palestrën sportive ishte një pasqyrë shqetësuese e një sjelljeje të papranueshme që nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të këtij vendi, por që nuk duhet as të injorohet, as të tolerohet. Sporti duhet të jetë urë lidhëse mes njerëzve, vend i garës së ndershme dhe i respektit të ndërsjellë, dhe jo platformë për përhapjen e urrejtjes apo përçarjes”, thuhet në reagimin e VLEN-it. VLEN ka…
Zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini ka reaguar pas skandalit në Kumanovë, ku në një ndeshje basketbolli, janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare. Zv/ministrja, shkruar se sporti nuk është arenë për urrejtje, por një urë që bashkon njerëzit, pa dallim etnie apo përkatësie. “Si Zëvendësministre e Sportit, shpreh shqetësimin tim të thellë për thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë. Këto veprime nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe janë në kundërshtim të plotë me vlerat që sporti përfaqëson – barazi, respekt dhe bashkëjetesë. Raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Sporti…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë. “BDI shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në…
Përsëriten sërish skenaret me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në tribunat e palestrës në Kumanovë në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani. “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër” — ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në podium, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndalur gjuhën e urrejtjes. Koret nuk pushonin edhe përkundër pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço…
Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, do të garojë edhe për një mandat. Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sadiki u shpreh se vendimi për të rikandiduar vjen si rezultat i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që ka marrë nga qytetarët gjatë mandateve të kaluara. “Me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, ju njoftoj se kam vendosur të rikandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Studeniçanit,” tha ai. Në fokus të platformës së tij zgjedhore është vazhdimi i punëve infrastrukturore në të gjitha vendbanimet, tërheqja e…
Më 31 korrik, Kroacia organizoi një paradë ushtarake mbresëlënëse – një demonstrim i qartë i fuqisë dhe profesionalizmit të ushtrisë së saj moderne, sot ndër më të avancuarat në rajon. Kjo ngjarje nuk ishte vetëm një akt ceremonial, por një sinjal gjeopolitik për orientimin euroatlantik të Ballkanit. Në Serbi, presidenti Vuçiç reagoi duke bllokuar çdo pasqyrim mediatik të kësaj parade, gjë që tregon qartë shqetësimin për ndryshimin e ekuilibrave të sigurisë në rajon. Por më shqetësuese është heshtja e Shqipërisë – një vend që ka nënshkruar marrëveshje ushtarake strategjike me Kroacinë dhe Kosovën në fushën e sigurisë qe per ironi…
Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, ka realizuar një takim me kryetarin aktual të kësaj komune, Iljaz Vejseli. “ Me Kryetarin Iljaz Vejseli, në frymën e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme lokale – për ta çuar Sarajin përpara me unitet, dinjitet dhe vizion të përbashkët kombëtar”, theksoi Ramadani. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit për zgjedhjet e ardhshme lokale, me qëllim për të ndërtuar një vizion të përbashkët për zhvillimin e Sarajit.
Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dërgoi urime me rastin e shënimit të 2 Gushtit – Ilindeni, Dita e Republikës. “Lavdi heronjve të betejës së Slivës që dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë dhe lavdi heronjve të Ilindenit dhe të mëdhenjve të epopesë së Ilindenit. Shumë heronj dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë. Lavdi e përjetshme!”, thekson Nikolloski, i cili sot ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Krushevë. Zëvendëskryeministri Nikolloski vendosi lule në varrin e Nikolla Karevit dhe në monumentin e heronjve në vendin “Sliva”, ndërsa mori pjesë edhe në ngjarjen përkujtimore në tempullin “Shën Nikolla”. “Për…

