Familjarët e 4 viktimave të protestave të Nëntorit të vitit 1992 së bashku me autoritet shpalosën një pllakë memoriale te ura e “Bit Pazarit” në Çair. Të pranishëm kishte edhe persona që morën pjesë në atë protestë, por edhe familjarë të të mbijetuarve nga represioni policor ndaj protestuesve. Ngjarja tragjike e 6-7 Nëntorit 1992 ku qytetarë të pafajshëm u vranë, u plagosen dhe u torturuan në mënyrë ç’njerzore, përbëjnë një plagë të pashëruar për shoqërinë tonë. Ajo që ndodhi atë ditë mbetet një episod i rëndë dhe i debatueshëm në historinë tonë moderne për të cilën faktet arkivore dhe dëshmitë…
Author: Jeta almakos
MPB njofton se është arrestuar një person nga rajoni i Shkupit, i cili u gjet duke vënë zjarr pranë autostradës Shkup – Tetovë. “Sot (30.07.2025) rreth orës 08.00, në SPB Shkup ka marrë një njoftim se në autostradën Shkup – Tetovë, pas pikës pagesore Glumovë, një person po vinte zjarr. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur R.Z. (59) nga fshati Arnaqi, komuna Saraj, duke vënë zjarr në një deponi plehrash dhe bar të thatë pranë një stalle bagëtish”, njoftojnë nga MPB. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa personi është ndaluar dhe…
Në Gjykatën Penale në Shkup është zhvilluar seanca e parë mbi sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Në këtë seancë, i akuzuari Sulejman Lamallari u deklarua i pafajshëm për ngjarjet që ndodhën më 11 korrik në lagjen Serovë të Komunës së Çairit. Avokatja mbrojtëse e Lamallarit, Ivanka Jakimovska ka deklaruar se në po të njëjtën ditë klienti i sajë gjithashtu ka denoncuar në policinë e Bit Pazarit se është sulmuar fizikisht dhe ka denoncuar kryetaren Arsovska për dhunë. Mes tjerash, ajo propozoi një sërë provash, përfshirë konfirmimin nga stacioni policor për incidentin, dëshmitarë – mes tyre edhe…
Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë kanë obligim që më së voni deri më 15 shtator të vitit 2025, t’i zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja speciale, me ngjyrë, përcjell TV21. Nga Qeveria thonë se me vendimin e sotëm, rritet transparenca. “Qeveria, në seancën e saj të 97-të të mbajtur sot, mori vendim që të gjitha institucionet shtetërore të ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Ky vendim është një tjetër premtim i realizuar ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe…
Zv/Kryeministri Izet Mexhiti ka konfirmuar se ai do të jetë kandidati i VLENIT për kryetar në komunën e Çairit. I pyetur se a ka mosmarrëveshje në VLEN lidhur me këtë temë Mexhiti tha se nuk është e vërtetë, por theksoi se ka diskutime, për të cilat thotë se e gjitha bëhet me qëllim që para qytetarëve të dalin me kandidatët më të mirë për komunat. IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR “Sipas të gjitha gjasave unë do të jem kandidati në Çair, mirëpo flas për kandidaturat për gjitha komunat prej Struge deri në Likovë ku janë shumicë shqipëtare. Deri tash në VLEN përveç…
Me 71 vota “për”, asnjë “kundër” dhe pa asnjë “abstenim”, Kuvendi votoi PRO interpelancës ndaj Prokurorit Publik Ljupço Kocevski. Ai nuk ishte i pranishëm në seancë, por në përgjigjen e tij me shkrim që e kishte dorëzuar më herët në Kuvend, theksoi se interpelanca është e paligjshme, pasi si instrument nuk parashikohet në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe përbën ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Iniciativa u paraqit nga deputetët e partisë E Majta, të cilët argumentuan se Kocevski duhet të largohet nga funksioni për shkak të jofunksionalitetit dhe ndikimeve politike.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar iniciativën për veting brenda radhëve të BDI-së, duke vënë në dyshim legjitimitetin moral të kësaj partie për të folur mbi këtë temë. “Një parti e cila gjysmën e partisë e ka në lista të zeza dhe gjysmën tjetër me procedura penale me tiketa si pacienti e të tjera, mendoj se nuk kanë të drejtë morale të flasin për veting. Vetingu më i mirë i tyre do të jenë qytetarët. Qytetarët do ua bëjnë vetingun e fundit dhe ti përcjellim në histori”, tha Mexhiti. Ai theksoi se përgjegjësia finale për…
Qëndrimet nuk ndryshohen brenda natës, është shprehur kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse OBRM-PDUKM do ta mbështeste interpelancën e partisë “E Majta” ndaj prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski. Pa saktësuar se si do të votojë partia e tij, kryeministri tha se përgjigje për këtë pyetje do të jap nesër. “Publiku do ta shohë nesër, por ne si parti politike dhe unë si person, nuk i ndryshojmë qëndrimet tona brenda natës”, tha Hristijan Mickoski. Deputetët do të debatojnë nesër për interpelancën. E Majta përmes interpelancës kërkon shkarkimin e Kocevskit për siç thekson hetim selektiv për tragjedinë…
Zjarri që përfshiu malin në Komunën e Zhelinës tashmë ka arritur në afërsi të fshatit Cerovë. Banorët, zjarrfikësit, ekipet komunale të Zhelinës dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim qëndruan në terren deri në orët e mëngjesit për ta lokalizuar zjarrin dhe për të mos lejuar që ai të përhapet deri te vendbanimi i Cerovës. Komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit, Avni Ahmeti, tha se kjo njësi tashmë nëntë ditë me radhë është në kujdestari 24-orëshe në këtë zonë. Vetëm gjatë ditës së djeshme, sipas tij, janë kryer 20 intervenime në rajonin e Tetovës. Kryetrari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu thotë…
E kuptoj panikun tek qytetarët, por është armiku ynë dhe mund të shkaktojë vendime të këqija. U bëj thirrje qytetarëve të dëgjojnë autoritetet lokale ose kombëtare. Si shtet, ne kemi kontroll mbi të gjitha burimet, si lokale ashtu edhe kombëtare. Burimet nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme, por ne i përdorim ato në mënyrë optimale, aty ku është e nevojshme. Kriteri ynë numër një në përballjen me zjarret janë jetët njerëzore, dhe pastaj është prona e njerëzve, tha sot udhëheqësi i Shtabit të përgjithshëm për menaxhim me kriza dhe drejtor i DMSH-së, Stojançe Angelov. Ai në konferencë për shtyp…
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport në Kuvendin e RMV-së sot dha mbështetje për propozim-ligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, të paraqitur nga deputetët nga pushteti dhe e dërgoi për procedurë të mëtejshme parlamentare. Për këtë ligj u paraqitën 22 amendamente – 10 nga deputetët nga pushteti dhe 12 nga deputeti i Frontit Evropian Sali Murat. Në komision u pranuan 11 amendamente. Qëllimi i këtij ligji, siç theksohet në shpjegimin e propozuesve, është të sigurohet interesi më i mirë i nxënësve të regjistruar në Shkollën Teologjike – Shkup dhe Shkollën e Mesme Teologjike “Isa Beg” –…
Dukuri e izoluar e motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi do të ketë pasditen e sotme, gjatë natës dhe nesër paradite, kumton DPHM. Sipas parashikimit të DPHM-së, deri të enjten dhe veçanërisht atë ditë, do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me dukuri të reshjeve të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe kushte për bubullima do të ketë edhe në Shkup gjatë natës dhe nesër gjatë paradites. “Mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme…

