Author: Jeta almakos

Situata humanitare në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re dhe alarmante. Sipas UNICEF-it, që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, mbi 18,000 fëmijë janë vrarë, një shifër tronditëse që përkthehet në mesatarisht 28 fëmijë në ditë – “ekuivalenti i një klase shkollore që nuk ekziston më”. Alarmin e ka ngritur Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Chaiban, i cili sapo është kthyer nga një mision pesëditor në Izrael, Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Deklaratat e tij e përshkruajnë një realitet rrëqethës në territorin palestinez, ku tashmë nuk flitet më vetëm për viktima, por…

Lexo më Shumë

Nga sot, në Bashkimin Evropian hyjnë në fuqi rregullat e reja që kërkojnë transparencë më të madhe për modelet e inteligjencës artificiale (IA) me përdorim të përgjithshëm, si ChatGPT dhe Gemini. Këto masa bëjnë pjesë në Aktin për Inteligjencën Artificiale, i miratuar vitin e kaluar, dhe synojnë të rrisin përgjegjshmërinë në zhvillimin dhe përdorimin e këtyre teknologjive. Sipas rregullave të reja, zhvilluesit duhet të zbulojnë mënyrën se si funksionojnë modelet e tyre dhe burimet e të dhënave që përdorin për trajnimin e tyre. Modelet më të avancuara, që mund të paraqesin rrezik për përdoruesit, janë të detyruara të raportojnë edhe…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët krahu I Arben Taravarit ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj kompanive shqiptare. Sipas tyre kredia hungareze mban vulën e diskriminimit. Arben Halili nga ky subjekt tha se një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes për kredinë 500 milionë euroshe nga Hungaria qytetarët shohin se ajo ka përfunduar vetëm tek bizneset maqedonase. ARBEN HALILI, ASH E TARAVARIT “Nga 250 milionë euro të dedikuara për investime, deri më tani janë ndarë 125 milionë, por taksapaguesit nuk e dinë ku kanë shkuar këto mjete. Asnjë listë përfituesish, asnjë emër, vetëm numra abstraktë dhe fjalë boshe. E ndërsa qeveria flet për ‘zhvillim’,…

Lexo më Shumë

Dy shtëpi u dogjën plotësisht në një zjarr të raportuar herët sot në mëngjes në Lisiçe, ndërsa një person është transportuar në Qendrën Klinike për shkak të lëndimeve, njoftoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme. “Sot rreth orës 01:30, në SPB Shkup është denoncuar se ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Gjorgje Andreeviq-Kun’ në lagjen Lisiçe të Shkupit. Nga zjarri janë djegur plotësisht dy shtëpi, në pronësi të S.S. (61) dhe D.Gj. (30), ndërsa pjesërisht është përfshirë nga zjarri edhe çatia e shtëpisë së S.G. (57). Zjarri është shuar nga Brigada e zjarrfikësve e Shkupit. S.S.…

Lexo më Shumë

Moderatori Ermal Panduri ka reaguar pasi ka mësuar se dje në Kuvend është diskutuar për deklaratën e Arben Fetait të dhënë në emision te ai. Panduri tha se pas përgjigjes së kryeministrit Hristijan Mickoski, Fetai nuk duhet t’i kërkojë falje atij, por shqiptarëve të Maqedonisë. “A ma përmendët emrin edhe në Kuvend të Maqedonisë së Veriut? Epo mirë.. Snopçe, Arben Fetai s’ka nevojë t’i kërkojë falje Ermal Pandurit, ai duhet t’u kërkojë falje Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Bashkë me të do duhej t’vinte një kërkim falje për shqiptarët edhe nga Mickovski, por nga ai nuk pritet.. Vetëm se kërkim…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Komunale Publike “Standard” – Dibër, falë menaxhimit të suksesshëm, rritjes së produktivitetit në inkasimin e taksave, qasjes ekonomike amvisërore të drejtorit nga radhët e BDI z.Burim Kaba, dhe bashkëpunimit të ngushtë me Komunën e Dibrës, sot ka ndarë 17 vendime pune për punonjësit që deri më tani ishin të angazhuar me kontrata të përkohshme. Gjithashtu, janë në procedurë edhe 2 vendime të tjera, me ç’rast numri i përgjithshëm i vendimeve arrin në 19. Ky hap përfaqëson një angazhim të qartë për sigurimin e stabilitetit të punësimit, motivimin e stafit dhe forcimin e kapaciteteve operative të ndërmarrjes në shërbim të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ulje të dukshme të tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut – prej 33 në 15 për qind. Sipas Mucunskit “ky hap përfaqëson nxitje të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe sinjal i qartë për ndërtimin e partneritet më ambicioz tregtar”. Ai theksoi se edhe pse bisedimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse për liberalizimin e tarifave ende po vijojnë. “Ky vendim është dëshmi konkrete për përkushtimin e përbashkët në hapjen e mundësive të reja për eksportuesit tanë,…

Lexo më Shumë

Autoritetet qeveritare presin që Bruto Produkti Vendor (BPV) i Maqedonisë së Veriut të rritet me 3.7% deri në fund të vitit 2025. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në një intervistë për “Newsmax Balkan”. Sipas tij, një nga faktorët kryesorë të kësaj rritjeje janë shpenzimet kapitale, të cilat këtë vit kapin vlerën e mbi 800 milionë eurove, si dhe investimet në infrastrukturë në nivel komunal. “Ne hymë në qeveri me ambicie të mëdha dhe besojmë se shpenzimet kapitale janë zemra e rritjes ekonomike të Maqedonisë. Presim që rritja prej 3.7% e BPV-së të jetë…

Lexo më Shumë

Dje, në një takim me të rinjtë e Çairit, kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, u zotua se ata nuk do të jenë vetëm spektatorë të politikës, por pjesë e ekipit dhe vendimmarrës për të ardhmen e komunës sonë. “Dje, në një takim frymëzues me të rinjtë e Çairit, kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, u zotua se ata nuk do të jenë vetëm spektatorë të politikës, por pjesë e ekipit dhe vendimmarrës për të ardhmen e komunës sonë. E ardhmja ndërtohet bashkë me rininë me energjinë, idetë dhe guximin e tyre”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet e shtetit, veçanërisht nga institucionet e administratës shtetërore dhe publike. Rasti i fundit në Agjencinë e Kadastrës së Pasurisë së Patundshme, thonë nga BDI, ku bilanci i avansimeve dhe punësimeve të fundit është 25 me 0, është dëshmi e qartë e kësaj politike diskriminuese dhe përjashtuese. “Ky realitet është produkt i një projekti të njohur tashmë nga qytetarët si “Maqedonia sërish e jotja”, i cili nuk është më vetëm ide apo diskurs politik, por është i reflektuar hapur edhe në programin qeveritar, si dhe në programin parazgjedhor të…

Lexo më Shumë

Profesori i akitekturës iu bashkua ekipit të Orce Gjeorgjievskit, përvoja e tij e pasur, vizioni i qartë dhe integriteti profesional e bëjnë një mbështetje të fuqishme dhe një frymëzim të veçantë për të gjithë. “Profesorët dhe studiuesit me reputacion do të kenë gjithmonë dyert e hapura dhe vendin që e meritojnë në ndërtimin e një Shkupi modern, të avancuar dhe me perspektivë evropiane. Së bashku do ta rikthejmë dinjitetin e Shkupit – ta bëjmë qytet të ideve, të vlerave dhe të së ardhmes!” theksoi Gjeorgjievski

Lexo më Shumë

“Gjuha” e cila shërben për t’u kuptuar me njëri tjetrën, ka qenë sot caku që janë përplasur partitë shqiptare në vend. Nga partia opozitare shqiptare BDI, akuzojnë qeverinë e po shkel Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Sipas tyre,  mungesa e gjuhës shqipe në procesverbalet zyrtare është diskriminim institucional.  BDI “Fakti që, që nga data 10 qershor 2025, janë mbajtur 14 mbledhje të Qeverisë dhe asnjë prej procesverbaleve nuk është publikuar në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të institucionit qeveritar, përbën jo vetëm një shkelje të hapur të ligjit, por edhe një akt diskriminimi të qëllimshëm ndaj gjuhës dhe qytetarëve shqiptarë”.…

Lexo më Shumë