Perimetri ishte siguruar me polici, e merimnga u lëshua në aksion për të pastruar terrenin nga ku zv. Kryeministri i parë, Izet Mexhiti dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjeorgjievski promovuan projektin për zgjërimin e bulevardit “Cvetan Dimov”.
Zv. Kryeministri Mexhiti njoftoi se projekti është i gatshëm. Tha se zgjidhja e këtij problemi të kahmotshëm do të kushtojë afër 10 milionë euro, nga të cilët shtatë për realizimin e projektit dhe tre për shpronësim dhe dëmshpërblim të qytetarëve.
Ai thase, do të merren të gjitha masat për zgjërim real të bulevardit. Tha se do të prishen vetëm disa terasa por deklaroi se për këtë, edhe qytetarët edhe investitorët kanë qenë të njoftuar me kohë, megjithatë tha se pavarësisht kësaj, qytetarët do të dëmshpërblehen.
“Bulevardi do të ketë gjashtë korsi do të ketë gjelbërim në mes, trotoare dhe stazë për bicikleta. Poashtu dmth i ndriçuar tërësisht dhe kjo mendoj se do e normalizojë komunikacionin në Komunën e Çairit sepse do duhet të lidhet edhe me qarkoren e Shkupit, pra qytetarët do të kenë mundësi të kenë qasje në të gjitha anët”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 21.10.2026
Aktuale
- “Nuk e përfaqëson as muzikën, as rolin e opinionistes”, Labi për Leonora Jakupin
- “Sali, hapi rrugën rinisë”/ Aktivisti-Berishës: Studentët s’të duan as ty e as Ramën, jep dorëheqjen
- Parashikimi i motit gjatë dimrit, çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?
- Refuzimi i kujdesit mjekësor nga Jakup Krasniqi: Një bisedë prekëse me të bijën
- Lum Mërgimi çfarë nuse ka marrë, me djalë të vogël edhe po përgatit ushqim në shtëpi – qenka shumë e zonja në kuzhinë
- Venera Azizi: Ushtarët profesionistë, punësim në ushtri edhe pas moshës 45 vjeçare
- Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën
- Ademi: Korrupsioni po largon të rinjtë shqiptarë nga RMV-ja



