Author: Jeta almakos

Deputeti dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për heshtje të qëllimshme përballë valës së urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, njofton agjencia e lajmeve INA. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Haradinaj shkruan: “Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese: “Dhoma gazi për shqiptarë”. “Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur “Maqedoni e pastër (pa shqiptarë”. “Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”. Asnjë…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerant Ramadani, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kumanovë, ku gjatë një ngjarjeje sportive u dëgjuan thirrje me përmbajtje të rëndë urrejtjeje etnike kundër shqiptarëve. “Në vend që të ishte arenë sporti, Kumanova mbrëmë u shndërrua në skenë të urrejtjes së paprecedent, me thirrje si ‘Shqiptari i mirë është i vdekur’,” deklaroi Ramadani, duke theksuar se këto ndodhën në prani të Kryeministrit dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit. Sipas tij, heshtja e institucioneve nuk mund të konsiderohet thjesht pasivitet. “Është bashkëpërgjegjësi morale dhe politike,” u shpreh Ramadani. Ai kërkoi…

Lexo më Shumë

“Ngjarjet e turpshme të mbrëmshme në palestrën e Kumanovës, ku u përsëritën koret me gjuhë të urrejtjes, raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve, janë dëshmi e qartë e një klime të rrezikshme që po tolerohet nga autoritetet shtetërore. Thirrjet si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar…” dhe “Maqedoni e pastër…”, të bërtitura pa asnjë ndalesë përpara syve të kryeministrit Mickoski, kryetarit të Kumanovës Dimitrievski dhe ministrave të tjerë të qeverisë, tregojnë një heshtje të qëllimshme dhe një bashkëfajësi të rrezikshme ndaj gjuhës së urrejtjes. Si përfaqësues i Frontit Europian, dënoj me ashpërsi këtë akt të neveritshëm dhe kërkoj përgjegjësi të menjëhershme…

Lexo më Shumë

Një incident i rëndë me tone etnike ka ndodhur mbrëmë në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku në prani të krerëve të shtetit, përfshirë Kryeministrin Hristijan Mickoski, përfaqësues të koalicionit VLEN, ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zyrtarë të tjerë të lartë, tifozë maqedonas kanë shpërthyer në kore fyese kundër shqiptarëve. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar Arben Taravari, duke e dënuar ashpër atmosferën e urrejtjes që u krijua në një ngjarje sportive e që u tolerua nga vetë institucionet. “Neve, shqiptarëve, na është sharë nëna, familja, origjina, fisi dhe fara…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për integrim, Faton Ahmeti ka reaguar ashpër kundër thirjeve shoviniste në ndeshjen e hendbollit në Kumanovë në prezencë të Kryeministrit të shtetit dhe nivelit më të lartë qeveritarë. Ahmeti me këtë rast bën thirje institucioneve të ndëshkojnë menjëherë autorët dhe organizatorët e këtij rasti. “Thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët” gjatë ndeshjes në Kumanovë janë fyerje raciste, fashiste dhe të papranueshme në çdo shoqëri normale. Kërkojmë ndëshkim të menjëhershëm për organizatorët dhe autorët e këtij akti”- ka shkruar Ahmeti. Ja postimi plotë: Kumanova u mbush me erën e urrejtjes, jo me frymën e sportit! Thirrjet…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me thirrjet që ajo i konsideroi ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve në një ndeshje basketbolli mbrëmë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje, sipas saj, është e papranueshme dhe është një kujtesë se “rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë”. “Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme…

Lexo më Shumë

FR BDI: Reagim Publik! Me indinjatë dhe shqetësim të thellë kemi ndjekur zhvillimet gjatë ndeshjes sportive në Kumanovë ku fatkeqësisht, u dëgjuan thirrje të hapura antishqiptare, shoviniste dhe raciste si: “Shqiptari i mirë është ai i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, dhe “Maqedonia është vetëm e maqedonasve”. Këto akte janë të papranueshme dhe cenojnë jo vetëm dinjitetin e një populli, por edhe vetë frymën sportive, e cila duhet të jetë simbol i respektit, barazisë dhe bashkimit përtej dallimeve. Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në një shoqëri që pretendon të jetë pjesë e Evropës dhe e vlerave të saj themelore…

Lexo më Shumë

Naser Selmani Kur përfaqëseueset e Maqedonisë së Veriut hanë dajak në teren të vetë, nacionalistët maqedon, si dështak që janë, komplekset e tyre i shërojnë duke kërkuar vdekjen e shqiptarëve! Ju shqiptarëve ua hani atë që nuk thuhet! Vdekjen e shqiptarëve nuk e kërkuan vetëm disa kopila serb në Kumanovë të veshur me fanelën e tifozit, por vetë kryeministri Mickovski, ministri i brendshëm Toshkovski dhe kryetari Kumanovës Dimitrievski. Ata ishin spektatorë të ndeshjes së përfaqësueses së basketbollit kundër Rumanisë, dëgjuan thirrjet raciste kundër bashkëqyetarëve të tyre shqiptar dhe heshtin, nuk distancohen dhe nuk kërkojnë dënimin e këtyre egërsirave! Ne e…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët përmes një postimi ka reaguar ndaj thirjeve raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e mbërmshme të basketbollit në Shkup, shkruan Top24 Nuk filluan mbrëmë, por mbrëmë vazhduan, kulminuan, u forcuan, thirjet kundër shqiptarëve. “Dhomat e gazit” dhe “vdekje shqiptarëve”, janë vetëm vazhdimësi e “Makedonija povtorno tvoja”, degradimit të shqiptarëve, thirjeve për deshqiptarizimin e shtetit. Ata janë pasojë e “shqiptarëve të ndershëm” që u përzgjodhën dhe akomoduan në maj të vitit të kaluar e që sot relativizojnë dhe ironizojnë vetëm me deklarata boshe në Facebook. Motra e vëllezër, as ne nuk guxojmë t’i kalojmë këto ngjarje…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara mbrëmë në Kumanovë. “Një ndeshje basketbolli nuk është arenë për gladiatorë të urrejtjes, as podium për t’i bërë jehonë fantazmave të së shkuarës! Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan mbrëmë! Ajo që ndodhi në Kumanovë nuk është vetëm një moment turpi për sportin, por një goditje me grusht ndaj idesë më themelore të qytetarisë: që ne jemi të ndryshëm, por të barabartë. Ata që zgjedhin të këndojnë himnin e urrejtjes në vend të himnit të lojës, nuk janë tifozë, janë aktorë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar fuqishëm pas thirrjeve anti-shqiptare që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, duke dhënë mesazh të qartë për zgjedhjet lokale. Sipas tij kjo fushatë kundër shqiptarëve është e qëllimshme dhe sistematike. Ai gjithashtu ka potencuar që 19 tetori, do të jetë dita e popullit kundër vazalitetit. Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti: E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite. Tetori miq,…

Lexo më Shumë

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka biseduar me familjet e pengjeve izraelite në Gaza dhe u ka premtuar atyre se lufta do të ndalet së shpejti. Sipas një regjistrimi të bisedës që ka siguruar Reuters, Witkoff ka thënë se “po punohet aktivisht për një plan rindërtimi të Gazës, i cili do ta përfundojë në mënyrë efektive luftën.” Witkoff shtoi gjithashtu se “Hamas është i gatshëm të dorëzojë armët”, ndonëse kjo organizatë palestineze ka deklaruar në disa raste se nuk do të çarmatoset. Më saktësisht, Hamas ka thënë se do të heqë dorë nga armët vetëm nëse…

Lexo më Shumë