Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni reagon dhe dënon ashpër thirrjet antishqiptare të shfaqura gjatë ndeshjes ndërkombëtare të basketbollit midis Maqedonisë dhe Rumanisë. Këto thirrje nuk përbëjnë një fenomen të ri, pasi ato janë përsëritur vazhdimisht që nga viti 1990.
Sipas mendimit tonë, përsëritja e këtyre thirrjeve në ngjarje sportive, madje edhe në momente kur shqiptarët japin një kontribut të madh në arritjet sportive,për shembull në përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë , është një shprehje e qartë e racizmit dhe nacionalizmit të rrënjosur në një pjesë të shoqërisë maqedonase. Ky disponim antishqiptar është i trashëguar dhe i nxitur prej kohësh nga qarqe fashiste serbe, komunistë dhe akademikë të strukturave të vjetra .
Akademia rithekson se këto ngjarje dhe kjo gjuhë e urrejtjes, në mënyrë indirekte, mbështeten nga shteti përmes mosndëshkueshmërisë. Praktika e deritanishme tregon se autorët shpesh paraqiten nga MPB me iniciale, si të mitur ose si të panjohur -një metodë e njohur që është përsëritur shumë herë.
Nacionalistëve maqedonas duam t’u kujtojmë një fakt të thjeshtë: gjatë komunizmit nuk kishte vend për kësi shfaqjesh publike, pasi shteti i përjashtonte nga puna, i burgoste dhe i diskriminonte Shqiptarët. Populli nuk kishte nevojë të shprehej në stadiume apo rrugë. Sot, kjo gjuhë urrejtjeje është vetëm një shprehje e frustrimit dhe dëshpërimit të atyre që kanë humbur mekanizmat e represionit shtetëror dhe nuk dinë si të përballen me realitetin demokratik.
Akademia Shqiptare apelon për qetësi, gjakftohtësi dhe përgjegjësi. Shoqëria e lirë dhe demokracia liberale kërkojnë respekt të ndërsjellë, mësimin e gjuhës së tjetrit dhe ndërtimin e një shteti ligjor. Shqiptarët e Maqedonisë sot përbëjnë një forcë progresive në Ballkanin Perëndimor, të njohur për vlerat e tyre, dhe nuk kanë nevojë të bien pre e provokimeve.
Gjuha e urrejtjes është armë e atyre që e kanë humbur rrugën dhe që, në thelb, urrejnë vetveten.
Data 30.04.2026
Aktuale
- EMRAT/ Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria Tiranë çon në gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT, mes tyre edhe zv. drejtoreshën
- KRSKRR apelon për kujdes në trafik gjatë fundjavës së zgjatur
- Gjykata Penale në Shkup dënon me kusht të akuzuarën për mashtrim me përfitimet e lehonisë
- Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
- Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
- Kryepolici Skënder Hita takim në Drejtorinë Vendore të Korçës, në fokus lufta kundër narkotikëve dhe krimi! Zbardhen porositë
- Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim
- Çitaku: Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, i ka shkruar…


