“Ngjarjet e turpshme të mbrëmshme në palestrën e Kumanovës, ku u përsëritën koret me gjuhë të urrejtjes, raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve, janë dëshmi e qartë e një klime të rrezikshme që po tolerohet nga autoritetet shtetërore.
Thirrjet si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar…” dhe “Maqedoni e pastër…”, të bërtitura pa asnjë ndalesë përpara syve të kryeministrit Mickoski, kryetarit të Kumanovës Dimitrievski dhe ministrave të tjerë të qeverisë, tregojnë një heshtje të qëllimshme dhe një bashkëfajësi të rrezikshme ndaj gjuhës së urrejtjes.
Si përfaqësues i Frontit Europian, dënoj me ashpërsi këtë akt të neveritshëm dhe kërkoj përgjegjësi të menjëhershme nga institucionet!
Njëkohësisht i bëjmë thirrje VLEN-it që të lëshojë qeverinë menjëherë, sepse bashkëqeverisja e tyre me këtë mentalitet të rrezikshëm është legjitimim i fyerjeve, nënçmimit dhe diskriminimit të shqiptarëve!” ka shkruar Blerim Bexheti
Data 23.10.2026
Aktuale
- Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive
- Shasivari shpërblen studentët më të suksesshëm: Dija është investimi më i sigurt për të ardhmen
- Abdixhiku vlerëson Hamzën: Një patriot i jashtëzakonshëm për vendin
- BE-ja dhe Vietnami bien dakord të thellojnë bashkëpunimin në tregti dhe mineralet kritike
- VIDEO/ Të dielën zgjedhjet, studentët kryesojnë ndaj Vuçiç. Mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
- Rikthimi i Ligjit për Specialen: A po rrezikon protesta të reja në Kosovë?
- Institucioni i Avokatit të Popullit në krizë financiare, Selami: Kemi probleme edhe me pagesën e qirasë
- Prishtina: Kryeqyteti me ajrin më të pastër në botë



