Zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini ka reaguar pas skandalit në Kumanovë, ku në një ndeshje basketbolli, janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare.
Zv/ministrja, shkruar se sporti nuk është arenë për urrejtje, por një urë që bashkon njerëzit, pa dallim etnie apo përkatësie.
“Si Zëvendësministre e Sportit, shpreh shqetësimin tim të thellë për thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë.
Këto veprime nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe janë në kundërshtim të plotë me vlerat që sporti përfaqëson – barazi, respekt dhe bashkëjetesë.
Raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.
Sporti nuk është arenë për urrejtje, por një urë që bashkon njerëzit, pa dallim etnie apo përkatësie”, ka shkruar Shahini.
Data 23.10.2026
Aktuale
- Rama nuk ndal kërcënimet ndaj protestuesve: Kush mori peng Tiranën, do të marrë një mësim të mirë!
- Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive
- Shasivari shpërblen studentët më të suksesshëm: Dija është investimi më i sigurt për të ardhmen
- Abdixhiku vlerëson Hamzën: Një patriot i jashtëzakonshëm për vendin
- BE-ja dhe Vietnami bien dakord të thellojnë bashkëpunimin në tregti dhe mineralet kritike
- VIDEO/ Të dielën zgjedhjet, studentët kryesojnë ndaj Vuçiç. Mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
- Rikthimi i Ligjit për Specialen: A po rrezikon protesta të reja në Kosovë?
- Institucioni i Avokatit të Popullit në krizë financiare, Selami: Kemi probleme edhe me pagesën e qirasë



