Arrestimi dy rusëve dhe një ukrainasi javën e shkuar në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, ka ngjallur interes dhe tek shërbimet inteligjente partnere me Shqipërinë. Nga një burim diplomatik Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se gjatë javës të ardhshme pritet të mbërrin në vendin tonë tre agjentë special, të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë. “Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” tha i njëjti…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje maqedonasve në Shqipëri që lirisht të deklarohen si maqedonas në regjistrim dhe të mos i nënshtrohen presioneve nëse ka. Deklarata vjen pasi komuniteti maqedonas akuzoi Bullgarinë për asimilimin e pakicës maqedonase përmes shitjes së pasaportave bullgare. Kovaçevski theksoi sot se maqedonasit në Shqipëri tashmë janë një komunitet i krijuar në vend, i cili ka partinë e vet, një deputet dhe një kryetar komune nga radhët e tyre, transmeton Meta.mk. ” Maqedonia e Veriut si shtet është gjithmonë e pranishme në mesin e minoritetit maqedonas. Në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, secili prej tyre do të…
Policia në qytetin bullgar Burgas ka ndaluar sot një shtetas të Maqedonisë, i dyshuar se me kamionin që drejtonte ka transportuar më shumë se njëqind emigrantë të paligjshëm nga Afganistani. Siç njofton BTA, zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Burgasit, Cvetelina Randeva, ka bërë të ditur se drejtuesi i kamionit është identifikuar si shtetas i Maqedonisë 60-vjeçare. Ai u ndalua së bashku me emigrantët mëngjesin e sotëm në Burgas rreth orës 06:45 me orën lokale (05:45 me orën e Maqedonisë). Sipas Randevës, emigrantët, të gjithë meshkuj, u ngarkuan në kamion në zonën e Debelt, nga ku u nis për…
Të paktën 96 turistë dyshohet se kanë pësuar helmim nga ushqimi pasi frekuentuan një restorant në Budva, shkruajnë mediat lokale të atjeshme. Ata janë kryesisht turistë nga Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë konsumatorë në të njëjtin restorant. Pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore me simptomat e helmimit, ata janë shtruar për ndihmë mjekësore në spitalet e Kotorrit, Tivarit dhe Cetinjes, transmeton portali malazez Dan. Në komunën e Budvës është konfirmuar se ka pasur helmim nga ushqimi dhe se konsumatorët e një restoranti janë paraqitur në institucionet mjekësore për shkak të problemeve me stomakun. Mes të helmuarve…
Foshnja shtatë muajshe nga Prilipi ndroi jetë si rrjedhoj e ngelizhencës së mjekëve, kështu akuzojnë për Klan M familjarët e foshnjës. Tv klan kërkoi prononcim nga katër spitalet që është trajtuar foshnja por deri më tani pa përgjigje konkrete. “Ja këtu po qesh…Për mua buzëqeshja e saj ka qenë gjëja më e bukur por shumë rrallë mund ta shihja përshkak të gjitha problemeve që i kishte. Kjo është në spitalin në Prilep kur ishim të shtrirë për infeksion urinar”. Kjo dhomë përkujton të gjitha momentet që i kanë kaluar bashkë Verica së bashkë me foshnjën e saj Nikolija e cila…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 68-vjeçarit banor i Haraçinës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1. si dhe vepër penale – Prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 27 gusht, me revolen e tipit “Crvena zastava” me kalibër 7.65 mm që e mbante pa autorizim në shtëpinë e tij, i dyshuari ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si kërcënim me konflikt deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se deri në tetor nuk do të ketë më targa “të pavlefshme në Kosovë”, Vuçiq tha se Kurti me këtë qëndrim do konflikt dhe vazhdim të problemeve, por porositi se Serbia do të luftojë dhe do të mbrojë anën ë popullit serb. Presidenti serb tha se Kosova e ka “marrëveshjen për lirinë e lëvizjes sa i përket targave, por kjo është diçka ndryshe”. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka arritur që në marrëveshje me Prishtinën të nxjerrë “më të mirën…
Pas deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski i mënjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së. Nga partia në pushtet thonë se Mickoski nuk ka njohuri për energjinë, flet të pavërteta sipas logjikës që dukshëm e ka zbatuar përcjell KlanM. Si drejtor i ELEM-it, Mickoski është ai që gjatë mandatit të tij në SHA EMV, rrymën e ka blerë me trefishin e çmimit, për 250 e/MWh, në kohën kur rryma shitej me 70 e/MWh. Pa asnjë krizë energjetike. Hristijan Mickoski do të mbahet mend si drejtori më i pasuksesshëm i SHA EMV, e më pas këshilltari i Gruevskit, në kohën e…
Zëvendëskryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska beson se kjo shumicë parlamentare ka forcë me të cilën do të gjejë zgjidhje për të bërë ndryshimet kushtetuese. Ajo në një intervistë për REL u shpreh optimiste se ndryshimet do të kalojnë. “Besoj se në këtë shumicë parlamentare, sepse çdo deputet përfaqëson qytetarët dhe votuesit e tyre të cilët tek ai shohin të ardhmen, shohin projekte, shohin tek ai një standard për këtë vend, ndaj mendoj se ka shumë forcë progresiste që duan të ecin përpara dhe prandaj jam optimist se ndryshimet kushtetuese mund të kalojnë.”- deklaroi Sanja Llukarevska – Zëvendëskryetare e LSDM-së. Por…
NUK PRES QË AUTORITET TË PRANOJNË PAAFTËSINË E TYRE Pavarsisht mohimeve të autriteteve të vendetit se bizneset nuk paguajnë energji më të lartë se kolegët e tyre në rajon, Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ngel në qendrimin se bizneset paguajnë fatura më të larta, ai nuk pret që autoritetet do të pranojnë sejanë të paaftë për të menaxhuar sektorin e energjisë elektrike. “Nuk pres që autoritetet të dalin dhe të pranojnë se po vjedhin nga qytetarët dhe se janë të paaftë, d.m.th se nuk dinë të menaxhojnë sistemin energjetik, por e vërteta është se biznesmenët maqedonas, sipas Eurostat-i, jo sipas VMRO-DPMNE-së, në gjysmën e dytë të…
Nga data 29 gusht e deri më 2 shtator 2022 në Universitetin e Tetovës do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj, për vitin akademik 2022/2023. Në të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit janë bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për regjistrimin e studentëve të rinj, të cilët do t’i regjistrojnë studimet e ciklit të parë në programe të ndryshme studimore që i ofrojnë fakultetet e Universitetit tonë. “Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që e kanë kryer maturën shtetërore ose maturën ndërkombëtare. Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e…
Kompanitë që tregtojnë me energji elektrike nga MEPSO kanë marrë fatura në vlerë pak më shumë se 63 milionë euro. Ky është çmimi që duhet paguar për konsumin e vitit të kaluar të energjisë elektrike që kompanitë tërhoqën nga rezervat e sistemit evropian. Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani, thotë për Alsat se kanë pagesa problematike në shumën prej 16 milionë eurosh, prej të cilave 9 milionë janë nga kompanitë që janë të përjashtuara nga tregu i energjisë elektrike dhe të cilave u është hequr licenca e punës. Por, rastet janë në procedurë gjyqësore dhe ai pret epilog në dobi të…

