Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara mbrëmë në Kumanovë.
“Një ndeshje basketbolli nuk është arenë për gladiatorë të urrejtjes, as podium për t’i bërë jehonë fantazmave të së shkuarës! Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan mbrëmë!
Ajo që ndodhi në Kumanovë nuk është vetëm një moment turpi për sportin, por një goditje me grusht ndaj idesë më themelore të qytetarisë: që ne jemi të ndryshëm, por të barabartë.
Ata që zgjedhin të këndojnë himnin e urrejtjes në vend të himnit të lojës, nuk janë tifozë, janë aktorë të vegjël të një drame të madhe që e kemi kaluar bashkë dhe nuk kthehemi më aty!
Fyerjet raciste nuk janë “shprehje spontane të pakënaqësisë”, por tërbime primitive që kërkojnë vend në një kohë që nuk u përket. Maqedonia e Veriut nuk është as rezervat etnik, as kështjellë monokulture, por një mozaik në ndërtim, që nuk pranon bojë të zezë mbi ngjyrat e përbashkëta.
Le të jetë e qartë: kush mendon se me zhurmën e sharjeve do ta mbulojë zërin e bashkëjetesës, është i humbur në historinë e vet, jo në të ardhmen e këtij vendi!”, ka shkruar Kasami.
Data 16.11.2026
Aktuale
- “Mazhoranca dhe opozita nën presion”/ Muaj të tërë revolucion, BIRN: Protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale
- Reagimi i fortë i ambasadorit të Kosovës për këngën nacionaliste në Bruksel
- Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni
- “AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificiale në Britani për të parandaluar krimet
- Irena Beqiraj: Fjalimi i një socialisti pa emër në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste
- Dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë – Prokuroria nuk heq dorë, kërkon dënimin e këngëtarit
- Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve
- Qoku: BDI-ja po përpiqet ta mbajë Ali Ahmetin jashtë kritikave për aferën e Alta Bankës



