Reshje të dendura shiu dhe breshër të fuqishëm kanë përfshirë disa rajone të Kosovës gjatë pasdites së sotme, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Zonat më të prekura janë Brezovica, Gjilani, Ferizaj dhe disa fshatra të komunës së Gjakovës. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrugë dhe oborre të përmbytura, me nivele të larta të ujit dhe shtresa të dendura breshëri në shumë lokacione. Në Brezovicë, një nga qendrat turistike më të njohura në vend, rruga kryesore që çon drejt kompleksit turistik është bërë e pakalueshme për shkak të vërshimeve të ujërave të shiut. Gjilani është një…
Author: Jeta almakos
Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua në orën 16:14 në rajonin e Tetovës, 5 kilometra në jug-juglindje të Tetovës, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Sipas njoftimit nga kjo qendër, tërmeti kishte një hipoqendër, pra ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.
Qyteti i Shkupit sot është përfshirë nga moti i ligë. Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe bubullima, shi dhe breshër me madhësinë e lajthive goditi disa lagje në Shkup këtë pasdite, dhe sipas informacioneve fillestare, më të goditurat ishin pjesa e qendrës dhe pjesa perëndimore të qytetit, Karposh, Taftalixhe, Kozle. Në gjysmën e qytetit në orën 6 të mbrëmjes ishte errësirë sikur të ishte natë për shkak të reve të dendura të zeza. Nga Drejtoria Hidrometeorologjike thonë se paqëndrueshmëri e ngjashme është vërejtur në rajonin e Velesit, si dhe në rajonin e Shtipit. Deri më tani nuk…
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut mbështet vendimin e Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë për të hapur procedurat për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe ksenofobike që u regjistruan gjatë ndeshjes së basketbollit midis ekipeve kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të mbajtur më 2 gusht në Kumanovë, transmeton Portalb.mk. “Veprim të tilla provokojnë urrejtje dhe intolerancë bazuar në përkatësi etnike, siç përshkruhet në nenin 319 të Kodit Penal. Tribunat sportive vazhdojnë të jenë një hapësirë ku përhapen mesazhe ofenduese dhe diskriminuese, veçanërisht në baza etnike dhe kombëtare. Gjuha e tillë, veçanërisht kur manifestohet publikisht, ka…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pavarësisht kandidaturës së tij të shpallur për zgjedhjet lokale. Sipas tij, raste të tilla kanë qenë praktikë e zakonshme në të kaluarën dhe se nuk ka arsye të priten ndërprerje në punën e institucioneve. Ai theksoi se në të gjitha ministritë ka edhe zëvendësministra, kështu që pavarësisht zgjedhjeve, ministritë do të vazhdojnë të punojnë normalisht. “Ajo që funksionon aktualisht brenda Qeverisë është se çdo ministër ka edhe një zëvendësministër, kështu që ata nuk dhanë dorëheqje,…
Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni reagon dhe dënon ashpër thirrjet antishqiptare të shfaqura gjatë ndeshjes ndërkombëtare të basketbollit midis Maqedonisë dhe Rumanisë. Këto thirrje nuk përbëjnë një fenomen të ri, pasi ato janë përsëritur vazhdimisht që nga viti 1990. Sipas mendimit tonë, përsëritja e këtyre thirrjeve në ngjarje sportive, madje edhe në momente kur shqiptarët japin një kontribut të madh në arritjet sportive,për shembull në përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë , është një shprehje e qartë e racizmit dhe nacionalizmit të rrënjosur në një pjesë të shoqërisë maqedonase. Ky disponim antishqiptar është i trashëguar dhe i nxitur…
Përfaqësuesit politik të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar lidhur me brohoritje raciste dhe anti-shqiptare të tifozëve maqedonas gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë, ku prezent në sallë ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, bashkë me përfaqësuesit e kabinetit qeveritar. Kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP), Zylfikar Zejnula, deputeti i TDP-së nga Fronti Europian, Bejxhan Iljas, si dhe deputeti turk Salih Murat, përmes rrjeteve sociale kanë reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi ditë më parë në Kumanovë. Lidhur me thirrjet raciste anti-shqiptare, kryetari i TDP-së, Zylfikar Zejnula, ka shkruar se brohoritjet raciste dhe fyese ndaj vëllezërve shqiptarë gjatë ndeshjes…
Ngjarja e ndodhur më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, nuk ishte thjesht një incident sportiv, por një shfaqje tronditëse e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që të dëgjoheshin brohorima sportive dhe mesazhe bashkëjetese, tribuna u mbush me thirrje si: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”. Këto parulla, që rikujtojnë kapitujt më të errët të historisë evropiane, u dëgjuan në prani të krerëve më të lartë shtetërorë – përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Brendshëm Panço Toshkovski,…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) thekson se VMRO-DPMNE, që sot mban pushtetin dhe vazhdon të thellojë diskriminimin ndaj shqiptarëve – nga administrata deri te sporti, ku dëgjuam thirrje raciste të tipit “Shqiptari i mirë – shqiptari i vdekur”, pa asnjë reagim serioz institucional – ka shpërndarë një komunikatë plot shpifje dhe fyerje ndaj kryetarit tonë, Arben Taravari. “Арбен Таравари уште еднаш го покажа своето вистинско лице…”, shkruan VMRO-DPMNE, duke provuar ta paraqesë Taravarin si të “kapur” dhe të detyruar të flasë. Por e vërteta është krejt e kundërta: pikërisht sepse Taravari nuk është i kapur dhe nuk pranon të bëhet dekor,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dënuar ashpër thirrjet ksenofobike dhe anti-shqiptare që janë dëgjuar gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, të zhvilluar në Kumanovë. Mickoski theksoi se bëhet fjalë për një grup të vogël personash, të cilët, sipas tij, nuk kanë pasur përkrahje nga të pranishmit në sallë. Ai tha se gjatë kohës që ndodhej aty, nuk i kishte vërejtur këto thirrje, por megjithatë shprehu qëndrim të qartë kundër çdo forme të nacionalizmit dhe urrejtjes etnike. “Për të qenë i sinqertë, përderisa isha aty, as që i vura re këto brohoritje, sepse bëhej fjalë për…
Ambasada e Kosovës në Shkup ka përcjellë me shumë vëmendje zhvillimet lidhur me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë. Në një reagim zyrtar, Ambasada dënon me forcë këto thirrje që, sipas tyre, janë bërë shumë të shpeshta në stadiumet e vendit dhe kanë një ndikim shumë negativ. Në reagim vlerësohet pozitivisht qëndrimi i fuqishëm dhe i menjëhershëm i kreut institucional të Maqedonisë së Veriut, si dhe faktorit politik shqiptar në Qeveri, të cilët kanë dënuar me forcë këtë incident. Një element shumë premtues në këtë drejtim konsiderohet aktivizimi i prokurorisë për hetimin e rastit. Ambasadori…
Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore anti-shqiptare. Lidhur me këtë çështje pati shumë reagime. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se përgjegjësinë morale dhe politike për klimën anti-shqiptare e mban edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan Insajderi. “Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës,…

