Author: Jeta almakos

Pamje mbresëlënëse vijnë nga fshati Bojanë në rrethinën e Shkupit në prag të 28 Nëntorit. Pavarësia e Shteti Shqiptar në Bojanë do të festohet ndryshe. Qindra flamuj kuq e zi valëviten në qendrën e fshatit duke krijuar atmosferë të këndshme festive. Pamjet po shpërndahen me të madhe në rrjetet sociale. Kështu, fshati Bojanë duhet të meret si shembull për vendbanimet tjera shqiptare sepse nuk është vetëm 28 nëntori, por edhe në raste tjera si për festën e Bajramit por edhe ditëve tjera, Bojana së fundmi njiher për një organizim të mirë nga fshatarët për mirëmbajtjen e pastërtisë në rrugët e…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë. Ky lajm është konfirmuar për Kosovapress nga zëdhënësja e Gjykatës Supreme, e cila tha se tre infermieret janë lënë të lira pas kërkesës së bërë nga avokati i njërës prej tyre. Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje, ngjarje kjo që solli një reagim të madh jo vetëm në Kosovë por edhe Shqipëri e më gjerë. Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë…

Lexo më Shumë

 Me përgjegjësi pohoj se “Slloboda prevoz” që nga vendosja e sistemit dhe kurrë më parë nuk ka qenë ajo që ka shitur bileta për transport, raporton MIA. Për blerjen, shitjen dhe grumbullimin e biletave është ekskluzivisht përgjegjëse Ndërmarrja qarkulluese publike (NQP). Asnjë transportues privat nuk shet bileta në autobusët e tyre, theksoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski, duke përgënjeshtruar kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Paraprakisht Arsovska theksoi se nga viti 2017, transportuesit privatë kanë ngarkuar biletat dhe nuk i raportojnë paratë, por nga NQP-ja kanë faturuar 400 mijë euro çdo muaj dhe…

Lexo më Shumë

Sipas hulumtimit të fundit të agjencisë “Market Vision” për portalin MKD, shumica e qytetarëve të vendit nuk janë të kënaqur me politikën e jashtme në lidhje me zhvillimet në Ukrainë dhe në raport me Rusinë dhe nuk i miratojnë sanksionet e zbatuara nga Maqedonia kundër Federatës Ruse. Megjithatë, sipas disa analistëve, në një prononcim për “Lokal”, të dhëna të tilla janë befasuese dhe besojnë se të gjithë duhet ta dënojnë agresionin rus. Analisti Agim Jonuz thotë se “partitë gjithmonë do të krijojnë një fushë për njëra-tjetrën dhe anketat që bëjnë analiza dhe informacione për tregun janë gjithmonë në anën e…

Lexo më Shumë

Nesër shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare do të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës. me 28 Tettor këshilltarët unanimisht, 31 këshilltarët votuan pro këtij vendimi që shkritmari i madh të jetë “Qytetar Nderi” i Tetovës. .n e tij dhe rëndësinë që përfaqëson ai. “Ndër pikat e seancës së katërt që u miratua ishte edhe pika që shkrimtari i njohur shqiptar dhe ndërkombëtar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës”, është shprehur Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës me 28 tetor të këtij viti, përcjell TS. Ndryshe çdo kryetar i komunës së Tetovës ka shpallur “Qytetar Nderi” figura të…

Lexo më Shumë

Me datë 23.11.2022 në ora 20:15 në Stacionin Policor Qendër, G.M.(28) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:00 në sheshin Shën Klementi i Ohrit” në Shkup është sulmuar fizikisht nga dy persona, me çka njëri prej tyre ka përdorur mjet të fortë dhe i ka shkaktuar lëndime. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, dje pasdite në qeveri ka pasur takim me kryetaren e Shkupit Danela Arsovska dhe me kryetarin e komunës së Karposhit dhe kryetarin e GROM-it, Stevço Jakimovski. Për momentin nuk ka informacione se çfarë është biseduar në takim, dihet vetëm se takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë dhe një nga temat e mundshme ka qenë edhe koalicioni i mundshëm politik.

Lexo më Shumë

Sulmi ndaj klubit në Ohër është një akt absolutisht i papranueshëm, thotë presidenti bullgar Rumen Radev. Ai e konsideron atë një akt agresioni, të cilin, sipas tij, po e bën në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë dhe kundër bullgarëve me dekada, njofton korrespondenti i AIM-s nga Sofja. Radev thotë se udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shoqëria duhet të kuptojnë se rruga drejt BE-së kalon përmes njohjes dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, të trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare. Presidenti bullgar Rumen Radev thotë se ka pasur presion të madh ndaj Bullgarisë për të…

Lexo më Shumë

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri ka ngrënë fjalët e tij derisa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Megjithatë, nën masa të sigurisë dhe me ombrellë, kryeministri hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, do ta prezantojë buxhetin 2023. Ata kanë hedhur qershi edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për marrëveshjen për targat. Lidhur me rastin ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, bashkë me mbrojtjen…

Lexo më Shumë

E pas anulimit të seancës gjyqësore për rastin “Llaskarca”, ka reaguar edhe Aleanca për shqiptarët. Adnan Neziri nga kjo parti tha se i gjithë opinioni ishin dëshmitarë për një veprim tejet skandaloz të gjykatës. Sipas tij sot edhe një herë u lënduan familjarët e viktimave në tragjedinë e Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me arsyetimin më banal, se nuk është kryer superekspertiza. “Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo superekspertizë është shpikur pikërisht për këtë qëllim, për të shtyrë seancat dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë dhe gjitha parregullsive që lidhen me këtë rast. Përveç kësaj, dje u mbushën 1…

Lexo më Shumë

Shkëlzen Halimi Gjithnjë e më shumë ngjarjet e ndryshme kulturore, përvjetorët, konferencat shkencore, promovimet e kështu me radhë po organizohen e zhvillohen, siç themi ndër ne, sa për sy e faqe. Tashmë është e dukshme injoranca dhe amatorizmi i skajshëm në organizimin e këtyre ngjarjeve kulturore. Promovimet organizohen me minimum audiencë, konferencat shkencore janë shndërruar në monologë të pjesëmarrësve, kurse përvjetorët mbahen pothuaj dhunshëm, sa për ta kaluar radhën. Pikërisht këto të meta me të madhe po vijnë e do të vijnë në shprehje për shkak të inflacionit të madhe të analfabetëve funksional, të cilët fatkeqësisht janë shpërndarë gjithandej…

Lexo më Shumë

Një dramë e vërtetë familjare ka ndodhur mbrëmë në Veles. Një grua pasi ishte fjalosur me vjehrrën e kishte sulmuar atë fizikisht e më pas, zënka ka vazhduar edhe me djalin e saj të mitur dhe me bashkëshortin. Drama ka vazhduar edhe pas ardhjes së policisë, të cilët nuk e kanë pasur të lehtë ta qetësojnë zonjën e nevrikosur. Madje nga kjo e ka pësuar edhe njëri nga policët që kanë tentuar ta qetësojnë situatën, përcjell Klan Maqedoni. “Më 22 nëntor, në ora 19:35 në Veles, policët e SPB Veles e kanë privuar nga liria V.Z (40 vjeç) nga Velesi.…

Lexo më Shumë